Prezantohet Sony Xperia Z4

Arfenilla

Themelues i Forumit
Prezantohet-Sony-Xperia-Z4-600x330.jpg
Pas shumë muajsh thashetheme dhe spekulime, Sony ka prezantuar më në fund telefonin e saj inteligjent, Xperia Z4. Telefoni ka dizajnin OmniBalance me trup 6.9mm të hollë dhe anësore prej metali. Ashtu si paraardhësi i tij, edhe Xperia Z4 ka marrë certifikimin IP68, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Sony Xperia Z4 përmban ekran 5.2 inç me rezolucion 1080 pikselë Quad HD. Ai fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 810 me arkitekturë 64-bit dhe me tetë bërthama, së bashku me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB nëpërmjet kartës microSD. Telefoni operon me sistemin Android 5.0 Lollipop.

Në anën e pasme ka kamerë 20.7 megapikselë me sensorin e imazheve Exmor RS së bashku me motorin e përpunimit të imazheve BIONZ. Telefoni është i pajisur me Lentat G me hapje 1/2.3 inç. Kamera ofron mbështetje për opsionet HDR të imazheve si dhe veçorinë ‘Cooking Mode’ për t’i shkrepur foto ushqimit. Kamera frontale është 5 megapikselë me sensorin Exmor R. Xperia Z4 përmban bateri të palëvizshme me kapacitet 2,930 mAh dhe peshon 144 gramë.b lajmi
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Prezantohet Sony Xperia Z4

shumicen e funksioneve nuk e kuptova haahaha... kush eshte i apsionuar pas smartphonave lajm i mire besoj, per mua ..eh ca pastaj ahahha :p
 
Top