Poezi nga Bledi ylli

AnaVie

I Miss you so much my dad
Staf në FV.AL
Ky shkrimtar kaq origjinal me godet saher ne shpirt me krijimet e tij ndaj mendoj qe ne kte teme te sjellim vargjet me te bukura.

Po e filloj un me :

Imagjinatë e dëshiruar

Njëmijë netë do t'më mohosh
Nga nostalgjia do jesh e ndjekur.
Për njëmijë ditë do më kërkosh
E unë për ty do jem "i vdekur"...

Do jem një send n'ambientin tënd
Ai portret në mur i zbehur.
Do jem si lapsi, që nuk zë vend
E kur e do të rri i fshehur!

Në mëngjes kur dritaren të hapësh
Do jem ajri, që të mbush frymë,
Do jem si gjethe që do ta kapësh
Por që më tej, era e shtyn...!

Njëmijë netë, do të flesh e qetë
Nga krahët e dikujt, e përqafuar...
Çdo mëngjes realiteti
S'do të lejoj për t'më harruar.

E ashtu e mallëngjyer
Në rrugët plotë do më kërkosh
Do të kesh natën për të gënjyer
Edhe mëngjesin të më kujtosh.

———

Radha juaj miq .:)
 

AnaVie

I Miss you so much my dad
Staf në FV.AL
Mos me ndal

Më lër të çmendem, shpirtit tënd
Aty ku shirat pikojnë verë...
Dhe jo nga musht shtypur me këmbë
..., nga frymë perëndishë i nxjerrë!

Lermë të dehem mos më ndalo
Ti nuk e di se ç’ndjej e dua.
Unë do të bëhem ai që do
Bëhu dhe ti ajo që dua.

Në shpirtin tënd kam për të shkruar
Me gërma fryme që gdhendin thellë
Ato që askush nuk ka guxuar
Do t’i bëj unë me zjarr e zell!

Mos më premto, më mbyt në puthje
Me thonjë në fyt, mbytmë në do...
Veç kur të vij mos më shty tutje
Lermë të çmendem, mos me ndalo!

Bledi Ylli
 

AnaVie

I Miss you so much my dad
Staf në FV.AL
Aromë përqafimi

Kur qetësisht të dridhet nata
Në fund të detit me hënën lart
Ku gjenden fjalë pafund të gjata
Por edhe heshtjen që bëhet, art !

Aty jam unë e dashura ime
Që vetëm ti t’më shohësh qartë .

Kur ëmbëlsisht të t’dridhet buza
Në fund të detit me hënën sy
Do gjesh aty me mij’ra muza
Dhe penën time do gjesh, aty !

Ashtu pa ngjyrë, mes natës fshehur
Do shkruajë vargje vetëm për ty .

Kur pamëshirë të t’dridhen sytë
Mbylli të lutem, me ngadalë
E nëse ndjen diçka të t’mbytë
Jam unë...Të përqafoj me mall

Kur t’hapësh sytë nuk do më shohësh
Veç përqafimi do mbetet shall’ !

Bledi YlliB3CA9957-2A93-4277-9397-40F8DC0A8327.jpeg
 

NGU

Wild child full of grace 💫

Labirint​

Shumë e mistershme qënia jote
Të them qënie se s’di ç’te them
Nuk ngjan m’asgjë të kësaj bote
Shembulli i parë gjer në ekstrem.

Ti je e bukur(si shumë të tjera)
Po veç kur flet, lekundet dheu.
Ngjyroset qielli, dridhet dhe era
Kush të dëgjoi e kokën s’ktheu!

Ah,kur ecën…kur ecën ti
Zbërthehet dielli në mij’ra copë
Ku mos të ngjash si perëndi
Me kurorë dielli mbi flokë!

Dhe unë që humba në sytë e tu
N’ato vështrime që ti m’i falje
Preferoj të jem kështu
Pa kërkuar për rrugëdalje.
 

AnaVie

I Miss you so much my dad
Staf në FV.AL
Mbaroi kjo botë më thanë disa
Po shkel në djall më thanë të tjerë.
Nuk them, më prekën sa më s' ka
Por nuk më mposhtën asnjëherë!

Nuk bëra ndonjë gjë të madhe
Veç shtriva buzët vesh më vesh.
Mund të më ndalin që të hedh valle
Po kurrsesi të buzëqesh.

9C2F157F-0463-4A54-A315-EAAA2E2329B4.jpeg
 

AnaVie

I Miss you so much my dad
Staf në FV.AL
Kur do bëjmë atë që duam e jo atë që duhet ?
Atë që dimë e jo ç'ka përpiqen të na mësojnë !?
Atë që në fund tě fundit e shohim reale e jo çfarë ndërtojmë nëpër ëndrra.
Kur do shajmë dreqi e mori njëherë siç duam, siç ndjejmë,
ashtu si na vjen në měndje dhe jo të pěrtypim atë që na mbyt.
Kur do dalim njëherë nga ajo mburojë morali që shumě herë na mban larg realitetit, larg asaj që duam, larg vetvetes.
Energji e rrethuar brenda njě trupi është njeriu.Lëshoje pra atë fuqi energjike të bëj revolucionin e saj.Të fitojë atë që do për të fituar dhe ti vetveten.
Kur do jetojmë si duam ... Kur ?!
(Pěr mos tě thěně kurrě)

6F530358-CDE9-432F-8920-5AF23504B998.jpeg
 
Top