Po ju zbulojmë se çfarë nënkupton gjatësia e flokëve për ju?

Jetmira

Antarë i Respektuar
Ndoshta edhe nuk keni menduar shumë rreth gjatësisë suaj të flokëve – më së shumti keni ndjekur trendet aktuale për stilimet më të mira që i përshtaten karakterit tuaj. Megjithatë, nuk është vetëm trendi që ju ka çuar të provoni një stilim të caktuar dhe për këtë ju japim faktet më poshtë. Pra, çfarë realisht nënkupton gjatësia e flokëve për ju si person?

Prerja ‘Pixie’ apo flokë shumë të shkurtra
Jeni me vetëbesim, social, person shumë i mirë i cili është i gatshëm për flirtim në çdo kohë. E keni shumë të lehtë të krijoni miqësi të re, të njoftoni njerëz të rinj dhe të realizoni kontaktin e parë. I pëlqeni punët ku në radhë të parë e vendosni inteligjencën, dhe kur të hasni në disa probleme, ju i zgjidhni sikur ndonjë shaka. Gjithçka mbani nën kontroll edhepse ndonjëherë reagoni pa menduar.
floke-model-dukje-1.jpg

Prerja ‘Bob’ apo flokë me gjatësi deri mbi supe
Jeni e drejtëpërdrejtë dhe gjithnjë e thuani të vërtetën, pa marrë parasysh se sa dhemb. ثshtë shumë e lehtë të mbani një ekuilibër midis punës dhe jetës private. Jeni person që merr iniciativë dhe jeni shumë të organizuar. Ju nuk mund të përballoni rutinën, nuk keni komplekse dhe adhuroni gjëra të reja. Jeni kokëfortë dhe jeni në gjendje të sjellni vendime në mënyrë të pakujdesshme.
floke-model-dukje-2.jpg

Flokë me gjatësi mesatare apo deri në supe
Jeni femërore, elegante dhe e sofistikuar, një zonjë e vërtetë. Bukuria juaj natyrore tërheq vëmendjen kudo që të paraqiteni dhe kënaqeni nën shoqërinë me miq të mirë. Ju pëlqejnë sfida dhe projekte të reja dhe jeni ekspert për njoftime të reja me njerëz të rinj!
floke-model-dukje-3.jpg

Flokë të gjata dhe ekstra shumë të gjata
Jeni person i dashur, i durueshëm, i drejtë dhe ëndërrimtar. Në dashuri, gjithmonë jepni nga vetja dhe lidhja juaj është mëse e sigurt. Nuk prisni vetëm nga partneri, ju i bëni vet gjërat! Ju mund të jeni me të gjithë, nuk e keni problem njoftimin me njerëz të rinj. Mund të jeni nganjëherë pikëllues, këmbëngulës dhe të denjë, por për këtë jeni edhe aq i suksesshëm./femra.net/
floke-model-dukje-4.jpg
 
M

Morfina

Edhe kte se kisha lexu na iher, ja merka ne kthese horoskopit. :p
 
  • Haha
Reactions: Ivy
Top