Presidenti Topi pret presidentin e UEFA-s, Michel Platini

Ado

FISEBILIL-LAH
Presidenti Bamir Topi ka pritur të martën në takim presidentin e UEFA-s, Michel Platini, i cili viziton Shqipërinë në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit. Topi me këtë rast vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të UEFA-s dhe rolin personal të Platini-t për zhvillimin e futbollit shqiptar në respekt të rregullave dhe niveleve ndërkombëtare të futbollit.

Presidenti shprehu gjithashtu mirënjohjen për ndihmesën e dhënë nga UEFA për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri, duke iu referuar dhe inagurimit më së fundmi të fushës së stadiumit “Niko Dovana” në Durrës.

Nga ana e tij, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, vuri në dukje vlerësimin dhe admirimin e tij për qëndrimin e mbajtur nga presidenti Topi në mbështetje të zgjidhjes efikase dhe sa më të shpejtë të problemeve të futbollit shqiptar.

Platini gjatë bisedës shprehu në mënyrë të vazhdueshme gatishmërinë e tij për të mbështetur futbollin shqiptar për një ecuri të mëtejshme pozitive, thuhet në një komunikatë të Presidencës shqiptare.

Në takimin e presidentit Topi me një ndër personalitetet më në zë të futbollit ndërkombëtar ishin të pranishëm dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit të ardhur nga UEFA, po ashtu dhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka. /Telegrafi/
 

krutonja

Anëtar Aktiv
Ah sa do te doja te isha Topi per ato ore qe do takohej me Platinin!!! Legjende eshte, dhe une si Juventine normalisht qe e kam gati idhull.
 
Top