• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Petulla

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Keto i quajm llokume ketej kah lagja jone.
Llokume jane ato te emblat, ne form katrore qe kane e pak pluhur sheqeri siper.
Si videoja me siper dhe linku jane pak a shume petulla.

Ps. Leksioni kuzhines sapo mbaroi, meso per heren tjeter. ( :
 

Aver

VIP
Llokume jane ato te emblat, ne form katrore qe kane e pak pluhur sheqeri siper.
Si videoja me siper dhe linku jane pak a shume petulla.

Ps. Leksioni kuzhines sapo mbaroi, meso per heren tjeter. ( :
Cfare mesimi aman, ti me bere lemsh edhe me shume :p
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Cfare mesimi aman, ti me bere lemsh edhe me shume :p
Te dhash te drejt, per petullat qe u ndryshon forma por jane e njejta gje.
Dhe te shpjegova ca jane llokumet, se ketu sjellin ca receta pseudo shqiptare. lol
 

Aver

VIP
Te dhash te drejt, per petullat qe u ndryshon forma por jane e njejta gje.
Dhe te shpjegova ca jane llokumet, se ketu sjellin ca receta pseudo shqiptare. lol
E kuptova moj por po te ngacomja :p
Ballkani eshte lemsh me gatimet. Secili e pretendon pronesine e secilit ushqim. Shif cfare behet me Ajvarin... lufte. lol
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
keshtu shum te mira behen, po sdi... merzi i kam mi fut duart ashtu... bile si futi hiq asnjeher...


me mir edhe te sjellen makinat e gatimit ku te rregullohet mielli..... (( se ashtu me duar shumica e njerzeve marrin Alergji nga mielli, po edhe Diabetes.))
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Petulla me kos.


Për 4-5 persona duhen:
Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokerr, kripe, sode 1/2luge kafeje, vaj 2 filxhane kafeje

Pergatitja:
Në një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripë dhe yndyrë, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier me pak sodë. Brumi në këtë rast është gjysmë i trashë. Në tigan hidhet pak yndyrë (1/2 lugë gjelle). Kur yndyra të jetë nxehur, hidhet brumi (një lugë gjelle për çdo petull). Largësia nga njëra tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi të jenë skuqur mirë vendosen në pjatë, spërkaten pak me gjalpë dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjaltë.
 
Top