Pesë makina dhe 173 mijë euro/ SPAK konfiskon pularinë ku pastroheshin paratë e drogës në Shkodër!

-640-0-605a16c7ccf19.jpg

SPAK në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka vendosur të konfiskojë pasuritë e të dënuarve Astrit Beqiri dhe Dhimitri Shkodrani.

Këtyre personave u është konfiskuar:

Një pulari “Rens 2015 SHPK”
“Volkswagen Golf
Furgon Iveco
BMW X5
Benz E Class
Daimler Chrysler
Apartament në Velipojë me vlerë rreth 95 mijë euro.
Apartament në Velipojë, me vlerë rreth 95 mijë euro.
Apartament në Velipojë me vlerë rreth 93 mijë euro.
173 500 euro dhe 8 milion e 629 mijë lekë të gjendura cash në shtëpinë e Astrit Beqirit.
Po ashtu u konfiskuar edhe një ndërtesë 4 katëshe me pishinë e ndodhur në Shkodër si dhe një mjet tip JEEP.
Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani janë të dënuar për trafik kokaine si dhe pastrim të produkteve të veprës penale duke vepruar si grup i strukturuar kriminal. Hetimet dhe arrestimi tyre ishte si pjesë e operacionit të gjerë të zhvilluar në 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës.
Në Shqipëri përfundoi në pranga Astrit Beqiri, zbulimi i të cilit u bë nga Jetmir Kastrati, kunati i tij. Kastrati ishte koka e trafikut të kokainës dhe heroinës në Danimarkë, ku është arrestuar.
Gjatë operacionit janë dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së dhe se të ardhurat “cash” i dërgonin në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtëshme dhe të paluajtëshme, si dhe në aktivitete biznesi. Paratë silleshin nga Danimarka në Maqedoninë e Veriut, duke i transportuar me autobusët e kompanisë “ALBA TRANS” në Tetovë.
Më pas ato merreshin nga Dhimitër Shkodrani dhe përfundonin tek Astrit Beqiri në Shkodër, ku investoheshin në biznese, prona etj.
 

Attachments

  • -640-0-605a16c7ccf19.jpg
    -640-0-605a16c7ccf19.jpg
    40.7 KB · Shikime: 0
  • -640-0-605a16c7ccf19.jpg
    -640-0-605a16c7ccf19.jpg
    40.7 KB · Shikime: 0
Propozoj që kriminelat, mafiozët, trafikuesit e drogës që janë si metastazë kanceri për shtetin të eliminohen pa proçes , për të bërë këtë gjë në të njëjtën kohë duhet që kushtetuta ti përshtatet situatave. Problemi i parë është se droga është një commodity pa kundërshtar dhe kërkesa globale nuk ka fund, problemi i dytë është se po i arrestuan të gjithë policia mbet pa punë.
 
Te gjitha keto jan me mbulu pasurit e politikaneve. Nuk shkojne te kapin ato qe sdin sa shpi e pasuri kan .po merren me njerxit e thjesht. Me vjen keq per kete qe po e bejne kurban
 
Top