Pingpongistja pa një dorë bën histori në Olimpiadë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
[h=1]Pingpongistja pa një dorë bën histori në Olimpiadë[/h]

Pingpongistja-pa-nj%C3%AB-dor%C3%AB-b%C3%ABn-histori-n%C3%AB-Olimpiad%C3%AB.jpg
Pingpongistja polake Natalia Partyka nuk ka nevojë për një shtytje, ani pse ajo garon pa një dorë. Partyka është lindur pa parakrahun e djathtë, mirëpo kjo nuk e ka penguar të luaj pingpong.
Falë performancës së saj, është kualifikuar për herë të dytë në Lojërat Olimpike.Para katër viteve në Pekin, ajo kishte luajtur në konkurrencën ekipore për Poloninë, ndërsa në Londër fituesja e shumëfishtë e Paraolimpiadës do të garojë në konkurrencë individuale.
“Për mua është kulmi i karrierës. Unë nga fillimi kam pasur fat, më kanë ndihmuar shumë njerëz”, ka thënë 23-vjeçarja për Stern.de.
Por, me fat nuk ka të bëjë historia e suksesit të saj. Pjesëmarrja në dy Olimpiada dhe në dy Paraolimpiada rresht – nuk ka ndodhur kurrë në histori të këtyre ngjarjeve. Qysh në moshën shtatëvjeçare ajo zbuloi dashurinë për pingpongun./Kohasport/
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Pingpongistja pa një dorë bën histori në Olimpiadë

Cik e sikletshme kjo...Por me pelqen forca e ketyre njerezve...
 
Top