Privatizimi i Kompleksit Partizani, Balla nxjerr dokumentin e krushkut të Berishës: Prova kyçe e korrupsionit

Privatizimi i Kompleksit Partizani, Balla nxjerr dokumentin e krushkut të Berishës: Prova kyçe e korrupsionit​


1614879868858.png
Dokumenti i firmosur nga Luan Malltezi për kompleksin sporti Partizani që bën të ditur shpronësimin e ish-pronarëve përbën për kreun e grupit parlamentar të PS-së provën kyçe për atë që e cilëson si aferë të korrupsonit.


Dokumenti është firmosur pikërisht nga krushku i Berishës, Luan Malltezi, edhe pse toka prej 26 mijë metër katrorë u privatizua nga i biri Jamarbër Malltezi dhe familja e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Asokohe qeveria e Sali Berishës e privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Në kohë rekord nga tetori i vitit 2008 deri në dhjetor të atij viti ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami, anëtar i qeverisë së vjehrrit të Malltezit, përfundoi të gjitha procedurat për kalimin e pronësisë së tokës dhe shitjen e hotelit gjigant dhe ndërtesave me 100 milionë lekë të vjetra. E kam denoncuar këtë akt të rëndë korruptiv në atë kohë për disa javë rresht, duke publikuar të gjithë dokumentacionin. Madje mu desh të përballem me salinjtë edhe ne Gjykatë për këtë dosje korruptive”, shkruan Balla.


Një ditë më parë emisioni Top Story solli me fakte dhe dëshmi mënyrën se si u abuzua me procesin e privatizimit të kompleksit "Partizani", ku i gjithë shteti u në shërbim të dhëndrit të kryeministrit të atëhershëm, Sali Berisha për t'ia kaluar në pronësi tokën në mes Tiranës për ta kthyer në ndërtim të kullave.
Një prej pronarëve kryesorë, me 35 % të aksioneve në kompleksin “Magnet” është Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Pallatet nuk kanë lënë më asnjë gjurmë nga terrenet sportive. Ajo është shndërruar në një prej lagjeve më të preferuara të Tiranës sot. Ne do të tregojmë hap pas hapi se si Malltezi, duke shfrytëzuar pushtetin e vjehrrit, zaptoi truallin në mënyrë abuzive.
g.shqip
 
Top