Përtej dashurisë ….

Parloté

Antarë i Respektuar
Dashuria, këto ditë duket se është fenomeni më i përhapur dhe më i përfolur. Disa dëshirojnë të marrin atë "dashuri", disa pretendojnë se kanë shijuar gëzimin e "dashurisë së vërtetë", ndërsa disa të tjerë dyshojnë nëse dashuria ekziston. Dashuria ka një spektër më të gjerë se vetë kuptimi konvencional i dashurisë, ose saktësisht, ka shumë më tepër gjëra përtej përkufizimit konvencional të dashurisë.
Disa shembuj:

Jeni në një vend të ri për herë të parë, ju mungon familja juaj, mbase dhe fillon një lot të rrjedhë ngadalë. Një dorë e panjohur fshin lotin tënd, duke thënë se gjithçka do të jetë mirë. Përkujdesi i tillë - është përtej dashurisë. (Ok kjo ishte pak e ekzagjeruar).

Më parë keni qenë mjaft introvert, nuk keni bërë kurrë një bisedë, as nuk keni provuar të jeni miqësor. Por më vonë, në një vend të panjohur, gjen njerëz që të bëjnë të qeshësh e të ndihesh mirë kur je poshtë me moralin. Kjo miqësi e papritur është - përtej dashurisë.

Dukej se i harrove të gjitha ëndrrat e tua, duke u përpjekur të modeloheshe sipas njerëzve përreth, por dikush nga larg, ishte në kërkim të mundësive për të gjetur një rrugë drejt ëndrrave tuaja. Ky përkushtim i pashpjegueshëm, është sigurisht - përtej dashurisë.

Dikush tjetër do thoshte: Për mua personalisht nuk ka asgjë përtej dashurisë. Ajo është ndjenja ultimative, lumturia ultimative që mund të përjetohet.

Çfar do thonit ju?

e përpunuar
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Ah @Desa mendimet e tua racionale dhe ne opsion filozofik per jeten,jane nje uji i kulluar.
Tani tema; Te flasesh per dashurine, shpesh njerzit kujtojne qe eshte nje nder temat me te bukrua,me te lehta me te paqta etj etj.
Ne Fakt ta njohesh ,ta shijosh,ta riprodhosh dashurine brenda vetes, eshte nje nder veshtersit primare te kesaj jete!
Tani shume kush nese lexon kete mendim timin do thote; ah bahh,c`thote kjo!?
Por nese ne ulemi ne nje kafe me dashurine,dhe fillojme bisedojme me te,do kuptojme se sa shume,duhet te punojme ne, me veten,qe te kthehemi ne nje qenie qe prodhon,merr dhe din te jape dashuri.
Dashuria don shpirt,dashuria don sakrific,dashuri don te kalosh tjetrin para vetes,dashuria don ta kuptosh tjetrin me shume se veten.
Lind pyetja ne si qenie egoiste dhe gjithnje ideja per te qene superior dhe mbi te tjeret,mundemi ti bejme keto qe kerkon dashuria!?
Eshte nje lufte mes unit dhe mbiunit tone.
Eshte nje lufte qe don shume dije,shume filozofi shume shpirt dhe shume pune ,per te arritur te behemi dhe ne pjese e asaj qe quhet dashuri.
Dashuria eshte e lire,eshte e brishte,eshte njesia e jetes ku njeriu gjene vetveten dhe prehet ne paqe me c`ka e rrethon.
Por zenxhi i quajtur jete,sic te gjithe e dime nuk funksionon gjithmone ne binaret e dashurise.
Por me rendesi eshte qe te gjitheve ne palqen dhe e duam dashurine,e kerkojme, duam ate.
Tani forma se si e arrijme,se sa e arrijme dhe se sa shijojme nga pjalmi i saj ,mendoj qe eshte nje opsion personal,individual i gjithesecilit nga ne.
Me rendesi eshte qe dashuria,prete c`do kend nga ne,aty ne cepin e shpirtit,ne cepin e rruges,ne cepin e nje veprimi pasues qe bejme ne cdo moment kohor!
Mjaftonqe, veprimet tone te jene me dashuri,dhe nga aty nis rruga drejte dashurise .
 
Monique

With or Without u
Pertej dashurise eshte ajo qe nuk ekziston (kshu e shoh une)
Personalisht shoh njerez qe pergjerohen per dashuri, dhe jane thjesht bosh brenda tyre sikur i kane zhvatur cdo ndjesi njerezore,
njerez qe nuk dine cfare duan , as si e duan, as ke duan .....
jeta sot eshte nje konfuzion total ku te gjithe (ose pjesa me e madhe ) rendim pas interesave momentale
Objektivat per cdo kend jane , financat + familja....dashuria apo ndjenja zene vendin e fundit ne prioritetet e gjithkujt (perfshi e mua)

easy come e easy go
shnet e jete :p
 
Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”

Plotesisht dakort qe shumica nuk e dine cfare duan dhe interesat momentale bejne qe te lekundet cdo besim qe ke mbi dashurine.
Por rendi i objektivave varet nga gjithsecili,besoj se familje,dashuri automatikisht do sjelle perpjekje per financa te mira.
 
NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
Duke cenuar te marr pjese ne nje teme te tille po them me perulje qe pertej dashurise (pra asaj midis nje mashkulli dhe nje femre)....ka vetem adhurim. Adhurim absolut dhe dedikimi mbi orakullin me te famshem ne gjithesi.
Pra nje ngritje ne nivelin e ndjesise dhe asaj kunderpergjigje emeocionale qe mbeshtillet e i dedikohet asaj/aij qe ta krijon kete.
Burimi i kesaj i mbinatyrshem, ndjesia orbitale dhe vete dashuria nje abstraksion kimie qe mbetet ndjesia me e bukur dhe me e forte.
 
VIP

V.I.P
Çfarë do mbetet aman...
Njëri nga të dy do lëndohet si përfundim...
Nuk ka ai/ajo.
Do zhgënjehet personi që dashuron me ndjenjë dhe me shpirt.
Njëri nga të dy vazhdon jetën duke gjetur zemrën e rradhës për ta thyer,e tjetrit do ti duhet kohë për ta rimarrë veten.
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Dukej se i harrove të gjitha ëndrrat e tua, duke u përpjekur të modeloheshe sipas njerëzve përreth, por dikush nga larg, ishte në kërkim të mundësive për të gjetur një rrugë drejt ëndrrave tuaja. Ky përkushtim i pashpjegueshëm, është sigurisht - përtej dashurisë.

Problemi qendron se njeriu nuk mundet disa gjera ti largoi me nje fshirje gome..Pamvarsisht se njeriu mendon per lumturin e vet nuk mundet ti kapercej disa barriera..psh familjen..dhe tani per te mos dal ne kundershtim familjes duhet shum here dhe endrrat ti rrenoi..edhe pse dhemb!
 
Raniaa

E urrej padrejtesine#

Te perqafoj dhe falenderoj per miresjelljen dhe miresine qe posedon🤗😘😘
 
Lauri

Anunnak
Ktej apo përtej dashurisë vetëm vetë Dashurija, Desa desha të them, e din se çfarë ka..🤪
 
No_Sens

Antarë i Respektuar
Dashurinë-dashurinë,
asnjeri s’e ka arritur,
nëpër misteret e saja,
hyn e del i pastërvitur.

S’e njohim në të vërtetë,
as në prill e as në maj,
po dhe pa e njohur fare,
ne jemi robër të saj!

Dashuria s’ka formula,
që përmendësh t’i mësosh,
po për të është vënë vula,
thjesht… duhet të dashurosh!

Dashuria s’njeh logjikë,
ndryshe dashuri s’do qe,
është abstrakte edhe pikë,
ndaj dot s’e kuptojmë ne!

Dashuria-dashuria,
jo-nuk ka formula fikse,
dhe në një zemër që digjet,
s’mund të futesh me zjarrfikëse!

Koha ikën si shigjetë,
si shigjetë e vetëtimë,
po ne s’e njohim gjithë jetën,
as veten-as dashurinë!
 
Çobani

Antarë i Respektuar
Vajza fshatit tim.

Kisha ngelur keq,
Beqare e pa martuar.
Kush me kishte ardh'
I kisha refuzuar.

Jo per gje
Po kisha pretendime
Vij nga der e madhe,
Me nam rraca ime.

Tani ta vazhdoj ,
Atje ku e lash.
Shum keq kisha ngelur,
Sic jua thash.

Te tere fshatit ,
I kish hyre halli per mua.
"Ngeli vajza ne dere,
U rrit u be grua."

Kushuri te panjohur
Filluan te dalin,
Nje te milte lopen
Nje te milte kalin.

Filluan te me cojne
Ne Xhami e Kisha,
Isha 18,
Magji than qe kisha.

Kur pane qe nuk nxorren
Dot qime nga qulli.
U hodh halla,t'me cojne
Ne Tiran te Luli.

S'lane njeri te shenjte
E harixheshk pa me cuar,
Por me ne fund u martova
Te 60-at sa i kisha kaluar.

Lumturi e madhe,
U mbush shtepia plot.
E levdonin dhendrin,
Qe na ish poliglot.

Te Shtunen,naten e dasmes,
Lumemadhi burri im,
Beri bishtin pyk,
Dje isha ne varrim.😁🤣🤣
 
Çobani

Antarë i Respektuar
Kur te dal me bagetine
do nxjerr xhurane embel t’i bie
ta degjoç te gezoç tine
moj bareshe moj bejka ime.

Pa kur fshati te beje dasem
me vajzat te marresh valle
syte perdhe hapat si gjethe
gjoks’ i fresket kur te t'hidhet
gjoksi prush se’c’ do me digjet.

Do me digjet shkrumb e hi
ku te gjej t’i bej derman
do te dehem me raki
do t’a kthej me damixhan
te shuaj zjarre qe me djeg xhane.

Kengen me burrat do te marr
do me ndjeç zene e do qeshesh
veshet pipez do m’i mbash
moj sy ulli moj lule pjeshke.

Naten do te hyj ne vathe
si era do ta rrembej nje dele
neser do ia rrefej tet eti
se dhe une kam musteqe.

E pastaj do pijme kafet
do te shkrehen dhe dyfeqet
gjer ne agim do te bien sazet
do te skuqim dhe carcafet
qe ne fshat te zbardhim faqet.😁🤣🤣
 
Parloté

Antarë i Respektuar
Ktej apo përtej dashurisë vetëm vetë Dashurija, Desa desha të them, e din se çfarë ka..🤪
Atë që mendoj se e di, e që e kam përjetuar sa gishtat e një dore, përtej dashurisë është, të jesh - njeri. Atje ku fjala unë, nuk ekziston.
 
Lauri

Anunnak
Atë që mendoj se e di, e që e kam përjetuar sa gishtat e një dore, përtej dashurisë është, të jesh - njeri. Atje ku fjala unë, nuk ekziston.
Ku di unë i shkreti...nuk po marr vesh as ktej as andej 🙃🙂
As vetë nuk e di ku jam 🤔🤪
 
Top