Peshëngritja, edhe 3 medalje..

ReNdEx

Interist Forever
Peshëngritja ka sjellë 3 medalje të tjera në Shqipëri. Hysen Plaku u rendit i dyti në shkëputje, shtytje dhe dygarësh në peshën 77 kg duke marrë dhe medaljen e argjendë në Kampionatin Europian për të Rinj që po zhvillohet në Rumani.

19 vjeçari ka ngritur 150 kg në stilin e shkëputjes, vetëm 1 kg më pak se Rusi, Albert Sajakov i cili u shpall kampion.

Në atë të shtytjes Plaku dështoi në provën e parë me 177 kg, por rikuperoi në të dytën me 180 kg.

19 vjeçari shqiptar dështoi edhe në provën e tretë në këtë stil me 188 kg duke humbur njëkohësisht dhe mundësinë për t’u shpallur kampion europe për të rinj në dygarësh.

Ky ishte përfaqësimi i fundit i peshëngritjes shqiptare në këtë kampionat, një përfaqësim mjaft i mirë dhe premtues për të ardhmen, me 1 medalje ari, 3 argjendi dhe 3 bronzi.
PESHNGRITJA.jpg


//top-channel.tv
 
Top