• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Përse Vampirët....?

bella

Anëtar i Nderuar
Po e hap në këtë nën forum temën, duke u nisur nga fakti se vampirët janë legjenda, nuk egzistojnë vërtet....mendoj :p

Kjo pyetje vjen ngaqë jam një shikuese e mirë dhe i ndjek me pasion filmat me tematikë fantastiko-shkencor e qe kanë të bëjnë me paranormalen, me misteret mistike etj.
Në këto momente po shoh filmin Intervistë me Vampirin dhe Drakula :D

Pyetja është....kjo më poshtë.

Përse legjendat na tregojnë se vampirët janë të ndjeshëm nga kryqet e fesë kristiane e jo edhe nga simbolet e feve të tjera?
 
Brigadieri

tifoz i cmendur i INTERIT
po i bej nje tel dhe, dhe do te kthej pergjigje (joke), nuk te ndihmoj dot me nje mendim te timin ketu.
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Nuk kam pare kurre filma me vampira se i kam frike, megjithate mendoj se ata jane te ndjeshem ndaj fese se krishtere sepse sipas kesaj doktrine, Perendia i ka lejuar njerezit te hane cdo gje tek nje kafshe, por nuk lejon pirjen e gjakut...:)
 
bella

Anëtar i Nderuar
Une Bri i shoh shume keto filma...ne fakt kam pare filma shume shume qe e vogel , te temave te ndryshme....me duket sikur i kam pare te gjithe...Sa fillon nje film ne TV une menjehere them..uh e kam pare :D
Cudi eshte fakti se filmat horror jo te kategorive te dobta, dmth jo nga ata te shpifurit por filma me nje cilesi me te mire te themi :)......tani qe po rritem me fusin friken me shume sesa kur isha me e re LOL:...Pse ndodh thua :p

Brigadieri....Ne asnje film me vampire skam pare te kene telefon ose ta perdorin, keshtu qe nuk i merr dot ti pyesesh:p
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Po e hap në këtë nën forum temën, duke u nisur nga fakti se vampirët janë legjenda, nuk egzistojnë vërtet....mendoj :p

Kjo pyetje vjen ngaqë jam një shikuese e mirë dhe i ndjek me pasion filmat me tematikë fantastiko-shkencor e qe kanë të bëjnë me paranormalen, me misteret mistike etj.
Në këto momente po shoh filmin Intervistë me Vampirin dhe Drakula :D

Pyetja është....kjo më poshtë.

Përse legjendat na tregojnë se vampirët janë të ndjeshëm nga kryqet e fesë kristiane e jo edhe nga simbolet e feve të tjera?
Nese shikon autoret e filmave me vampire do te gjejsh edhe pergjigjen ne pyetjen tende. Une nuk kam pa asnje film ne teme te tille te prodhuar nga autor musliman. Fundja thuhet se vampiret ikin edhe nga hudhrat, mund te vriten me shufer druri apo argjend dhe gjera te tilla. Pra mendoj se vete autoret e filmave (duket se ka qene ndikim nga autoret e pare te ketij zhanri) kane perdorur simbolin nga feja a tyre...
 
bella

Anëtar i Nderuar
Do informohem me shume vete...por juve ju lutem vazhdoni te jepni mendimet tuaja..:D
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Do informohem me shume vete...por juve ju lutem vazhdoni te jepni mendimet tuaja..:D
Nuk te pelqeu mendimi im?? :byca:
 
METi

-=EdoLorEli=-
Une Bri i shoh shume keto filma...ne fakt kam pare filma shume shume qe e vogel , te temave te ndryshme....me duket sikur i kam pare te gjithe...Sa fillon nje film ne TV une menjehere them..uh e kam pare :D
Cudi eshte fakti se filmat horror jo te kategorive te dobta, dmth jo nga ata te shpifurit por filma me nje cilesi me te mire te themi :)......tani qe po rritem me fusin friken me shume sesa kur isha me e re LOL:...Pse ndodh thua :p

Brigadieri....Ne asnje film me vampire skam pare te kene telefon ose ta perdorin, keshtu qe nuk i merr dot ti pyesesh:p
Edhe unë i kam parë shumë nga këta filma, madje nga zhanret më të preferuara të filmit tek unë mbeten Horrori dhe Komedia :). Atëherë si armë kryesore për vrasjen e tyre në shumë filma që kam parë unë vriten me plumba argjendi madje është edhe një film horror me emrin "Silver Bullet" i vitit 1985.

Thua pse përdorin kryqin si mjet për vrasjet e tyre: ndoshta ngaqë konsiderohen si armiq të Zotit apo edhe pse vetë regjisorët e këtyre filmave janë katolik!.

shiHanny!!

psiko pa shpres sherimi
interesont kjo pytje..besoj qe ata qe i kan kriju kta filma (ose kto legjenda) jon (ose jon kon) katolik (me besim ose thjesht veq me tradit familjare)...
 
bella

Anëtar i Nderuar
Edhe unë i kam parë shumë nga këta filma, madje nga zhanret më të preferuara të filmit tek unë mbeten Horrori dhe Komedia :). Atëherë si armë kryesore për vrasjen e tyre në shumë filma që kam parë unë vriten me plumba argjendi madje është edhe një film horror me emrin "Silver Bullet" i vitit 1985.

Thua pse përdorin kryqin si mjet për vrasjet e tyre: ndoshta ngaqë konsiderohen si armiq të Zotit apo edhe pse vetë regjisorët e këtyre filmave janë katolik!.

Vampiret nuk vriten me plumba argjendi, eshte njeriu-ujk ai qe mund te vritet me plumb argjendi....Vampiret i tremben dhe zmbrampsen nga kryqi nuk vdesin, vetem sa frikesohen.

Filmi "Silver Bullet" i vitit 1985, qe ti ke replikuar MeTi eshte nje film ku personazhi trasformohet ne Ujk, pra nuk eshte vampir :)
Eshte nje film i bazuar ne nje liber te shkrimtarit me te madh te librave horror Stephen King.....Filmat e tij te lene me frymarrje pezull :dong::boss:
 
Ndër mënyrat është edhe ajo, nejse nuk bëra dallim njeri ujk, vampir thuajse të njejtë. Pastaj mbyten me hunj druri, me shufra argjendi, me rreze UV etj etj etj.
 
bella

Anëtar i Nderuar
Ndër mënyrat është edhe ajo, nejse nuk bëra dallim njeri ujk, vampir thuajse të njejtë. Pastaj mbyten me hunj druri, me shufra argjendi, me rreze UV etj etj etj.
Nuk te kundershtova, por te tregova nje dallim...Mos e merr per keq.
Nuk eshte e njejta gje.....Ujku eshte njeri , vetem kur hena eshte e plote nje here ne 28 e dite nese e mbaj mire ai kthehet ne Ujk....Ndersa Vampiret jane te vdekur, nuk jane me njerez.
Per sqarim ky jo per kundershtim :D
 
op op nuk e mora për të keq, pasi është tema për filma horror, i ke parë dy pjesët apo njërin nga filmat Jeepers Creepers?
 
bella

Anëtar i Nderuar
op op nuk e mora për të keq, pasi është tema për filma horror, i ke parë dy pjesët apo njërin nga filmat Jeepers Creepers?
Po i kam pare te dy pjeset.
Eshte nje monster qe ushqehet me njerez.....Vampiri i mirfillte eshte nje monster qe ushqehet me gjakun e njerzve jo me mishin e tyre....Por ne filma shpesh here ndethuret dhe ftillohet ne shume menyra miti i vampireve.
 
Ne universitet kam ber lenden e Mitologjise. Patjeter qe eshte folur per vampiret dhe thuhej se kryqi bashke me hudhren i mbante ata larg. Ne Mitologji kryqi shkakton djegie tek ata. Ne fakt kryqi sipas mitologjise eshte perdorur ne vendet e krishtera. Ndoshta per kete arsye perdorej kryqi.
Personalisht e gjykoj keshtu. Meqe vampiri ne nje menyre apo ne nje tjeter ka qen nje krijese qe hyn disi ne rangun e demoneve kryqi eshte ai qe largon, dhe prania e Zotit ben efektin mbrojtes (mendoj).
Nuk e di nese e ke par filmin "exorcisti" e njejta gje ishte dhe aty, pervec sperkatjes se trupit me ujin e bekuar dhe kryqi bente te mundur nxjerrjen e djallin nga trupi i Linda Blair (personazhi qe ishte pushtuar nga djalli).

Shpresoj te kem ndihmuar sadopo pak! :)
 
baby-angel

Thpilt
Po e hap në këtë nën forum temën, duke u nisur nga fakti se vampirët janë legjenda, nuk egzistojnë vërtet....mendoj :p

Kjo pyetje vjen ngaqë jam një shikuese e mirë dhe i ndjek me pasion filmat me tematikë fantastiko-shkencor e qe kanë të bëjnë me paranormalen, me misteret mistike etj.
Në këto momente po shoh filmin Intervistë me Vampirin dhe Drakula :D

Pyetja është....kjo më poshtë.

Përse legjendat na tregojnë se vampirët janë të ndjeshëm nga kryqet e fesë kristiane e jo edhe nga simbolet e feve të tjera?
Une kaa degjuar qe ekzistojne disa lakuriqe nate vampire (dmth qe pijne gjakun e kafsheve ose dhe te njeriut) vampire te tjere sma merr mendja te ekzistojne. :D
Sa per pyetjen sdi cte them... ndoshta jane arsyet qe jane thene me siper. :)
 
orakulli

Anëtar i Respektuar
Kryqi ne baze te filozofise se gjuhes shqipe ka urdherin ethene me fjale te tjera"Shendrohu","futu nen toke","vdis".Kryqi si simbol nuk asht zberthyer ndonjere vertetsisht deri me sot.Vetem gjuha shqipe e zbulon ate.Si sibol gjuhesor ai esht i barabartame simbolin "mesi" ose ""mesia",me ane te cilit simbolizohet "mose","krishti","muhamet".Emrat e tyre sipas gjuhes shqipe simbolizojne perthyerje periudhash historike,ndryshim rrenjesor i tyre.
Simboli i pikes qender,ku te kater anet e horizontit,jeta njerezore,ekzistenca natyrore e pershkrojne ate per te shendruar ne nje kuptim te ri,ne nje ndryshim te ri cilesor. Kryqi esh thjesht shenja e tranformimit.
 
bella

Anëtar i Nderuar
Ne universitet kam ber lenden e Mitologjise. Patjeter qe eshte folur per vampiret dhe thuhej se kryqi bashke me hudhren i mbante ata larg. Ne Mitologji kryqi shkakton djegie tek ata. Ne fakt kryqi sipas mitologjise eshte perdorur ne vendet e krishtera. Ndoshta per kete arsye perdorej kryqi.
Personalisht e gjykoj keshtu. Meqe vampiri ne nje menyre apo ne nje tjeter ka qen nje krijese qe hyn disi ne rangun e demoneve kryqi eshte ai qe largon, dhe prania e Zotit ben efektin mbrojtes (mendoj).
Nuk e di nese e ke par filmin "exorcisti" e njejta gje ishte dhe aty, pervec sperkatjes se trupit me ujin e bekuar dhe kryqi bente te mundur nxjerrjen e djallin nga trupi i Linda Blair (personazhi qe ishte pushtuar nga djalli).

Shpresoj te kem ndihmuar sadopo pak! :)
Po capkenia, ke kapur nje kendveshtrim shume te drejte. Ate te Zotit.
Pra duke qene se Vampiret jane krijesa te demonit (djallit) atehere kryqi qe eshte simboli i Zotit ben te mundur edhe sprapsjen, djegien e tyre.
Po edhe filim Egzorcisti e kam pare. :)

Mendoj se, miti i vampireve ka lindur kur ajo pjese e Evropes ka qene kristiane.

Nese e keni pare filmin Drakula, dhe mitin e Drakules nga i cili kane prejardhjen te gjithe mitet dhe personazhet e vampireve, do kujtoni se Konti Vlas i quajtur Drakul, ishte ne sherbim te kishes per te mbrojtur territoret e tyre kunder Turqve....me pas ai mohoet nga kisha per mizorine e tij ne lufte dhe i vrasin bashkshorten. Keshtu lind edhe hakmarrja e tij kunder kishes. Ai ju betua Djallit duke hedhur poshte kishen dhe duke pire gjakun qe rridhte nga Kryqi te cilin ai vete e kishte shpuar tej pertej me shpate.U betua djallit dhe shiti shpirtin e tij djallit.
Keshtu tregon legjenda.
 
orakulli

Anëtar i Respektuar
Nese kapemi pas mijerave minifantazive prodhuese njerezore mund ta krahasojme kryqin me zotin,me kunderzotin ete tjera.Ky konti rumun i cili kishte nje keshtjelle ne te cilen sic thone edhe sot fantazmat e te vrareve ne menyre barbare nga ky kont vampir,qarkullojne e shetisn lirmshem sikur te ishin per shetitje ne Bulevardin deshmorit e Kombit.
Komercializimi i ideve sot ash bere mode,ku ne to synohet kersheriteti njerezor.Dhe pergjithesisht synohet jo e ndodhshmja,e pazakonta.Njerezit,te cilit dihet qe nuk pine gjak,pamvaresisht se ndonjehere e marin ate nepermjet shiringave kan deshir te njihen fantazisht me njerezi jo si ata..pra me Vampiret..Dhe filmi shitet ne miliona dollare.Ku qendron mesazhii tyre..Cfare ata duhet te ndryshojne te njerezit..cfare qellim kane?Thjesht synojne dobesite tona per ta na zbrazur xhepat..Ndonjehere ata prodhojne dhe mostra njerez te cilet i kopjojne personazhet.Akoma sot njerezit nuk e kuptojne qe njeriu ka nje aftesi asorbuese dhe vepruese ne kopje me ato qe sheh.
 
agrodolce

Anëtar i Respektuar
Ne fakt , dicka te till e kam ven re dhe un , kur me qellon te shikoj ndonje film te till edhe pse sjam dhe aq i dhen pas ketyre filmave , sme terheqin dhe aq ..
 
Angel_Devil

Themelues i Forumit
Kam pare nje dokumentar ku shpjegon se eksistojne vampirat por eshte nje semundje dhe bla bla bla sme kujtohet per pyetjen tende mendoj se nga shrimet ose nga legjendat metropolitane edo jete shenuar kryqi si mjet per largimin e vampireve ndoshta ne marok kur bejne filma me vampira perdorin henen me yll
 
braziljania

Anëtar i Nderuar
sepse keto filma krijohen nga vende te krishtera,dhe normal qe ata si simbol kane kryqin,per rrjedhoje tregojne se vampiret vetem atij kryqi i druhen,jane te ndjeshem+ drites se diellit,me sa kam pare neper filma!
 
Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Hudhra eshte mbrojta me e mire te ben mire dhe ty per zeren dhe vampiret se durojne dot eren qe te vjen nga goja LOL LOL LOL

PS : Me te mire jan njerzit ujq :D
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Thuani ju se vampiret erdhen se bashku me krishterimin :ciaoo::ciaoo:halle gjylsymja me tha se e kishte ndjekur nje dite nje vampire me carcafe te bardhe :dance: munde ta perdorni si mjet mbrojtes :gjujpeshk: per sukses nuk garantoj :lexim:
 
Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Sepse besimet fetare disa halucinacione njerezore i kane perdorur per arme terrori kundra njerezve, qe me pas te jepnin vetes atributin e shpetimtarit.

Eshte e thjeshte, shpik nje semundje inekzistente dhe ruan rolin e shpetimtarit. ne ate kohe, funksiononte mrekulli, por s'mund te themi qe edhe sot nuk ka njerez kaq te prapambetur.
 
Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Boh s'ja kisha bere vetes kete pyetje,e te them te drejten dhe nuk e kisha vene re nje gje te tille neper filma.Kam vene re qe ato nuk pelqejne driten,e i rrethonin me kristale...
 
DEVIL HAND

Anëtar Aktiv
Nuk ka Vampira si ato qe shikoni neper filma, por ka Real Vampire te cilet i kena perdit rreth e rrotull, ato kan nevoj per gjak, nuk mund te ekspozohen shum ne diell, por egzistojn ;) !
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përse Vampirët....?

A ekzistojnë vërtet vampirët? Legjendat dhe të vërtetat që rrethojnë krijesat që ushqehen me gjak

Konti Drakula, vampiri më i famshëm që ka jetuar në histori

Legjenda e vampirëve ka qenë gjithnjë me ne, që prej hijeve të piramidave të Egjiptit të lashtë e deri tek dritat e qiellgërvishtësve të Nju Jorkut. اdo kulturë ka përcaktimin e saj për krijesat e natës. Fjala me të cilën jemi më të njohur vjen nga sllavishtja “vam”, që do të thotë gjak dhe Tpir (monstër). Paraqitja fizike tradicionale e vampirëve sipas folklorit evropian është groteske, një krijese e frikshme me dhëmbë të helmatisur dhe kthetra. Përshkrimi kinematografik i vampirëve në filmin “Nosferatu” të vitit 1922 i prezanton shikuesit me një përshkrim të saktë të vampirit tradicional. Në këtë film, i cili ishte versioni i paautorizuar i Drakules së Murnau-t, shohim aktorin Max Schreck si një gjakpirës me sy të zinj, i cili përvidhet hijeve me veshët e mprehtë si të djallit dhe dhëmbët helmues. Pasi novela e Bram Stoker “Dracula” u bë një shfaqje popullore në vitin 1931 dhe filmi po me të njëjtin titull në vitin 1931 korri majat e suksesit me personazhin kryesor që ishte një vampir aristokrat dhe i sofistikuar atëherë për vampirët u krijua një imazh popullor se ata ishin ata të panjohurit tërheqës që kafshojnë në premtim të jetës së pasosur.
Komuniteti i vampirëve
Merticus është administratori i “Zërave për Komunitetin e Vampirëve”, një komunitet njerëzish që përdorin fjalën vampir për të përshkruar veten. “Kur një anëtar serioz i komunitetit të vampirëve e përshkruan veten si vampir ata nuk duan të thonë se mendojnë se janë personazhe me aftësi mbinatyrore apo se shpresojnë që ju të besoni se janë qindra vjeçarë dhe jetojnë në një kështjellë”, thotë Merticus. Faktori unifikues i këtij grupi është se komuniteti beson se ata janë vampirë, një qëndrim që mbështetet nga fakti se, siç shprehet Merticus “nuk ka përcaktim funksional të një vampiri të vërtetë”. “Kjo ndodh sepse askush s’e di se cili është shkaku i këtij fenomeni dhe komuniteti sillet rreth një seti perceptimesh dhe simptomash të përbashkëta e jo në bazë të një principi ekzistues. Prandaj, ne mund të përshkruajmë disa eksperienca që kanë të bëjnë me të qenit vampir, por këto s’duhet të përdoren si listë e plotë e përcaktimit të vampirëve. Nuk ka kushte të nevojshme dhe të mjaftueshme që duhen plotësuar për të qenë vampir. Vampirët që ushqehen me gjak duhet të konsumojnë sasi të vogla gjaku nga donatorët. Pjesa më e madhe e atyre që konsumojnë gjak raportojnë se marrin një sasi shumë të vogël një herë në javë. Ushqyerja është një nevojë shëndetësore, vampirët kanë raportuar simptoma negative shëndetësore, kur janë përpjekur të injorojnë ushqyerjen me gjak”, shprehet Merticus.
Konti Drakula
Konti Vlad Drakula ka ngelur një nga personazhet, i cili nuk do të harrohet kurrë nga historia e njerëzimit. Mbi të gjitha, ai do të kujtohet i veshur me simbolin kryesor të së keqes që herë-herë është krahasuar me vetë djallin, i cili kishte marrë formë njerëzore. Drakula ishte një prej luftëtarëve më guximtarë në luftimet që kryheshin kundër Perandorisë Osmane. Ai ndiqte taktika të ndryshme për tmerrimin e kundërshtarit. Taktika e tij më e njohur psikologjike ishte ngulja në hell e kundërshtarëve të kapur rob, duke ndërtuar kështu një pyll të tërë me trupa njerëzish. Nguleshin hunjtë e mëdhenj në tokë dhe mbi ta nguleshin kundërshtarët e kapur robër, që rrinin pezull në ajër deri sa vdisnin ashtu, të ngulur mbi ata hunj të mprehur mirë. Kokat ishin sheshit, gjithandej dhe këto ishin skenat me të cilat përballeshin nëpër fusha osmanët. Tmerri kalonte çdo kufi dhe shumë shpejt Drakula konsiderohej nga osmanët si vetë djalli. Arritën deri aty sa të besonin se nuk ishte njeri. Një pamje në të cilën mund të vërehet qartë profili i këtij luftëtari të tmerrshëm, është edhe një gravurë në të cilën tregohet Vlad Drakula duke ngrënë mëngjes. Ai tregohet i ulur në një tavolinë në mes të një fushe, i rrethuar nga qindra trupa të ngulur në hell. Shijimi i kësaj atmosfere, ndërsa ha mëngjesin e tij, tregon sesa i pangopur ishte ai me vuajtjen e kundërshtarit. Tmerri dhe reputacioni i këtij njeriu u bë legjendë aq sa dhe sot besohet se ai ishte përfaqësues i djallit ose djalli vetë. Konti Vlad Ţepes, vendbanimi i të cilit ishte vendosur në Sighisoara, Rumani, nuk ishte as vampir e as ndonjë krijesë tjetër mbinatyrore. Ky pseudonim i keq i erdhi kontit nga nofka e tij. Megjithatë, tregimet mizore për të kanë shumë gjasa për të qenë të vërteta. Dhe Tepes ishte një pseudonim gjithashtu dhe jo mbiemri i tij, pasi Vlad kënaqej kur ndëshkonte mbi hunj popullin (tep do të thotë "shtizë" në rumanisht). Thuhet madje se njëherë ai iu gozhdoi kapelet në koka ambasadorëve të Francës, sepse ata refuzuan t’i hiqnin ato para tij. Pas kësaj, ai preu kokën e shërbëtorit të tij për ta vendosur atë po mbi hu, pasi ai ishte një djalë i dobët, i cili nuk mundi të duronte dot erën e kufomave. Një tjetër histori që tregohet për të tmerrshmin kont është se një herë ai mblodhi të gjithë lypsët e zonës së tij për një gosti dhe pas saj, ai i dogji ata të gjithë. Batakçinjtë nga ana tjetër besonin se ai vrau dy zogj me një gur, çliroi vendin nga lypësit dhe i shpëtoi ata nga vuajtjet. Po ashtu, tregohet se Drakula urdhëroi t’i priteshin duart bashkëshortes së një fshatari dhe pastaj koka e saj të vendosej sipas zakonit të tij mbi një hu, sepse ajo u takua me burrin e saj e veshur me rrobat e grisura. Kjo pastaj u përdor si një argument frikësues për fshataret e tjera që ato të arnonin rrobat e tyre gjithmonë.
Një nga krimet më të përgjakshme të Drakulës ka qenë kur ai urdhëroi që të shpoheshin dhjetë mijë njerëz në të njëjtën kohë në një qyteti të vogël që ishte vonuar në pagimin e taksave tek ai, taksë që ishte rreth dy monedha argjendi. Pas këtij akti makabër, Drakula duke qeshur iu tha pakicës së mbijetuar: "Kjo do të bëjë të tjerët të paguajnë gjithmonë në datën fikse atë çka më detyrohen". Po me urdhër të tij, një herë tjetër shumë njerëzit u dogjën në shtëpitë e tyre dhe kufomat iu hodhën si ushqim gaforreve në një pellg të zonës.Pastaj ai mblodhi gaforret dhe ua dhuroi familjeve të atyre që guxuan të shkelin mbi fuqinë e tij. Gjatë mbrëmjeve që ai organizonte i pëlqente të shtronte në një sallë tjetër kufomat e armiqve të tij me fyt të prerë dhe të hapur dhe në duart e tyre vendoste gotat e mbushura me verë. Mbi një mal në Brasov të quajtur kalaja e zezë është një kështjellë të cilën pronari ia dha Drakulës dhuratë për ditëlindje. Drakula pasi nuk i pëlqeu diçka e vogël te kështjella, urdhëroi ta vrisnin vasalin brenda ditës.Por duhej të kalonin disa qindra vjet kur ekspertët mjekësorë nxorën përfundimin se Drakula ka pas vuajtur nga skizofrenia e vazhdueshme dhe e ngadaltë dhe si nga një tjetër sëmundje e rrallë, që quhet porphyria. Simptomat e kësaj sëmundjeje janë fobia nga rrezet e diellit (ultraviolet mund të shkaktojnë tumoret kanceroze) qime të gjata që duken si veshje trupi, mprehje e dhëmbëve etj. Por më kryesore për këtë sëmundje është nevoja konstante e pirjes së gjakut. Kjo shpjegon edhe legjendat e vampirizmit.Mendohet se gjatë sundimit të tij (1456-1462), "Vlad gjakpirësi" është thënë se ka vrarë nga 40.000 në 100.000 civilë evropianë (rivalët politikë, kriminelët dhe cilindo tjetër të cilin ai e konsideronte "të padobishme për të njerëzimit"), kryesisht duke përdorur metodën e tij e preferuar e të nguljes së kokave mbi heshta në shtylla të mprehta. Burimet kryesore që kanë të bëjnë me këto ngjarje janë të dhënat nga Transilvani fqinj, i cili kishte përleshje të shpeshta me Vlad III. E megjithatë Vladi III respektohet si një hero i popullit nga rumunët për mundjen e pushtuesve turq. Viktimat e tij thuhet se janë më shumë të 100.000 myslimanëve osmanë.
Historikisht, emrin "Drakul" është nxjerrë nga një urdhër sekret vëllazërore e kalorësve të quajtur Urdhri i Dragoit, i themeluar nga Sigismundi i Luksemburgut (mbretit të Hungarisë, Kroacisë dhe Bohemis dhe Perandori i Shenjtë Romak) që të mbrojë krishterimin dhe mbrojtjen kundër Perandorisë Osmane.
Ka spekulime gjithashtu për faktin se Drakula ushqente një urrejtje të madhe për gratë, dhe si pasojë e kësaj, krimet e tij ishin të shumta kundër tyre. Ai bëhej edhe më mizor me gratë e pabesa, vajzat që nuk e ruanin virgjërinë e tyre dhe të vejat pasionante, me sa duket duke u përpjekur për të imponuar një moral puritan në mes subjekteve të tij.
Por paçka krimeve të tij mizore, kohët e fundit disa zyrtarë rumunë hodhën idenë e ndërtimit të një parku të madh horror në territorin e Sighisoara. Në park do të paraqiten atributet e inkuizicionit dhe nga periudhat të tjera të përgjakshme në historinë njerëzore si kafka, gijotina, karrige elektrike dhe pajisje të ndryshme të torturës.Por janë disa organizata të ndryshme sociale dhe ekologjike, duke përfshirë edhe UNESCO-n, të cilat janë kundër këtij ndërtimi. Ata besojnë se parku do të jetë i dëmshëm për mjedisin dhe do të prishë atmosferën historike të vendit.
Vampiri i Sakramentos
Që prej lindjes së tij më 23 maj 1950 dukej se Richard Trenton Chase nga Sakramento, Kaliforni kishte lindur nën një yll fatkeq. Kur ishte fëmijë ai lagte shtratin natën, ndizte zjarre dhe vriste kafshë të vogla. Kur nisi shkollën e mesme, Chase filloi të mendonte se një sindikatë krimi naziste e kishte vënë në shënjestër dhe po paguante nënë e tij që ta helmonte me një lëndë kimike që po ia kthente gjaku nnë pluhur. Që të mbante zemrën e tij në funksion, Chase filloi të vriste dhe t’u nxirrte zorrët kafshe të vogla, duke i përzier organet e tyre me coca-cola në një përzierës dhe më pas pinte përbërjen. Në vitin 1975, pasi kishte injektuar gjak lepuri në venat e tij dhe pësoi helmim gjaku Chase u shtrua në një institut psikiatrik. Edhe atje ai e gjeti mënyrën për të vazhduar fiksimin e tij duke kapur zogj që uleshin në dritare dhe duke i ngrënë. Në vitin 1976 Chase iu dorëzua së ëmës bashkë me ilaçet. Në mes të vitit 1977 ai u gjet duke u endur në zonën e lumit Tahoe me një kovë të mbushur me gjak, por që nuk ishte gjak njeriu. Ai vrau njeriun e parë më 29 dhejtor 1977 dhe një muaj më vonë ai vrau 22-vjeçaren, Teresa ثallin. Ai tërhoqi trupin e saj në dhomën e gjumit dhe i nxori gjakun duke lyer gjithë fytyrën e trupin e tij. Dy ditë më vonë Chase bleu dy këlyshë nga një fqinj e më pas i vrau dhe u piu gjakun. Më 27 janar të atij viti, Chase vrau katër persona, të cilëve u nxori organet dhe u piu gjakun, por u arrestua shumë shpejt nga policia pasi kishte lënë gjurmë gjithandej.
Fëmija i djallit
Kur ishte 13 vjeç, Sean Seller i quante veten “Fëmija i djallit” bëri një pakt me djallin dhe e vulosi duke pirë gjakun e tij. Që prej asaj kohe ai mbante një kavanoz me gjakun e tij në frigorifer të fshehur pas vezëve. Më vonë ai u tha autoriteteve se pinte shumë gjak, njësoj si një vampir. Adoloshenti Sean filloi të kryente rituale të përnatshme në shtëpinë e tij, ku ftonte demonët që të zotëronin trupin e tij. Shumë shpejt, demonët e quajtën atë “Ezurate” dhe i thanë se fuqitë e tij mund të rriteshin nëse ai vriste dikë. Më 8 shtator 1985 pas mesnatës, Sean vrau viktimën e tij të parë, një punëtor nate nga Oklahoma, të quajtur Robert Bower. Vetëm disa minuta para mesnatës së 14 marsit 1986, Sean u zhvesh në të brendshmet e tij të zeza dhe kreu një ritual demoniak, teksa prindërit e tij flinin në dhomën tjetër. Më pas, u tha ai policëve, temperatura ra me dhjetë gradë. Gishta të mprehtë iu ngulën në mish dhe ai u rretha nga demonët që fluturonin rreth e përqark tij. Në minutat e ardhshme Sean hyri në dhomën e prindërve dhe i qëlloi në kokë. Ai insistonte se i kishte dashur vërtet prindërit e tij, por kishte qeshur teksa gjaku u rridhte nga plagët. Më 2 tetor 1986, Sean Sellers u dënua me vrasje të shkallës së parë. Në moshën 15-vjeçare ai u bë i dënuari më i ri në moshë që u dënua me vdekje.TO
 
  • Like
Reactions: E3

Yellow Redhead

angels walk among us

sa te semure! :s
 
Top