Po afrohet sfida e frikshme - El Clasico

fshatari

Anetar
el-clasico.jpg


Konfrontimet mes Barcelonës dhe Real Madridit nuk janë ndeshje për njerëzit me zemër të dobët. Kjo është një nga sfidat më të paparashikueshme, temperamente, por edhe frymëzuese për të gjithë botën e futbollit, dhe të gjitha klubet tjera në botë.

اdo edicion i këtij karnavali të lë pa frymë sepse gjithnjë ndodh që aty të ketë një moment të rëndësishëm, apo një ngjarje që përcakton karrierën e një lojtari apo një periudhë të veçantë të klubit.

Dhe me këtë ndeshje vetëm disa ditë larg, ne i ftojmë të gjithë adhuruesit e futbollit që të ndjekin yjet e kësaj loje të cilët do të zbresin për të dhënë shfaqjen më të madhe në botë, sa i përket futbollit – bëhet fjalë pikërisht për ndeshjen e frikshme - El Clasico
 

fshatari

Anetar
Xavi: Reali viktimë e suksesit të Barcelonës

Në prag të derbit El Clasico që zhvillohet nesër në Nou Camp, Xavi Hernandez thotë se Reali i Madridit është viktimë e suksesit të Barcelonës.
“Ata kanë një filozofi tjetër, por unë e preferoj tonën”, ka thënë Xavi pasi është kërkuar të krahasojë dy klubet spanjolle.

“Tash, Madrid është viktimë e lojës tonë dhe e suksesit tonë. Ata kanë harxhuar shumë para pas triumfeve tona. Për momentin, ata po ia dalin mirë pasi ata janë mbi ne në tabelë“.

“Ne duhet të kemi shumë respekt për Madridin, pasi ata janë një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur. Dhe rezultati 2-6 është histori”, ka thënë Xavi./Telegrafi/
 

fshatari

Anetar
Cruyff: Barcelona luan mijëra herë më mirë se Reali

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, thotë se çdokush e pëlqen mënyrën se si luan ekipi i Pep Guardiolas.
“Kampionët luajnë mijëra herë më mirë se Real Madridi. ثshtë mirë për t’u parë kur luan Barcelona. اdokush është i joshur nga ky lloj i futbollit dhe kualitetet teknike. Ne duhet të kënaqemi”.

“Manuel Pellegrini ka qenë në Real Madrid për vetëm tre muaj dhe merriton më shumë kohë për të kompletuar filozofinë e tij”, ka thënë holandezi në prag të derbit spanjoll./Telegrafi/
 

fshatari

Anetar
Valdano: Barcelonës i ka kushtuar 20 vite të luajë mirë

Menaxheri gjeneral i Realit të Madridit, Jorge Valdano, ka lëshuar një ‘thumbim’ në drejtim të Barcelonës në prag të takimit derbi, El Clasico.
Valdano pranon se Barcelona luan futboll më të mirë, por thotë se atyre iu ka kushtuar ’20 vite’ të fillojnë të luajnë një stil të tillë.

“Barca vërtet tregon një futboll shumë të mirë, e vërtetë, dhe mbase është periudha më e mirë të cilën e kalojnë në historinë tyre. Por, atyre iu ka kushtuar 20 vite për të arritur këtë pjekuri kolektive”.

“Ne kemi pasur nevojë për vetëm katër muaj për të arritur kulmin e tabelës dhe ështëe padrejtë të krahasojmë se ku janë këto dy ekipe për momentin. Po, ne kemi pasur probleme me lojën atraktive, por ende po fitojmë. Dhe e kemi bërë këtë pa Cristianon”, ka thënë Valdano./Telegrafi/
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
s
kjo gje dihet ....REAL MADRIDI do te fiton <3<3:motor:

Ket fjali vitin e kalur spaku nja 6 veta ma kan thon kshtu drejt per drejt, por me e keqja ndodhi kur hiq me pak se 6 gola i pesoi reali ne stadium te vet, dhe nga nje skuader mbreterish, me turperim e perkulje u kthyen ne nje koloni roberish.

Neser do te jet nje perballje ndryshe nga kto te viteve t'fundit, sepse el klasiko kete her mban firmen e kater futbollisteve me te mire te te planetit. Nga njera ane eshte C.Ronaldo dhe Kaka, ne anen tjeter kan perballe furine Ibrahimovic qe percillet nga i magjishmi, nga ai qe ben stervitje me cdo mbrojtes kunder cdo ekipi, ai qe eshte i gjate vetem 1.69 por kur ka topin para kembeve transferohet ne nje makineri vrasese qe kundershtareve i duket se po fluturon me 169 km/h, ai i cili para disa viteve portjeri i R.Madridit pat then per te : " Kur e ke perballe, po nuk e vrave te shenon " , dmth ai eshte nje dhe i vetem, Lionel Messi !

Un nuk di kush do te fitoj, sepse ne ndeshje te tilla cdo parashikim eshte i kote, dhe cdo pohim i tifozeve mund te dal zhgenjyes pasi kalojn 90 minutat e ndeshjes.
Vetem nje gje mund ta them me siguri, Barcelona do te dominoj, dhe kjo sdo diskutim. Barcelona do te jet favorit, kjo duke u nis nga loja ne grup, nga menyra se si lojtaret kuptohen me njeri tjetrin ne menyre perfekte sa ne cdo ndeshje as nje kundershtar nuk provon ta zotroj mesfushen duke e pas te qart se aty jan Xavi dhe Iniesta qe po deshen te malltretojne 1 jav rresht duke mos te lejuar ta prekesh topin spaku 1 here te vetme.

Besoj se do te jet nje ndeshje e madhe ashtu sic i ka hije derbit me te madh te globit, dhe shpresoj qe ekipi im i zemres te fitoj, por jo ta dermoj Realin e Madridit si nje sezone me pare. Sepse ateher nuk do te quhet me " El Clasico ", dhe nuk do te shohim me perballje gjigandesh, ashtu si nuk pame ndeshjen e fundit ku i erdhi radha edhe dy qender mbrojtesve te Barcelones te shenojne (Puyol, Pique) .


Para Siempre

 

fshatari

Anetar
Ibra nga fillimi, Messi e Ronaldo rezervë

Lëndimet do të kufizojnë sadopak lojën e tre yjeve në ‘el Clasico’: Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimovic në njërën anë dhe Cristiano Ronaldo në anën tjetër.
AS njofton se Barcelona është e gatshme të rrezikojë me Ibrahimovicin që nga minuta e parë, ndërsa Messi do të startojë nga banka rezervë

Ndërkohë, edhe Ronaldo pritet të jetë zëvendësues në pjesën e dytë, përkundër se gjatë gjithë javës ka bërë stërvitje të plota.

Kjo do të thotë se sipas të gjitha gjasave, Karim Benzema dhe Gonzalo Higuain do të fillojnë në sulm. /Telegrafi/
 

fshatari

Anetar
ronaldo1.bmp


Një lojë milionerësh
Flasim për një ndeshje mes Barcelonës dhe Real Madrid, që mund të argëtojë një botë të tërë, që bie në sy të futbollit golbal, sepse do të luajnë yjet e mëdhenj të kësaj loje magjike dhe mbi të gjitha, të tilla sfida prodhojnë mjaft momente historike. Por gjithashtu duhet të mbahen shënim aksionet e një audience krejt të lartë, me shifra që shkojnë përtej futbollit. Dhe numrat në këtë rast janë….ekonomikë. Në këtë rast, në stadiumin “Camp Nou ”, do të bashkohen lojtarët më të mëdhenj të momentit, lojtarët për të cilët janë paguar shuma transferimi, shumë herë larg nga pjesa tjetër e ekipeve në “La Liga”. Përveç qëllimeve parësore të tyre, për të dhuruar gëzim te tifozët, ata janë të fokusuar rreth fushatave të marketingut, milionat e të cilave tejkalojnë cdo klub tjetër në botë. Barcelona dhe Real Madridi janë të ndryshëm nga pjesa tjetër e botës së futbollit, pa diskutim edhe nga pjesa tjetër e “La Liga”-s. ثshtë e vërtetë se ekipet e tjera të kampionatit spanjoll mbartin në vetvete potenciale të admirueshme, sidomos individë të vecantë, që fare mirë mund të ishin aktorë të kësaj sfide, që do të luhet të dielën në “Camp Nou”, megjithatë edhe sa u takon tifozëve, ata katalans dhe madrilenë i përkasin një dimensioni tjetër. Vetëm në merkaton e verës së këtij viti, në funksion të kësaj sfide klasike, janë shpenzuar 370 milion euro, të ndara në 253 milionë euro për të bardhët dhe 116.5 milionë euro për Barçën. Pas dy gjigandëve të futbollit spanjoll vjen Sevilla, e cili shpenzoi 27.5 milionë euro, pak më shumë se kostoja e Chigrynskiy (25 milionë euro), që mori së fundi Barca. Imagjinoje vetë tashmë diferencën. Tërë skuadrat e tjera të “La Liga”-s, në merkaton e kësaj vere, kanë shpenzuar dicka më shumë se ka paguar Real Madridi për Kristiano Ronaldon. Portugezi vlen 96 milionë euro, ndërkohë që ekipet e tjera, për përforcime në këtë sezon, kanë shpenzuar një shifër tek 103.75 milionë euro. Pra, Reali, këtë sezon është rindërtuar si ekip në bazë të një blloku çeqesh, për të konkurruar me Barcelonën. Kësaj të fundit i kthehet në ar çdo gjë që ajo prek. Për shembull, në majë të sulmit, pavarësisht nga prania e Ibrahimoviçit, që kushtoi 87 milionë euro, qëndrojnë Messi dhe Iniesta, të cilët me sa duket do të jenë shoqëruesit e suedezit në këtë supersfidë. Të dy këta të fundit nuk i kanë kushtuar asnjë dollar Barcelonës, për shkak se janë rritur e bërë kaq të mëdhenj aty. Por, nëse Laporta do t’i kishte nxjerrë në shitje dy lojtarët në fjalë, do të kishin rezultuar edhe ata milionerë, sa Kaka, K.Ronaldo etj. Shumë larg nga kjo shifër është “tridenti” i formuar nga Cristriano, Kaka, Benzema, pasi ish-lojtari i Mançesterit kushtoi 96 milionë euro, të cilave, po t’u shtohen edhe numrat 65 dhe 35, që u korespondojnë brazilianit dhe francezit, bëjnë 196 milion euro në një zonë të vetme të fushës, e cila është e arritshme vetëm nga Florentino Perezi i Real Madridit. ثshtë e vërtetë se paratë nuk garantojnë gjithcka në futboll, siç e tregoi edhe Kupa e Mbretit, ku Alcorcَn e kategorisë së tretë spanjolle eliminoi galaktikët e mëdhenj. Sidoqoftë, të gjitha këto miliona të shpenzuara, është e sigurtë se të dielën do të përkthehen në miliona njerëz, që do ta mbajnë frymën për 90 minuta në televizion, për nëntëdhjetë minuta, sepse futbolli botëror do të eklipsohet nga ajo që do të luhet në “Camp Nou”. Më shumë se 98.000 spektatorë do ta mbushin këtë arenë toreadorësh, të cilët do të kontrollohen nga mbi 1.120 oficerë të sigurisë, përfshirë edhe forcat e policisë private, të angazhuara nga Barcelona. Dhe, sigurisht, epoka e telekomunikacionit do të korrespondojë me një mbulim të pashoq televiziv.
Për gjithë stadiumin do të vendosen 60 kamera televizioni, ndërsa 150 profesionistë do të punojnë për të ofruar në mënyrën më të përsosur katër njësitë e tyre lëvizëse. Ndeshja do të transmetohet edhe nga 51 kinema, në 22 qytete spanjolle. Sepse, të dielën do të përballen dy skuadra, pagat e të cilave, së bashku, arrijnë në 947 milionë euro. Asnjëherë më parë nuk ishte përftuar nga dy klubet në fjalë një figurë e ngjashme. Një faktor më shumë, për ta kthyer këtë ndeshje, në qendrën e rruzullit tokësor futbollistik.
 

elbruna

Anëtar i Respektuar
BARCELONA IS THE BEST,,,, ka per ta mbyt Realin,,,
 

fshatari

Anetar
BARCELONA IS THE BEST,,,, ka per ta mbyt Realin,,,

une jam tifoz i manutd por ne kete sfide beje tifo per barcelonen.HENRY jam i sigurt 99.9% se do te shenoj gole ne kete ndeshje
 

fshatari

Anetar
formacioni i ndeshjes sote


EL_CLASIKO.JPG
 

kitrra 123

plak gjufurrak
REALI :kercim::dong::dong::dong::dong::dong::dong:
 

fshatari

Anetar
REALI :kercim::dong::dong::dong::dong::dong::dong:

cfar po tha bre kitra po barca eshte spektakolare per momentin edhe pse jam tifoz i manutd e pranoj realitetin reali edhe nja 5 vite nuk do te jete ekip si ka qene por ndoshta me kure pasi asnjera ekip me nuk e cmon realin te gjitha ja kan mare lojen ahhahhaha
 

kitrra 123

plak gjufurrak
cfar po tha bre kitra po barca eshte spektakolare per momentin edhe pse jam tifoz i manutd e pranoj realitetin reali edhe nja 5 vite nuk do te jete ekip si ka qene por ndoshta me kure pasi asnjera ekip me nuk e cmon realin te gjitha ja kan mare lojen ahhahhaha


ndeshja fillon ne ora 19 :dong::dong::dong:
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Ky ekipi me plot krimba qe vjen nga Madridi edhe mund te quhen mbreter, por sikur harruan se atje ku shkuan shkelen ne ate toke ku strehohet ai klub qe per momentin eshte ZOT i futbollit


Para Siempre Barca


 

fshatari

Anetar
hhehehheeh leksione c.ronaldos dhe shokeve te tije kjo eshte magjia e futbollit botrrore per momentin urime sempre barca ju uroj suksese ne vazhdim dhe shpresoj se do te beheni kampion pasi jeni 1
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Nje gje s'kuptoj une , ben gol Ibra nga Suedia me origjine boshnjake , fiton Barca
kunder Realit ne kampionatin Spanjoll te futbollit , ok deri ketu ,
por çka per tu hapur b...... forumistat , shoket tane , bashkatdhetaret tane.
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Nje gje s'kuptoj une , ben gol Ibra nga Suedia me origjine boshnjake , fiton Barca
kunder Realit ne kampionatin Spanjoll te futbollit , ok deri ketu ,
por çka per tu hapur b...... forumistat , shoket tane , bashkatdhetaret tane.

Kta forumistat perveq se bejne tifo per spanjolet apo anglezet ose italianet, shkojne edhe ne Qemal Stafa per ta perkrah kombtaren sepse per mua spari vijne ata qe mbajn fanelen kuq e zi pastaj kuq e blu qe jane ngjyrat e Barcelones.
Ty qe nuk te pelqen futbolli po deshte ti sjell linqet e gta san andera dhe sa harxhon koh ktu futesh aty ben xhiro me vetura ku secila qe te del perpara mund ta marresh vetem me nje te klikuar Enter.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Derbi plotesoi epitetin e nje derbi, dhe, ne derbi fiton ai i cili shfrytezon madje nje gabim te vetem. Mbreme nuk behej fjale fare per leksione..........:gjujpeshk:
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Derbi plotesoi epitetin e nje derbi, dhe, ne derbi fiton ai i cili shfrytezon madje nje gabim te vetem. Mbreme nuk behej fjale fare per leksione..........:gjujpeshk:

Ti paske pa Catanian me Milanin
Per gati 30 minuta me nje futbollist me pak, dhe per ate koh gati 30 % ta zotroj topin me shum se sa kundershtari, nuk eshte leksion?
Qfar ishte momenti kur Diarra mori karton te kuq? Si mund ta quash nje skene kur 3 futbollist si Messi, Xavi dhe Iniesta fusin ne mes disa futbollist te realit dhe ne cdo sekond i ofrojne ta shofin topin por nuk i lejojne ta prekin per asnje moment.
Kto pra jan leksione, kjo eshte stervitje dhe kto jan nerva qe Diarran e leshuan dhe vendosi me mir te nderhyj si ne ragbi e te dal nga fusha si burre se sa te rrij aty te sillet si femij rreth topit pa pas ndonje shpres per ta prek ate
Nese mbrem diqka nuk ishte e drejt, ateher kete padrejtesi e ben gjyqtaet qe nuk dhan nje top ne vete per madrilenet e te luajn si te dojn ata sepse per deri sa ne futboll dy ekipe do te luajn me nje top te vetem, ateher ai gjithmone do te jet pron e Barcelones qe i jipet kundershtarve per 1 shanc ne fillim edhe 1 ne fund sa per ta prish monotonine se nganjeher edhe mua ma shpif loja e tyne kur bejn hajgare si mbrem me diarran dhe bashkluftetaret e tij qe ne 3 ndeshjet e fundit kunder Barcelones kan marr zerro fitore zerro pike dhe zerro vlersim.
 

madmax

lost in the ocean
reali meritonte diçka me teper, por fati ishte me barcelonen
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Per gati 30 minuta me nje futbollist me pak, dhe per ate koh gati 30 % ta zotroj topin me shum se sa kundershtari, nuk eshte leksion?

Shiko ti njohes perfekt i futbollit. Nese te ka rastise te shohesh ndeshje futbolli, afer 90% e rasteve kur ekipi mbetet me nje lojtar mangu, korr rezultat pozitiv. Kjo eshte rregull e pashkruar.....
Po lojtari i Bracelones nga qejfi mori kartonin?
Nje beteje eshte humbur por lufta perfundon ne Maj mos me heret! :gjujpeshk:
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Reali e meritoj Barazimin .

n'pjes tpar veq 1 ekip u kon nfush edhe aj u kon Real Madridi me plot raste po qe dredhanat e realit sdite mi dhon , edhe mdoket om ngoj PEPI :p se pata thon qe duhet me fut Ibren :p e futi edhe shenoj kshtu qe urime :p
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Shiko ti njohes perfekt i futbollit. Nese te ka rastise te shohesh ndeshje futbolli, afer 90% e rasteve kur ekipi mbetet me nje lojtar mangu, korr rezultat pozitiv.:gjujpeshk:

Kerka sje
Ne finalen e championsit kunder Arsenalit, Barcelona po humbiste 1-0, dhe qe ne pjesen e par portjeri anglezve u ndeshkua me karton te kuq per nderhyrje jashta 16-tshes. Katalanasit shfrytzuan superioritetin numerik dhe shenuan 2 her ne porten Arsenalit, gje qe ate sezone askush nuk e kishte bere sepse ata vinin ne finale pa asnje humbje.
Pastaj kur mos gabofsha po ate sezone ne kampionatin spanjol Barcelona udhehiqte 1-0 ne Sevila dhe nderkoh moren karton te kuq duke i len hapsira me teper vendasve qe kishin nje kundersulm vrases, dhe ne fund Barcelona e humbi ndeshjen 2-1 pershkak atij kartoni.
Nese ne futboll paska rregull te pashkruar, ateher ai eshte nje dhe i vetem, penalltia nuk duhet ti lihet lojtarit qe nxjerr ate, sepse ne te shumten e rastev e humbe. Ndersa tjerat rregulla te pashkruara shpiken kshtu ne varsi te rastit sa per tu nxjerr nga situata.

Reali e meritoj Barazimin .

n'pjes tpar veq 1 ekip u kon nfush edhe aj u kon Real Madridi me plot raste po qe dredhanat e realit sdite mi dhon

Me ty jom
hahahahaha ncccc
Me 1 goditje ne port po thu kishte vetem 1 ekip
Ja ke fut si elez tetrisi
 

Argjendi

Antarë
Titulli: Po afrohet sfida e frikshme - El Clasico

El Classico 2010 Real Madrid vs. barcelona
zhvillohet me daten 11.04(prill)2010
 
Top