Pilotja shqiptare në Dubai: Ëndrra ime më e madhe është hapja e shkollës së aviacionit në Shqipëri.

4D87AD5D-AF06-41AD-A5A6-211C8298F6E7.jpeg



Historitë e suksesit të të rinjve shqiptarë jashtë kufijvë nuk kanë të ndalur!

Xhesina Xhika, është një vajzë shqiptare e cila prej katër vitesh jeton në Dubai. Në një lidhje “Skype” në “Shqipëria Live” , 25-vjeçarja ka treguar se punon si stjuardesë por tregon se gjatë kësaj kohe i lindi pasioni për pilotimin dhe së shpejti synon të fluturojë me kompanitë më të mëdha ajrore.

Xhesina është nga një fshat i Elbasanit dhe shprehet e lumtur që iu dha mundësia të mësonte një profesion si pilotimi.

“Para tre vitesh fillova punë si stjuardesë. Kisha mundësinë të shikoja pilotët, kabinën e pilotimit, si fluturonin dhe më pëlqente shumë. Misa të marr informacione dhe të bëj trajnime për ta mësuar si profesion. Është i kushtueshëm.

Më duhet rroga dhe më shumë. Fatmirësisht më ka ndihmuar familja. Është sakrificë e madhe por ia vlen. Shpresoj që brenda këtij viti do të marr licencën për të pilotuar si profesioniste”.

Ajo ka treguar se ëndrra e saj më e madhe është hapja e një shkolle aviacioni në Shqipëri.

“Unë mendoj se në Shqipëri janë mundësitë për të hapur një shkollë pilotimi. Është terreni i duhur dhe jam e sigurt që ka kapacitetin. Ëndrra ime më e madhe është hapja e shkollës së pilotimit në Shqipëri”.

ekskluzive.al
 
Ka lezet kur sheh qe njerezit nga hiçi behen dikushi ne jete, jo te gjithe munden, shumica nga hiç behen hiç e gjysem.
Suksese vajza.
 
Si fillim bravo i qofte qe shqiptaret po gjejn mundesine jasht vendit qe ta shfaqin talentet apo te vendosin te funksion profesionin e tyre me se miri por si fillim ushtro mjaftushem profesionin masanej hap shkollen . Keshtuqe me perpjekje dhe deshire do arrije cdo gje e jo vetem kjo per cdokush .
 
Urime Elbasanses !
Une ne te ardhmen dua te krijoj dy ekipe futbolli , Fv.Fc & Fv.Fc Woman .
@Desa do behesh trainere e femrave ? ?
Po pranuan një trainere jo profesioniste ?

Tema
Vërtetë është një ndjesi e përzier me krenari. Kush thot se ne shqiptarët nuk i gëzohemi suksesit të të tjerëve?
 
Edhe thuaj mire ben qe ngulmon tani sa eshte e re per endrrat e saj se po kaloi 40-at ahaaa e pat ajo pune, laj shplaj e fluturo me enet e kuzhines se ske ç’ben me.
 
Top