• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Princesha Sofia zu Wied, princesha me origjine shqiptare.

Lauri

Anunnak
Princesha Sofia zu Wied, princesha me origjine shqiptare.

Princesha Sofi formalisht Madhëria e Saj Mbretëresha e Shqipërisë Sofia (21 maj 1885, Potsdami - 3 shkurt 1936, Fântânele; gjatë Sophie Helene Cecilie of Schِnburg-Waldenburg (zu Wied)) ishte bashkëshortja e Princ Vidit me të cilin u martua më 30 nëntor 1906. Njihet gjithashtu si Princeshë Sofia e Shqipërisë. اifti mbretëror pati dy fëmijë:
- Princesha Marie Eleonore, Donika (1909–1956)
- Princi trashëgimtar Carol Victor, Skënderi (1913–1973)
Princesha Sofi lindi në Potsdami, Brandenburg ishte vajza e Princit trashëgimtar Victor of Schِnburg-Waldenburg (1856–1888) dhe e gruas së tij Princeshës Lucia of Sayn-Wittgenstein-Berleburg (1859–1903). Ajo pati disa rrënjë shqiptare, duke filluar me Ruxandra Ghica (Gjika), vajza e Grigore I Ghica (Gjika), sundimtar i Vllahisë (Rumani). Gjyshërit e saj nga e ëma Emil, Princ i Sayn-Wittgenstein-Berleburg (1824–1878) dhe gruaja e tij Pulcheria Cantacuzene (1820–1865), princeshë rumune. Emil ishte djali i August Ludwig of Sayn-Wittgenstein-Berleburg (1788–1874) dhe i Franziska Allesina von Schweitzer (1802–1878). August Ludwig ishte djali i tetë nga dhjetë djemtë e Christian Heinrich, Princ i Sayn-Wittgenstein-Berleburg (1753–1800) dhe gruas së tij Charlotte Friederike Franziska, Konteshë e Leiningen-Westerburg. Christian Heinrich ishte një drejtues premtues i Sayn-Wittgenstein-Berleburg shtet i Perandorisë së Shenjtë Romake. Ai drejtoj si Kont nga 1773 deri më 1792 dhe si Princ nga 1792 e deri në vdekje. Sayn-Wittgenstein-Berleburg ishte nën Dukatën e Madhe të Hesse-ve në 1806. Prindët e saj vdiqën kur Sofia ishte e vogël kështu që ajo kalojë rininë e saj në Moldavi ku gjendeshin kushërinjtë e saj nga e ëma.

Princeshë e Shqipërisë.

Mbretëresha Elizabeta e Rumanisë, kushërirë e Vilhemit, bashkë me Princeshen Sofi luajtën një rol vendimtar që Princ Vidi të pranonte kurorën e Skënderbeut. اifti mbretëror mbërriti në Durrës, Shqipëri më 7 mars 1914, për efekt të pranimit që Princ Vidi i bëri kurorës shqiptare më 21 shkurt 1914 nga një delegacion shqiptar i kryesuar nga Esat Toptani. Delegacioni shqiptar vizitoi edhe Waldenburg, Saxony për respekt të familjes së Princeshës Sofi.
/radi and radi









 

Lauri

Anunnak
Titulli: Princesha Sofia zu Wied, princesha me origjine shqiptare.

Ne foton e pare Princ Vidi me te shoqen Sofi ne Portin e Durrsit aspo vuri kemben ne Shqiperi.

Ne foton e dyte eshte bere diku ne Gjermani
 
Top