Pershendesni njeri tjetrin me "Letersi"

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Hello Hello Folks! ?
Meqe kemi afro 100 tema per njeri tjetrin thash ta kalonim ne 101 ? dhe te pershendesim njeri tjetrin me vargje, poezi, proze, ese, thenie e cfare te doni ju!
images (4).jpeg
Si hapese e temes une po ju pershendes te gjitheve me keto vargje modeste.
Njekohesisht ju uroj: lumturia pushtofte zemrat tuaja&timen ne cdo moment.


Lumturia nuk eshte e zhurshme,
as e bujshme.
Nuk eshte nje vile e makine e shtrenjte,
udhetime neper ishuj e rrobe firmato.
Lumturia banon ne streheza te vogla
Trupa te varfer, e zemra te medha.
Lumturia eshte tek detajet e vogla.
Te zgjohesh cdo mengjes,
E te shohesh driten e Diellit,
Nje ledhatim ne krahet e nenes,
Nje perqafim babait kur kthehet nga puna,
Nje puthje vajzes ne gjume,
Nje zenke me vellain e vogel.
Miq qe te duan luten per ty.
Nje zemer pa e pritur ardhur ne mesazh.
Nje ecje ne park,
Nje cokollate e ngrohte
Nje miser dhe geshtenja te pjekura,
Nje bisede me te dashurit ne darke,
Lumturi eshte,
Nje zemer qe deshiron per tjetrin ate c’ka deshiron per vete!
Nje shpirt i paster,
Larg ndjenjave se urrejtjes, smires, ligesise.
Lumturia nuk shkruhet e as flitet,
Thjesht ndjehet nga zemrat e mbushura me dashuri!

Peace&Love
 

Rrelse

Zikaltër⚫?
Askujt në veçanti
Thjesht po e postoj pa dedikim. ?

Kur merr diçka në duar, kjo gjë nuk është e jotja, është thjesht në duart e tua.
Kjo është dashuria...
Të kesh privilegjin të mbash dorën e dikujt, e cila nuk është pronë e askujt...
 

Imp4cT

Antarë i Respektuar
Pershendetje edhe ty
Me vargje m'ke mallengjy
I frymezim se cte ka kap
Perdit tema duke hap

Qekur tabletin ke mor
Forumit po i bo zbor
Urte e bute kunjat i lcon
Gjasme shaka ti po bon

Arkitekte rafinuar
Nga Turqia duke shkruar
Kush guxon e te ngacmon
Kthetrat nfyt direkt ja con

Lol
 
pershendes hapesen e temes

Të lodhin poezitë e shkurtëra, Gabrielë?

Okay...po shkruaj një të gjatë,

por unë s'di të shkruaj poezi neutrale

të parrezikshme...

të buta...

pa "skandale"...

poezi eunuke...

të urta...

të moralshme...

S'e njoh gjakftohtësinë e makinës llogaritëse

që numeron tik-taket...

e ardhshëm e të shkuar....

tik pjestim për tak bejne

zero.

tak shumëzim për tik përsëri

zero

dhe zero do të thotë qetësi.

* * *

Po shkruaj një të gjatë

me vargun e pafund

si udhët që vijnë drejt meje

të frikshme...

tunduese...

varg i kalldrëmtë...

i ashpër...

"i palexueshëm" ndonjëherë...

varg i minuar plot rrokje kurvëruese...

tri pikat në fund të tij

nuk janë veçse humnerë...

* * *

Kështu, Gabriela ime, përdëllimesh përlyer,

une jam mëkatari...

djalli...

imorali...

s'jam si asnjëri nga ata

sigurisht as si këta...

skelete narçistësh që pellgjet shkëmbejnë

gjithnjë të palumtur

si kllounë veshur në maskballon e mirësjellshme...

me bojë në vend të gjakut ngjyer...

halloween- mburrja e tyre e përjetshme...

* * *

Më fal, Gabrielë!

Nuk isha murgu që merimangave të makthit bënte filozofin e vonuar

ndërsa vetvetes i dhuronte autograf në pritje të duartrokitjes...

e as baritori i përlotur që nën qiej të cunguar

si orare filmash 9 me 11...

qiej "part time"...

tundonte Mona Lizën me gjethe vjeshte në duar...

"Leonardo ishte piktor ...

e pse të mos jem unë poet!?"

* * *

Jo...Gabrielë...

unë isha mëkatari i bashkëshortësive të tredhura...

në dhomat luksoze mes shtretërve king- size

diku pranë pantoflave mes mbathjeve të hedhura

nën dritë abazhurësh...

oh darling...so nice...

* * *

Isha mëkatari...

i ëmbli...

djallëzori...

tunduesi...

turbulluesi...

ferri...

purgatori...

rrufe dhomash gjumi

ku gënjeshtra dremit...

erdha...

pashë dhe...

dogja

shtretër vet' i dytë...

* * *

Nuk isha kurre "miku"...

preferova të isha dashnor...

isha guri...jo myshku...

"i dashur" në ndonjë rast kur me quajten

orkidet i lulëzova edhe mbi deborë

edhe kur ngrica mua vete

pa mëshirë mimozat m'i vyshku...

* * *

Isha mëkatari që ty të rënqethte

pasqyrave të qiejve ku virgjëreshat

krihen...

njëqind unaza larg biblës

hedhur...

mëkatet e mija me virtyte

blihen...

njëqind orgazma brenda teje

kredhur...

* * *

Mëkati im është shpagim

për virtytin i tij të munguar

për heshtjen kumbuese kur pranë mumjes së tij qëndron shtrirë

për djersitjen e shpirtit tënd qe ai kurrë s'ta fshiu

por mbi qerpik të ëndrrës ta la si pështymë...

për komedinë e "princit të kaltër"

që zagari e luan më mirë se qeni

kur me solemnitet të kollarisur të fton:

"eja grua të dalim një shëtitje

t'u tregojmë atyre se sa të lumtur jemi,

vallë kaq nuk u mjafton?"...

për ngazëllimin i tij kur me nje unazë të rreme te prangosi

e u bë i yti "burrë"...

për "burrërinë" e tij që femrën te ty vret çdo ditë

kur mbi mishin tënd jargavitet e buzët s' t'i puth kurrë...

Mëkati im është shpagimi që nuk duket,

por që ndihet flakërues në erë...

është semafori i kuq para te cilit

duke sharë nëpër dhëmbë

ti Gabrielë ke ndaluar me mijëra herë...

* * *

Vërtet, Gabriela ime, unë isha mëkatari...

rënkimi që ty gjithmonë të ndiqte pas

fundbarkut tënd epshdrithëruar

larva që zjarresh mbeti shtatzënë

dhe lindi aq shumë flutura llavash përvëluar...

* * *

E mban mend, Gabrielë ?

Ka qenë qiell nëntori...

i vrenjtur...

plot me re...

atëhere i beja rimat ABAB

dhe fjalën NE

e rimoja me TRE...

Ti rendje nëpër shi...

e zbathur...

lakuriq...

natës së errët

lëkurën tënde ia ende...

frikë kishe...

ankth...

tmerr...

agoni...

flokë përbaltur...

epshndezur...

rendje në vetmi...

dhe prapë frikë...

sa frikë...

shkrepëtimat shuanin

hije katedralesh

gjinjve të tu lëshuar...

vrapoje...

vrapoje...

edhe pse s'të ndiqte askush

s'doje të ishte ëngjell,

por thjesht një djallush...

kalldrëmet e ftohtë

me ikjen tënde ngrohe...

e qeshura ime

të ndoqi përsëri...

pastaj...prekja ime...

dritëhijesh turbulluar...

o Zot sa shumë shi...

vetetimë mbuluar...

pastaj me rradhë të tjerat...

orgazma...

rënkimi...

vdekja...

A nuk ishte mrekulli?

* * *

Gabrielë...Gabriela ime...

cdo natë femra që zgjova te ti

arratisej nga gruaja që kish ai

dhe në shtratin tim ku flinte një tjetër

(histori dashurie...sa bota e vjetër...)

me hapa të lehtë...

të lehtë shumë...

më shfaqej si ëngjëll veç me buzëqeshje veshur

zhuritshëm në vesh më pëshpëriste...

" Zgjoju shpirt....erdha unë!"

* * *

Gabrielë,e mban mend sa shumë më admiroje,

më deshe,

më jepeshe,

kur nuk më kuptoje...?

Ish koha kur unë të robëroja me lirinë time për të gabuar..

Pastaj erdhi heshtja...

* * *

Hyj sot në shpirtin tënd, Gabrielë

dhe s'bëj dot autoportretin tim....

Pasqyrat tregojnë harta memece

ku vështrimi im blu

sajon kontinente lumturie

që kurre s'egzistuan...

oqeane të stuhishëm...tashmë të qetësuar...

nën ta Atlantidat e mia

-brigje pa urë...

Po qiejt e mi, Gabrielë?

Ah...qiejt....

Qiejt s'shënohen nëpër harta kurrë...

* * *

Edhe sikur nesër gjithshka të fillonte nga e para,

unë

përsëri do të të kërkoja ty, Gabrielë,

do të të flisja,

si dikur,

do të të puthja,

si dikur,

do të të dashuroja,

si dikur,

do të cmëndesha për ty,

si dikur,

do të tërboja

pasionet, muzat, epshet, ëndrrat, ditarët,

netët, muzgjet, orgazmat, kalendarët,

lotët, stacionet, aeroportet,

amësinë dhe abortet,

pritjet, përcjelljet, shakatë,

shëtitjet magjiplotë në mesnatë...

Më pas

do të të harroja,

si dikur.

Më pas

do të të kujtoja,

si sonte...

* * *

Nuk të pëlqej më, Gabrielë ...?

Oh come on...

Jam veshur siç doje ti...

siç isha atë natë...

ngjyrën e muzgut për kostum...

një gjarpër të zi për gravatë...

në dorë një të vjedhur qiri...

* * *

Eja, Gabrielë, të dehemi së bashku...

të dalë ku të dalë....

fuck them all and come with me...

avujve të rumit t'u dorëzohemi ngadalë

të harrosh kush jam unë...

të harroj kush je ti...

Eja të çmëndemi së bashku...

të dalë ku të dalë...

fuck them all and come with me...

po marr me vete dhe Marien e Përdalë...

të lajë mëkatet që nuk bëre ti...

Eja të djersijmë sëbashku...

të dalë ku të dalë...

fuck them all and come with me...

merr me vete dhe Valentinin e Përdëllyer

t'i mësosh të fshehtat që vetëm ti i di...

Eja në shtratin tim...

të dalë ku të dalë...

fuck them all and come with me...

një mëngjez të panjohur do ikim çalë-çalë...

harruar unë...harruar ti...

* * *

Të kithta cigaret që tymosim pafund

ndërsa lojë-nikotine në distancë luajmë...

kur unë e fik...ti e ndez atje larg...

dhe në të njëjtën tavëll i shuajmë...

por mos rri gjatë e trishtuar ...mos rri...

në ajrin që thith jam dhe unë...

Santa Klausin e shpirtit duarbosh mos e lërë...

rrahjet e zemrës në shpirt të boshatisur...

ti e di...jehojnë pak

edhe pse kumbojnë aq shumë...

* * *

M'u lodhën sytë duke të pritur ty,Gabrielë...

qerpikët më kanë ngrirë...

qepallat m'u mbyllën...

qiejt nuk janë më...

(a kanë retë atdhe?)

Është koha kur gjumi s'do më duket vdekje,

por një aventurë e re...

* * *

Kur të vdes

do vdes pa frikë në sy

që ti të mos trembesh, Gabrielë...

I dehur nga vdekja do të të pëshpëris

psallme të pakënduar kufomash për të gjallët

dhe ti shndrroji në ninulla...

Por mos ua mëso zogjve këngën time

se dehin qiellin...

qielli retë...

dhe fluturimet rrëzohen...

hapësirat ngatërrohen...

dielli verbohet...

hënën e ha ujku...

ujqërit njëri-tjetrin...

e pastaj...kush do e ngrejë dollinë e fundit?

* * *

Se unë s'jam poet...Gabrielë,

ndaj s'më lexon dot...

jam grryerje...

drogë...

ethe...

jam tre pikat në fund të vargut tim...

retiçenca jote e përjetshme...


©Artan Gjyzel Hasani
 

Petrit101

Ta ka ta pu! ta kam me ti ba
Se ke keq ti Impact
Na la edhe sot pa vakt
Tema të reja tu ndertu
Palë palë i ka rreshtu


Njat tablet hiqja prej dore
Detyroje me shkru n'fletore
S'ka si bahet ndrysh punetore
Teknologjia po e qet dore


Arkitekte thu e rafinume
Por dy projekte t'pa mbarume
Per dy shpija pa bodrume
Tesh dy vjet i ka t'pagume
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Aman,mua vetem me ato poezite " ti je e cmendur,ti je ndryshe" mos me pershendesni,na kane ardh maje hundes :p
s'di pse tani me kujtove nje poezi te A. Bales qe e lexova para ca ditesh, ndaj te pershendes me te.


Njomez
Zoti mbi ty kish derdhur stolite
Dhe harrimin e magjishem te se perjetshmes.

Njomez
Si nje pulitje sysh,
Me e gjate se hija e femijes ne mbremje,

E arte si gruri, me e brishte se endrrat,
E veshur e gjitha me aromen tende.
Nuk ka ne bote nje gje me te embel...

Njomez, vajzuke, pulsuese si zemra,
Qerpik permbi hene, e zbehte
Si smeraldi, e nditshme si kenga...

Zog vetmitar shtegetimesh, e njelmet
Heshtja jote - si dallget thote emra
Qe i shkruan era... Njomez

Njomez,
E hajthme si zemra
E akacies, kristal mjalte i embel
Ne buzet e femijes qe me ty shuan etjen

Njomez,
Kercelli i luleve qe do te celin neser
Vrujon brenda teje si femijet ne deje...

Njomez
Me thau malli per ty si pishen than era...
Njomez...
 

NGU

Wild child full of grace
Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq:
“Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”.

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi vallë?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall…

Me duket se e kishte qejf, kjo pershendetje shkon pr @Legally_Sweet :)
 

Hera

Banned
Me e shtrenjte eshte shpirtmirsia,
Sa e cmuar dashuria!
Me e embel drejtesia,
Sa e paqme miresia!

Pasuria me e madhe,
Eshte gezim ne pafundsi,
Shpirterorja si sorkadhe,
T’bejne te ngelesh gjithmone i ri.

Per gjithe anateret qe adhuroje kto virtyte
 

ZHIGO

...
Per hapesen e temes @Soulmind dhe kushdo qe gjen veten.

Lulja ime...

Nuk e kisha degjuar kurre me pare per nje lule qe nuk ka nevoje per pleh, uje e diell. Nuk e kisha imagjinuar kurre me pare nje trendafil pa gjemba. Ta prekja e mos te lendohem. Ta kepusja e t'i merrja ere sikur te ishte hera pare dhe e fundit njekohsisht. Nje lule qe kurr nuk vyshket, qe vetem rritet si perjetsi. Disa petale qe i bien, pika nga pjalmi sikur te rrenqethin ne shpirt. Por ajo perseri ngren koken lart, me e bukur e duke shndritur si nje magji. Lule qe nuk pyet as per dimer as per vere. Lule qe mjafton nje veshtrim ti hedhesh dhe te dashurohesh pa kushte...

29/02/20
BS
 

Endrra

VIP
TI - MUZIKA IME

ti ishe muzika ime, tangoja ime rebele...
ritmi...fluturimi...por edhe zvarrisja ime ishe ti...
sa herë që bëra dy hapat përpara...
aq herë hapi yt pas më çoi përsëri...

ti ishe muzika ime...valsi im i kaltër...
kohë dhe hapesirë mbushur me ngazëllim...
spërkatje melodioze...ballo e munguar
në Vienat e zbrazëta të shpirtit tim...

ti ishe muzika ime...rumba gazmore...
trup i djersitur..lakuriqësi që i falet tundimi...
meskëputur lambadash një krahu shtrënguar...
e imja edhe kur ai krah nuk ishte i imi...

ti ishe muzika ime edhe kur për mua s’tingëlloje...
edhe kur në sallën bosh kumbonte i vetmuar hapi im...
dëshpërimin murmurimash vallëzoja e s’doja te besoja...
ti mund të ishe edhe rënkim...

Artan Gjyzel Hasani
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
?
Te dua...
Me kupton kur te them...:Te dua
Nuk eshte thjesht nje fjale...e ti e di mir...
Eshte ky shpirt gjysem I gjall qe ta thot ende edhe sot ket fjale...
Ende edhe sot ti je ketu... pavarsisht cdo gjeje ti..
Je me mua....
je
Ne shpirtin tim...
 

Amara_La_Negra

Antarë i Respektuar
?
Te dua...
Me kupton kur te them...:Te dua
Nuk eshte thjesht nje fjale...e ti e di mir...
Eshte ky shpirt gjysem I gjall qe ta thot ende edhe sot ket fjale...
Ende edhe sot ti je ketu... pavarsisht cdo gjeje ti..
Je me mua....
je
Ne shpirtin tim...
Do te citoja por do ma lesh seen .next time ?
 

Lucifer

__/\______
Erdhi vjeshta qe prisje me aq vjeshte
Floket i paska leshuar si ty
Kembet e gjethezuara per nje ne rrjesht
Pak vere ne buze e shume dimer ne sy.
E fresket ne trup por ne rrenje e vyshkezuar
Lekure te njome me nje hije te zverdhur
E dashur me natyren por e abandonuar
Kush e di sa mekate verore ka per te derdhur...
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Unë e di që ke mall teksa hënën vështron,
e di që brenda vetes ende e dashuron.
Por ke frike se dashurine e vjeter tek ai se gjen,
e në ëndrra rehat s'po tlen..
Po lutesh që ai të jetë i lumtur e i qetë,
e vetë sërish je e trishtë siç do vjetë.
Çdo fundvit lutesh si fëmi,
me shpresen se do te bashkoheni kte Vit të Ri..
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
@Senseo


Dëgjomë
... një çast të vetëm
Unë ende besoj se jehoj brenda teje
Si një mall i fjetur
Si një mal i madh me rrënjët në lëndinën e zemrës
Në tokën e shpirtit tënd kam çelur
E aty kam mbetur
E aty do të mbes
Një bimë e brishtë si një fije e gjelbër shprese
E pres
të bjerë ky shi prej gjakut tënd ndër deje ...
Nëse s’ka më jetë ,
poshtë diellit të syve të tu
zgjedh të vdes ...
 

DeliriumMind

Antarë i Respektuar
@kedo

«Conoscerai un grande dolore e nel dolore sarai felice. Eccoti il mio insegnamento: nel dolore cerca la felicità».

Fëdor Dostoevskij, “I fratelli Karamàzov”
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Vetes




Nga dashuria që kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull.
Nga dashuria u ktheva sy,
I urtë, xhind, bohem, i rregullt.

Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva, kokrra tespije.
Me to të gjallë ndjenjën e mbajta,
Me to sfidova ankthin në pritje.

Nga dashuria në qiell i shtriva,
Me kokë në diell fjeta gjatë.
Dhe s'u pendova që të desha,
Ndërmend kam të të dua prapë.
 

Rania

Antarë i Respektuar
IMG_20201029_221055.jpg

Deti
***
Vini zjarrin gjithçkaje që ju djeg, gjithçkaje që ju ha shpirtin. Dashuria është një udhëtim nga festa në festë.
Deti është kaq i bukur!
Kur blu, i pafajshëm dhe i pastër, kur blu-jeshil dhe kristalor, kur një blu e errët dhe e thellë i jep atij një mister dhe një frikë.
Magjike ë!
Këto nuanca të ndryshme dëshmojnë për gjendjet shpirtërore të tij, mund të thuhet se ato mishërojnë të gjitha emocionet dhe pasionet njerëzore. Ata i përshkruajnë ato me ngjyra, por edhe me lëvizje. Ndonjëherë është i qetë dhe akoma, ju mirëpret me mirësi për ta shijuar atë dhe ju lejon të bëheni një me të, për ta ndjerë atë në trupin tuaj dhe në shpirtin tuaj. Ndonjëherë bashkëpunon me erën që fryn në lot, vala e tij të dëbon, të shtyn larg, të vret dhe të burgos në fundin e e thellësive përgjithmonë.
Asnjëherë nuk e dini se çfarë ka rezervuar deti për ju. Ai gjithmonë bën atë që i pëlqen. Askush nuk e kontrollon atë. Ju jeni i sigurt se shtrirja e tij nuk mbaron kurrë, se është i pafund dhe plotësisht falas. Prandaj ka raste kur unë e dua atë për lirinë e tij- Ai është i zoti fatit të vet madje mund ta kem dhe zili.
Por ka raste kur e urrej atë, pasi e kuptoj që gjerësia e tij është një iluzion. Çdo gjë në këtë planet që ne e quajmë tokë ka kufij, ashtu si deti, i cili tallet me ne dhe veten me arrogancën e tij.
Por janë kufijtë që i japin vlerë lirisë. Dhe atëherë, nëse nuk do të ekzistonin, liria absolute do të sillte kaos. Nëse gjithçka do të ishte plotësisht e lirë, nuk do të kishte liri, pasi dikush do të shkelte lirinë e tjetrit, duke u thirrur në të tijën. Deti, për shembull, do të na mbulonte të gjithëve në humnerën e tij.
Dhe disi dilema ime rritet dhe nuk mund të marr një vendim të prerë. E dua apo e urrej?
A ka rëndësi kjo?
Deti është i çuditshëm.
Spektakli i tij gjithmonë më sfidon.
E çuditshme por e bukur.
Eh, planetët ?
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ju pershendes me letersi
 

Endrra

VIP
Kush ta marrin vesh

A e din çka don me thanë me dashtë,
po pra, me dashtë përtej arsyes,
përtej dashnisë,
përtej mallit,
përtej zhgënjimit,
përtej durimit,
heshtjes, lotëve, marrëzisë
përtej urave të mjegullueme,
Përtej nji jete
që pret batica andrrash me ia ngjallë shpirtin,
Me dashtë buzëqeshjet e syve,
histerinë, që t'errson shpresat
Oh' sa më ke lodhë
Rritu tash e mëso
se dashnia mban kalvare t'heshtuna,
në përpjekje me ia falë dikujt botën...
Dashnia asht për burra,
Rritu e mëso se si duhet me m'dashtë.

#diamiraprenga
 
Top