Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Si doli ideja e arsimimit (dhe shkolles) në gjuhën shqipe, ne Perandorine Osmane?

[Nga autori turk Ali Arslan. Prof. Dr i Departamentit te Historisë, dhe Fakulteti të Letërsisë ne Universitetin e Stambollit.]

Pas themelimit të Greqisë, ndaj atyre që ishin të lidhur me Kishën Ortodokse u bënë përpjekje për t’i greqizuar më anë të këtyre kishave. Kjo politikë u ndoq më së shumti në trevat e Shqipërisë jugore të cilat janë pranë Greqisë, në Thesali dhe Selanik. Ndërsa Italia dhe Austria përdorën metodat e ekspansionit mbi shqiptarët katolikë, veprimtaria e Serbisë dhe Bullgarisë u bënë pengesë për shqiptarët. Përballë këtyre rreziqeve për shqiptarët, ideja e shkollimit në gjuhën shqipe u hodh së pari nga Naum Veqilharxhi. Ai përgatiti dhe botoi një alfabet në vitin 1844. Veqilharxhi thoshte se në vend të shkollave greke, latine ose turke, shkollimi duhej të bëhej në gjuhën shqipe. Shoqata Kulturore Shqiptare e themeluar në Rumani në vitin 1850 shkaktoi reagimin si të Perandorisë Osmane dhe të Kishës Ortodokse. Veqilharxhi u helmua nga kisha ortodokse më 1854. Më 1864 intelektuali shqiptar Kostandin Kristoforidhi përgatiti dhe botoi gjithashtu një alfabet shqip me qëllim që të përdorej në shkollat në gjuhën shqipe. Burra të mençur shqiptarë nuk mundën më 1871 të arrinin të merrnin ndonjë premtim nga takimi me Vezirin Ali Pasha në lidhje me lejimin e hapjes së shkollave shqipe. Gjithashtu edhe kisha ortodokse reagoi seriozisht ndaj këtyre përpjekjeve.. Patriarkana Ortodokse ishte më efektive se shteti osman për arsimimin në shkolla të një stili të ri europian sidomos në Shqipërinë jugore. Për shembull, në Gjirokastër, Berat dhe Vlorë kishte 80 shkolla të shtetit osman dhe 160 shkolla greke, të cilat ishin hapur më së shumti në sanxhakun e Shqipërisë. Ato pak shkolla të stilit europian ishin të disponueshme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për territoret që përfshiheshin në shtetin osman. Shqiptarë të shqetësuar nga greqizimi që po ndodhte në اamëri, u hodhën në veprim. Për shembull, Hoxha Hasan Tahsin nga Ninati i اamërisë, rektori i parë i emëruar i Universitetit të Stambollit, u përpoq të hapte një shkollë shqipe në Berat, dhe u arrestua ne Delvinë. Kërcënimi kulturor shtohej dita-ditës në Shqipërinë jugore për shkak të aktivitetit grek. Kur Farncesko Krispi, kryetari i Parlamentit të Italisë, i kërkoi Gjermanisë dhe Austrisë ti jepnin Shqipërinë në këmbim të Bosnjës që do t’i takoj Austrisë, shqiptarët u ndjenë të rrezikuar politikisht. Në vitin 1877 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër ishte biseduar për ndarjen e territoreve shqiptare nga Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria. Përballë këtij fakti u ra dokord për organizimin e një mbledhjeje në prill të vitit 1877 nën udhëheqjen e Abdyl bej Frashërit, dhe me pjesëmarrjen e burrave të ditur si Hasan Tahsini, Abedin pashe Dino, Mehmet Ali Bej Vrioni, Zija Prishtina, Ibrahim Dragoti, Myslim Gjoleka (etj) Në këtë mbledhje u vendos për përfshirjen e të gjitha territoreve shqiptare në një vilajet të vetëm, arsimimi të bëhej në gjuhën shqipe, të futeshin shqiptarët në institucionet administrative. Ata e informuan shtetin osman për këto vendime, por nuk morën asnjë përgjigje. Shteti osman u mund në luftën kundër rusëve midis viteve 1877 dhe 1878, ndaj dhe sipas Traktatit të Shën Stefanit territoret lindore të Shqipërisë kishin për t’iu dhënë Bullgarisë, ndërsa territoret veriore Malit të Zi. Por shqiptarët u përpoqën t’i ruajnë territoret e tyre me Komitetin e Lidhjes së Prizrenit që u krijua më 10 qershor 1878. Shqiptarët protestuan menjëherë kundër këtij Traktati duke zgjedhur komitetet e tyre. Qendra e kësaj rezistence ishte Prizreni. Mbledhja u caktua për më 10 qershor 1878 dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve si Abddullah-Hüsnü Frashëri nga Jugu u fromua Lidhja e Prizrenit (Komiteti për Mbrojtjen e Kombit Shqiptar) ose Lidhja Shqiptare. Kjo Lidhje synonte mbrojtjen e njësisë territoriale shqiptare.[10]. Lidhja e Prizrenit ra dakord për formimin e një qeverie ku përfshiheshin sektorët e jashtëm, të brendshëm dhe të financave. U vendos që të katër vilajetet shqiptare të qeveriseshin si një të vetëm në të ardhmen nga një guvernator, nëpunësit të flisnin shqip nga vetëm një qendër, si dhe shkollimi të bëhej në gjuhën shqipe. Abdyl Hamiti II ne fillim nuk e kundërshtoi Lidhjen e Shqipërisë, mirpo kundërshtonte administratën autonome te saj. Sulltani rekomandoi myftijve, nëpunësve, mësuesve dhe komandantëve ushtarakë në Shqipëri të mos e kundërshtonin këtë akt lidhjeje. Pavarësisht nga këto, shteti osman do të pranonte që disa territore shqiptare t’i jepeshin Malit të Zi dhe Greqisë në përputhje me Traktatin e Berlinit. Shteti osman nuk donte t’ia jepte Ulqinin Malit të Zi duke përdorur (mbeshtetur) për këtë Lidhjen e Prizrenit. Megjithatë, Anglia do të pushtonte Izmirin nëqoftëse nuk jepej Ulqini. Kur Italia dhe Rusia mbështetën Anglinë, shteti osman u dorëzua dhe ia dha Ulqinin Malit të Zi. Mirpo kjo çështje shkaktoi probleme te medha midis shtetit osman dhe shqiptarëve dhe për më tepër Lidhja Shqiptare u dërrmua në vitin 1881 kur ajo donte të çonte përpara idenë e Shqipërisë Autonome te pavarur [13].Si ishte sistemi arsimor para fillimit të arsimit shqip në Shqipëri? Përderisa arsimi fillor ishte fetar në shtetin osman, fëmijët mësonin në gjuhën e fesë apo besimit që ata kishin pranuar. Gjuha në shkollat publike në shkollat me nxenes myslimanë ishte turqisht. Kurse për shqiptarët ortodoksë gjuha e përdorur ishte greqishtja e kishës ortodokse. Ndërsa për katolikët shkollimi bëhej në italisht. Megjithatë, disa klasa në shkollat misionare katolike filluan të bëjnë disa mësime në gjuhën shqipe. Si e filluan shqiptarët arsimimin në gjuhën shqipe?Të burgosurit e arrestuar për shkak të veprimtarive të Lidhjes së Prizrenit u liruan në vitin 1885. Marrëdhëniet me shqiptarët u përmirësuan. Dhe kështu u hap shkolla e parë shqipe për meshkuje në Korçë në vitin 1885. Kjo shkollë private u aprovua nga qeveria osmane dhe u hap në 7 mars 1887. Në këtë shkollë studionin nxënës shqiptarë me besime te ndryshme fetare. Në të njëjtin vit, sistemi i shkrimit dhe këndimit në gjuhën shqipe filloi edhe në fshatra si Polena dhe Luarasi. Petro Nini Luarasi filloi të jepte mësim falas në gjuhën shqipe për njerëzit në Kolonjë. Jo vetëm nxënësit por edhe të rriturit merrnin mësime shqip në Ersekë15. “Ata filluan të mësojnë shqipen në disa shkolla ish-turke (ne Shqiperi), siç ishte shkolla fillore e Filatit nga Qamil Izet اami, shkolla e Spatarit nga Prokop Meksi e të tjerë...”16 Këto u pasuan me shkolla të tjera të miratuara zyrtarisht [17]. Një shkollë e dytë u hap për vajzat në Korçë në vitin 1891. Këto që u përmendën dhe shkolla të tjera të ngjashme vazhduan të funksionojnë deri në urdhrin përmbarues të qeverisë së Stambollit. Këto aktivitete shkollore u mbështetën gjithashtu nga shqiptarët në Egjipt, Stamboll, Rumani, Bullgari dhe SHBA. Strategjia dhe planet e të gjithë grupeve të përmendura ishin krejtësisht të ndryshëm por ata ranë në ujdi të inkurajojnë ndjenjat kombëtare. Këto grupe shqiptarësh jashtë ishin duke botuar gazeta, periodikë dhe libra për të ndërfutur çështjen kombëtare shqiptare. Me këto akte ndikuan tek opinioni publik europian në favor të shqiptarëve [18]. Me aktet e shqiptarëve çështja e arsimimit në gjuhën shqipe nuk ishte vetëm çështje e një klase në shkollat e Misionarëve Katolikë por edhe e dhënies së lejës shqiptarëve për të hapur shkolla të ngjashme me shkollat private në shtetin osman të cilat ishin falas.

اfarë mendonte Patriarkana Ortodokse për shkollat shqipe?
Megjithëse ishin hapur shkollat shqipe me statusin e shkollës private, autoritetet fetare të krishtera ortodokse vazhduan të shkaktojnë trazira për të penguar hapjen e këtyre shkollave. Kisha Ortodokse greke, duke mos dashur që shqiptarët ortodoksë të mësonin në shkollat e përmendura, jo vetëm kundërshtonte me fjalë por edhe i dëbonte fëmijët që ndiqnin këto shkolla. Këta nxënës flakeshin nga bashkësia dhe nuk lejoheshin të merrnin pjesë në ceremonitë fetare19. Kisha ortodokse nuk donte që, për shkak të këtyre shkollave në gjuhën shqipe, të humbiste kontrollin e saj mbi shqiptarët ortodoksë që i mblidhte kisha. Për pengesat e krijuara në lidhjet klerikale me Kishën Ortodokse greke, ata u ndeshën me forca të armatosura shqiptare. Forca e armatosur e Komitetit për اlirimin e Shqipërisë, krijuar në Manastir në vitin 1905, u themelua në vitin 1906 nën drejtimin e Bajo Topullit. Kjo forcë vrau metropolitanin grek të Korçës në shtator 1906. Më 1 maj 1908, një raport njoftonte për vrasjen e grupit të Dino Eminit në qytetin skelë të Sarandës dhe se një grup i vogël shqiptarësh kundërshtonte mbërritjen deri në Stamboll të propagandës arsimore greke[21]. Kisha ortodokse kundërshtonte në mënyrë të vazhdueshme mësimin e shqipes duke gjykuar se për shkak të saj sidomos shqiptarët e krishterë nuk do të ishin nën kontrollin e kishës.

Cilat ishin arsyet politike që e shtynë Abdyl Hamitin II të kundërshtonte shkollat shqipe?
Ndërsa bëheshin mbledhje (tubime, lidhje) për të krijuar një administratë autonome në Shqipëri dhe të miratohej shqipja si gjuhë zyrtare më 1897, Shqiptarët e Italisë dhe Egjiptit i luteshin qeverisë osmane që shteti osman të lejonte shkollat në gjuhën shqipe. Kur kjo lutje u pa nga Abdyl Hamiti II, ai u shpreh se “Gjuha zyrtare e shtetit osman është gjuha turke osmane, ndaj nuk është e përshtatshme të krijohet një shkollë që të përdorë gjuhën shqipe”. Dhe kështu Abdyl Hamiti II urdhëroi Këshillin e Ministrave që të ndërmerrte masa paraprake në përputhje me vendimin e përmendur[22]. Në këtë lutje i kërkohej shtetit osman bërja e mësimit në gjuhën shqipe në shkollat publike. Në kohën e kësaj lutjeje ishte përhapur arsimimi në gjuhën shqipe në shkollat private. (jo-zyrtare) Por Abdyl Hamiti II kundërshtonte zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe në shkollat Publike.

Gjatë rebelimit të Kretës më 1897 u krijua një situatë e re për shtetin osman për të përfituar nga forcat shqiptare kundër grekëve. Forcat e armatosura shqiptare ishin sensibilizuar në pretendimet e tyre politike dhe nuk donin të çarmatoseshin në fund te betejës[23]. Më 1897 Austria dhe Rusia ranë në ujdi për krijimin e një principate të vogël shqiptare dhe për ndarjen midis shteteve ballkanike të trojeve të tjera të banuara nga shqiptarët [24]. Në këtë mënyrë udhëheqësit shqiptarë u përpoqën ta zgjidhnin çështjen me bashkimin e vilajeteve shqiptare rreth tyre ndaj u mblodhën dy herë në Pejë në nëntor 1897 dhe në janar 1899, ndërkohë që shteti osman nuk mund të gjente një zgjidhje për këtë çështje kundër kërcënimeve serioze mbi Shqipërinë që vinin nga Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia. Midis shqiptarëve u shfaqën dy opinione. Opinioni i moderuar ishte për t’i bashkuar shqiptarët që jetonin në pesë rajone, përfshi edhe Selanikun në një të vetëm vilajet, duke e bërë arsimimin sa në shqip aq edhe në turqisht, por që turqishtja të pranohej sërish si gjuhë zyrtare. Ndërsa opinioni radikal ishte për t’i bashkuar të katër vilajetet, ta pranoheshin ato si një administratë autonome dhe që shqipja të miratohej si gjuhë administrative dhe shkollore. Shumica e udhëheqësve shqiptarë pranuan opinionin e dytë. Haxhi Mulla Zeka ishte udhëheqësi i asaj që u quajt Lidhja e re Shqiptare e Pejes. Kjo lidhje do ta kishte jetën e shkurtër. Sepse për qeverinë osmane kjo çështje ishte shqetësuese. Haxhi Mulla Zeka u vra në vitin 1902. Si një rezultat i këtyre zhvillimeve, kundërshtarët e tyre jashtë Shqipërisë u hodhën në veprim dhe vendosën të punojnë për autonominë e Shqipërisë në Kongresin Shqiptar që u mblodh në vitin 1902 nën udhëheqjen e Gjikës nga Rumania[26]. Pasi shteti osman pranoi planin e reformave, që ishte kërkuar nga shtetet europiane në Maqedoni në vitin 1903, në Kongresin e Shqiptarëve të mbledhur në Bukuresht në vitin 1904 u vendos të kundërshtohej shteti osman. Aty u krijua një komitet nën kryesimin e Gjikës[27]. Aktivitetet e Italisë mbi Ballkanin dhe aktet për autonominë Shqiptare nga opozita shqiptare jashtë territoreve osmane e shqetësuan në mënyrë të veçantë qeverinë osmane. Si pasojë e shqetësimeve të lartpërmendura, shteti osman filloi të merrte masa parandaluese të rrepta kundër shqiptarëve dhe shkollave të tyre. Ishin udhëheqësit shqiptarë ata që me veprimet për krijimin e administrates autonome në Shqipëri ne Lidhjen e Pejes dhe vendosjen e shqipes si Gjuhe Zyrtare si dhe kryengritjet me qeverinë osmane të cilat bënë që qeveria osmane të reagonte seriozisht. Si rrjedhojë e këtyre akteve, disa shkolla që praktikonin mësimin në shqip në trevën e اamërisë si dhe të gjitha shkollat publike (zyrtare) u mbyllën. Kur u hapën sërish shkollat shqipe? Pas Periudhës së Kushtetutës së Dytë, u ndërmorën veprime për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Rreth një muaj pas Periudhës Kushtetuese në fillim të gushtit 1908 në Elbasan u hap një shkollë shqipe. Mandej në Shqipërinë jugore u hapën edhe plot shkolla të tjera28. Disa nga shkollat që u hapën të parat gjatë Periudhës Kushtetuese ishin shkollat shqipe në Filat dhe në Luros në اamëri29.. Për shkollat e sapokrijuara shqipe doli problemi i mësuesve.Prandaj dhe me vendim të Kongresit të Elbasanit në vitin 1909 u hap një shkollë për mësues. Ndersa Më 6 gusht 1908, dy javë pas Periudhës së Kushtetutës së Dytë, arsimimi në gjuhën shqipe ishte bërë realitet në nëntë shkolla publike në Tiranë42. Në korrik 1909 mësimi i shqipes ishte përfshirë në shkollat fillore dhe të mesme43. Shteti osman vendosi të ishte objektiv në debatet për alfabetin midis shqiptarëve dhe i la të lirë ata të zgjidhnin alfabetin latin ose atë arab. Qeveria osmane e bënte të ditur këtë vendim me një njoftim më 21 Kanunusani 1325, pra më 3 prill 1910. Alfabeti i zgjedhur nga shqiptarët do të ishte i përdorshëm jo vetëm në shkollat private, por edhe në ato publike ku mësimi bëhej shqip. Ai vendim pati ndikim të ndjeshëm. Për shembull, sipas informacionit të dhënë nga Ministri i arsimit Emrullah Efendiu në prill 1910, në shkollat e mesme në Prevezë, Gjirokastër e Berat “bëhej mësim shqip”. Njerëzit pëlqenin përdorimin e alfabetit latin në shkollat e mesme të Gjirokastrës dhe Beratit, ndërsa ajo e Prevezës alfabetin arab. Pas njëfarë kohe edhe shkolla e mesme e Prevezës kërkoi përdorimin e alfabetit latin për mësimin e shqipes. Megjithatë, nga ministri i arsimit u bë me dije se meqë viti akademik ishte “në mbarim e sipër” mbetej që kjo kërkesë e njerëzve për ndryshimin e alfabetit të përdorur në shkollën e lartpërmendur nuk mund të shqyrtohej “në momentin e tanishëm”.

PerfundimiNë betejën midis Shtetit Osman dhe Rusisë në vitet 1877-1978, është diskutuar për ndarjen e territoreve shqiptare midis Malit të Zi, Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë që pritej të themelohej. Anglia, Franca, Italia dhe Rusia e mbështetën këtë çështje. Ndërsa Greqia donte të zaptonte krahinën e اamërisë. Për shkak të rezistencës së përbashkët të Qeverisë Osmane dhe Lidhjes shqiptare te Prizrenit, Greqia kishte vetëm një territor të vogël – Artën. Lidhja e Prizrenit u themelua gjatë periudhës së përpjekjeve për arsimimin në gjuhën shqipe dhe krijimin e një Shqipërie autonome. Shteti Osman kundërshtonte administratën autonome, por mbështeste lirinë kulturore dhe arsimore. Madje Qeveria Osmane mbështeti Komitetin Arsimor Shqiptar të krijuar në Stamboll më 1879 dhe ky komitet përgatiti alfabetin e shqipes me 26 shkronja latine dhe dhjetë greke, të cilat do të bashkonin shqiptarët myslimanë dhe të krishterë. Shkollat e para shqipë u hapën në Shqipëri në vitin 1885, por kjo punë u kompletua zyrtarisht në vitin 1887 kur u dha leja përkatëse. Shkollat e bënin mësimin në gjuhën shqipe me statusin e shkollave private që vazhduan të hapeshin. Në këtë mënyrë u hapën shkollat shqipe në krahinën e اamërisë. Patriarkana Ortodokse kundërshtoi hapjen e këtyre shkollave ngaqë në këtë mënyrë ajo do të humbte kontrollin mbi shqiptarët ortodoksë. Deri në vitin 1897 shkollat private shqipe e bënin mësimin pa ndonjë problem, por kërkesa e shqiptarëve të Italisë për mësimin e shqipes në shkollat publike, ndërkohë që Italia zbatonte një politikë ekspansioniste mbi Shqipërinë, u kundërshtua nga Abdyl Hamiti II ndërsa u deklarua se në shkollat publike mësimi do të bëhej në gjuhën zyrtare Turke. Qëkurse këto pretendime u bënë një kërcënim politik brenda dhe jashtë, si dhe me shfaqjen e dëshirës (nga shqiptaret) për admimistratë autonome që bëhej gjithnjë e më e fortë dhe ndodhën disa konflikte, në vitin 1902 u mbyllën disa shkolla private në gjuhën shqipe. Gjithashtu u mbyllën edhe disa shkolla shqipe në اamëri. Pas shpalljes së Periudhës së Kushtetutës së Dytë, u vendos sërish që të hapej shkollimi në gjuhën shqipe, ndërsa u hap edhe një shkollë për përgatitjen e mësuesve të shqipes. Ndonëse Shteti Osman dhe shqiptarët ranë në ujdi për një administratë autonome në fund te vitit 1912, shqiptarët shpallën pavarësinë e tyre kur filluan Luftërat Ballkanike dhe kështu Shteti Osman ishte në një situatë të tillë saqë do të humbiste edhe Edrenenë. Kur shqiptarët deklaruan pavarësinë e tyre në vitin 1912, alfabeti latin për gjuhën shqipe ishte miratuar nga shteti osman. Ndërsa në اamëri shkollimi në gjuhën shqipe bëhej në shkolla private dhe jepeshin mësime në shkollat publike. Kur u themelua Shqipëria e pavarur, اamëria përfshihej në këtë shtet. Megjithatë krahina e اamërisë iu la Greqisë nga Anglia, Franca, Rusia, Gjermania dhe Italia në fund të Luftërave Ballkanike. Ndërkohë Greqia ndaloi shkollimin në shqip për shqiptarët e اamërisë. Megjithëse Greqia është një shtet anëtar i Bashkimit Europian, shqiptarët (atje) ende nuk e gëzojnë këtë të drejtë.

Ali Arslan“Arnavutça Egitime Geçis ve Buna Karsi Osmanli Yِnetiminin Tavri”, Balkanlarda Islam Medeniyeti Uluslararasi Sempozyumu (4-7 Aralik 2003 Tiran-Arnavutluk), Tebligleri,TDVIA, III, Istanbulf. 2006 389f. 55-68 .

ZeriIslam/com
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Genjeshtra!!! Hoxha Hasan Tahsin eshte arrestuar ne Stamboll dhe jo ne Delvine, pikerisht per gjuhen shqipe pikepamjet e tije patriotike. (lexo mire historine hoxhes..;)

-pjese nga shkrimi i Olsi Jazexhi, marre tek zeri islam..;)
"....Hafiz Dalliu tregon që në vitin 1908 kur Refik Bej Toptani që ishte kryetar i Xhemijetit (Xhon Turqve) të Tiranës dhe një nga pak propagandistët e shqiptarizmit, nisi të shpërndajë disa abetare me gërma latine në qytet, u përballë me rebelimin e popullit, hoxhallarëve, oficerëve, qeveritarëve, tregtarëve dhe pasanikëve. Propaganda kundër të mësuarit të gjuhës shqipe dhe të qenit shqiptar ishin aq të mëdha saqë hoxhallarët thonin: Shqipja të ban kaurr, të ban me marrë për grue i vëllai motrën, të ban me shembë teqe e xhamija, të ban me lanë Kuranin, agjinesën, të lamen e të tjera. Një nga myderizat e sajoi edhe një vjershë: Tirande vardër ej babam, I a dinçei tahsin ider. Në rrugët e Tiranës, fëmijët ju bërtisnin ‘shqiptarëve’ ‘Ngordhi shqipja jahu!’ Ndërsa halldupët e Tiranës këndonin: Gjithë të zezat i kam punue / por shqip shyqyr s’kam këndue. Biles katunaria e Tiranës e cila ishte urdhëruar nga Xhon Turqit e Tiranës për të vrarë ‘kaurët shqiptarë’ kur del në qytet dhe takojnë Refik Bej Toptanit e pyesin: - zotni, po na thonë se jeni ba shqiptar...."
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Artikull i shkelqyer, flm !
 
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Shkrim i bukur Loverboy eshte vetem per ata te cilet deshriojne te gjykojne sipas te vertetes dhe te cilet jane te intresuar ta mesojne vetem te drejten e gjerave .
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Paradokeset e shqipfolseve. Te flasesh dhe te shkruash shqip do thote qe je kaurr..;)

-gjithmone nga "drita, erresira, islame"
Disa nacionalistë si Refik Bej Toptani pyesnin Haxhi Ali Elbasanin që ishte kreu i Xhon Turqve në Shqipëri nëse një shpallje e këtillë pavarësie mund të sillte ndonjë përfitim. Dhe kur në Tiranë më 26 Nandor 1912 u shpall pavarësia fjalimi i mëposhtëm i Refik Toptanit tregon arsyen:

"... O vllazën! Me hidhërim të madh po ju them se e pru puna me u nda prej vllazënve tanë turq dhe me e zbrit bajrakun e atyne që ka value këtu me qindra vjetsh dhe me ngref qeverinë kombëtare e me ngrejtë flamurin e Shqipnisë. Dhantë Zoti e u puqshim kështu si sot gojë ndër gojë që ashtu të mundemi me e ruejtë atdheun tonë nga të shkelunit e anmikut. Rroftë Shqipnia në vetë, rroftë vllaznimi, rroftë flamur kombëtar.."
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Shkrim i bukur Loverboy eshte vetem per ata te cilet deshriojne te gjykojne sipas te vertetes dhe te cilet jane te intresuar ta mesojne vetem te drejten e gjerave .

S'diskutohet :)
 
gafi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Shkrim i bukur Loverboy eshte vetem per ata te cilet deshriojne te gjykojne sipas te vertetes dhe te cilet jane te intresuar ta mesojne vetem te drejten e gjerave .

mire e ke vella i dashur bash ashtu eshte , po qka me ba qe pak ka qe po gjykojne ashtu se dhe qe deshirojne te mesojne te drejten
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

ahha ju jeni si gazetaret qe shkruajne gazeta dhe vetem ata i lexojne..! Si flisni me kaq dashamirsi per Shqiperine dhe me patriotizem? Nuk arrijne dot kokat tuaja turke te kuptojne kete paradoks: pro-turk njekohesisht edhe patriot shqiptar!! LOL Te flasesh shqip do thote te jeshe shqiptar thonin me perbuzje turqit, vellezerit tuaj!! Dhe tani na dilni si ndihmes te gjuhes shqipe! Po lepini ate qe keni peshtyre ne toke gjithmone ne shekuj..;)

Jam turk, elham-dulila..!! Dum Babën...!
Haxhi Qamili, propagandonte në popull me parrullën: “Duam – duam Babën, Turqinë!” Ai kërkonte që shkronjat e alfabetit tonë latin të zëvëndësoheshin me hiroglife turke-arabe. Haxhi Qamili filloi të persekutojë dhe vrasë mësues patriotë. Sipas dëshmisë të patriotit Thimi Mitko, pas shkollës së parë shqipe në Korçë, me 7 mars 1887, shkolla të tjera shqipe,
menjëherë pas Korçës, u hapën në Berat, Pogradec dhe Kavajë. (Arshiva e Shtetit). Për këtë qëllim, Haxhi Qamili, me pasuesit e tij, të shtunave, ditë pazari, vinte në Kavajë. Arrestonte mësuesit e gjuhës shqipe, i lidhte dhe i torturonte. Pas torturave, i hipte mbi gomar, me fytyrë kthyer mbrapsht. Vetë bërtiste para turmës qytetare: “Shikojini kaurrët, duan të na ndajnë nga Turqia!?” Haxhi Qamili mbante një pistoletë, me mulli shtatëplumbëshe. Në folenë e armës fuste 1-2 fishekë, duke mbajtur mend rradhën. Pasi e afronte mësuesin përballë tij, i inatosur çirrej: “Robin e Zotit, njeriun e shenjtë, nuk e kap plumbi!” duke e drejtuar pistoletën ndaj vetes dhe tërhiqte këmbëzën tek foleja pa fishek. Pastaj ia drejtonte pistoletën mbi kokë mësuesit duke e shkrehur tek foleja me fishek.
Duke u argëtuar, ky kriminel sërish u drejtohej të pranishmëve: “Robin e keq, kaurrin, nuk e do as Zoti!” dhe i vriste në vend. (Sipas dëshmisë së mësuesit disident Myslim Sedja, v. 1965, marrë nga gjyshi i tij, Mehmet Kavaja (Sedja), i cili ishte përfaqësues i Kavajës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit me 10 qershor 1878. Edhe dëshmisë nga i ati i Myslimit, Avdurrahim Sedja, i cili ishte shok banke dhe lufte i Ataturkut të Turqisë).
http://www.forumivirtual.com/historia/40498-haxhi-qamili-nje-turkoshkale.html
haxhiqamili_zps77c0176a.png

Kadare: "....Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!
Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar..."
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

mire e ke vella i dashur bash ashtu eshte , po qka me ba qe pak ka qe po gjykojne ashtu se dhe qe deshirojne te mesojne te drejten

Jo jo ski qka bon, u jane verbuar syte
 
Didi

C'est la vie.
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Ngelet duke na sjelle artikuj te perandoris Osmane bobo ca paskeni qen, germoni germoni :D

Po jemi ne 2013 mo c'na duhen problemet qe kishin keta? Lol.
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Rrnoft Perandoria Osmane :D
Turkia is BACK :D
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Jane bere 6 postime te varfera nga turqit e forumit ku i bejne komplimete njeri-tjetrit, duket sa kapacitet dhe bagazh keni ne debat..:)
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Rrnoft Perandoria Osmane :D
Turkia is BACK :D

Rrnoft ! Poshte greket/kaurret e forumit ! :D
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Rrofte perendoria osmane e feja satam turke e juja
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Rrofte perendoria osmane e feja satam turke e juja

Mos ha m.. shum se tmet nfyt :D
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Mos ha m.. shum se tmet nfyt :D

+ N'tesull lol
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Sa kot oh Perendi dua te pres venat e mia se sia dal me keto kunja femijesh...

Se lexova artikullin sidoqofte 2 gjera kam per te thene
Qe 1, smund te quhet shtet Osman
Dhe 2, te kishte pasur aq rendesi sdo kishin luftuar poet, shkrimat e te krijonim edhe nje abetare tone
por e gjitha eshte bere per te ruajtur gjurmet tona se ndryshe sdo kishim kete gjuhe qe kemi sot

Pra tundi kembet sa te doni hava, perpushuni si gjela por mos na lavderoni dicka qe si ka bere mire vendit tone
se skemi proshuta ne sy ne edhe se dime apo skemi lexuar cike histori por kujte te ia thuash se,,,
 
Din me lexu por sdin qka lexon :D
asnihere perandoria osmane nuk ka kerku me ta humb gjuhen kombin identitetin ! biles te ka rujt nga sllavet e grekt qe kan desht me ta hup identitetin dhe gjuhen e te gjitha sic po bejn tani :D

e kam postu ktu une nje artikull me fakte qe nje Sulltan i perandoris osmane e ka financu kongresin e manastirit aty ku eshte vendos gjuha shqipe :D e po te ishin kunder nuk do ta financonin por do ta kundershtonin.
Ju ose shum te tjere flasin per perandorin Osmane me shum per tkqijat e bema ne fund te perandoris Osmane dicka qe ne tokat shqiptare se kan pas ne dore Sulltanet Osman por ka pas shqiptare ka pas sllav e shum kombe tjera qe e kan keqperdor.
 
cent

...Lontano

o Ado po flet si nje njeri me takt dhe llogjike apo si nje femi i llastuar ku egoja me bagazh te vogel flet para kohe?? Po na tregon ne shqiptarve te mirat apo te keqiat e turkut?? esht njesoj te ngrihem un si Shqiptar i Beratit dhe te them RROFT SERBIA .Serbia sju beri asgje juve etj etj etj.Thirri mendjes dhe na posto dicka qe se dime.
P.s Permbahuni fjalorit neper postime
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Pse sthoni pra iu qe tiua leme ty e Deudit ne dore te rishkruani historine sepse ne qenkemi te gjithe injorante nga kjo fushe :D
 
Rrnoft serbia mundesh me than ti nuk ta ndalon askush , edhe pse ndoshta ti jo por lauri e thot kete gje me shum here ndoshta jo publikisht ketu por ne vete e thot :D sidoqoft ne kohen e perandoris osmane edhe kosova ka qene ne nje vend me shqiperin , sepse e paske nda sikur na nga kosova e dojm turkin e ju jo :D
 
Po nuk e ke keq ti ketu ! mund edhe te behet kjo gje por skam koh per momentin , pastaj s'eshte faji im per injorancen tuaj ne kete aspekt :D
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

lol lol Jo jo cf faji te keni ju, keni boll fajet e juaja
Por Adush une se kuptoj se pse thone 50 vete nuk eshte keshtu 4 veta thone po, kush ka te drejte
Hajt u pa kjo pune iku brezi juaj..do ti bej ankese ministrise arsimit qe tiu mesojne mire historine se nuk ecet me keshtu :p
 
cent

...Lontano
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Rrnoft serbia mundesh me than ti nuk ta ndalon askush , edhe pse ndoshta ti jo por lauri e thot kete gje me shum here ndoshta jo publikisht ketu por ne vete e thot :D sidoqoft ne kohen e perandoris osmane edhe kosova ka qene ne nje vend me shqiperin , sepse e paske nda sikur na nga kosova e dojm turkin e ju jo :D

Normale qe ju nga Kosova e doni turkun, perderisa ti je nga Kosova thua RROFT TURQIA etj etj Dhe avatari tregon vete. Nese dashuria jote per turkun esht kaq e madhe atehere mbaje per vete kete dashuri mos hajde ketu tna e tregosh ne duke nxjerr veten PALAاO.Un nga Shqiperia sbie ne nivelin tend sa te them RROFT SERBIA duke ditur torturat qe ju kan bere, duke ditur sesi ju kam mbajtur ne shtepi ,dhe duke ditur ti Ado torturat qe na ben turqit etj etj,ndaj thirri mendjes cfar poston,se ketu e lexojm te gjithe jo vetem ata qe ke ti inat
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

lol lol Jo jo cf faji te keni ju, keni boll fajet e juaja
Por Adush une se kuptoj se pse thone 50 vete nuk eshte keshtu 4 veta thone po, kush ka te drejte
Hajt u pa kjo pune iku brezi juaj..do ti bej ankese ministrise arsimit qe tiu mesojne mire historine se nuk ecet me keshtu :p

Ku e bere kete sondazh ! nga forumi i merr ti mo ? po injoranta jan te gjith ketu :D hahaha

Ke nevoj per mesim historie te drejt ti sikur qe ka nevoj Kitrra :D ( kitrres po i gjuaj kungj thjesht nga qefi ) :D
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Normale qe ju nga Kosova e doni turkun, perderisa ti je nga Kosova thua RROFT TURQIA etj etj Dhe avatari tregon vete. Nese dashuria jote per turkun esht kaq e madhe atehere mbaje per vete kete dashuri mos hajde ketu tna e tregosh ne duke nxjerr veten PALAاO.

Po ka edhe nga shqiperia qe e dojn turkin !! sidomos kur deshiron greqia tju ngacmoj mendja te turku ju shkon , vetem ateistet , grekt , ortodokst , katolikt nuk e dojn turkun ne shqiperi jo pse ju ka ba naj gje turku , sepse perkundrazi i ka shpetu ne 97ten , por e kan inat sepse ska leju greqizimin sllavizmin apo te beht shqiperia vatikan.
sic te thash ne kohen e perandoris Osmane edhe kosova ka qene bashk me shqiperin ! eshte e njejta gje. Sidoqoft sic thash ne fillim qe kur ju ngacmon greku , edhe ata qe e kan inat turkin thojn RRNOFT TURKIA. :D
Une them ku te dua RRNOFT TURKIA ! sme tregon ti mua se ku ta them e ku mos ta them.
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Po ka edhe nga shqiperia qe e dojn turkin !! sidomos kur deshiron greqia tju ngacmoj mendja te turku ju shkon , vetem ateistet , grekt , ortodokst , katolikt nuk e dojn turkun ne shqiperi jo pse ju ka ba naj gje turku , sepse perkundrazi i ka shpetu ne 97ten , por e kan inat sepse ska leju greqizimin sllavizmin apo te beht shqiperia vatikan.
sic te thash ne kohen e perandoris Osmane edhe kosova ka qene bashk me shqiperin ! eshte e njejta gje. Sidoqoft sic thash ne fillim qe kur ju ngacmon greku , edhe ata qe e kan inat turkin thojn RRNOFT TURKIA. :D
Une them ku te dua RRNOFT TURKIA ! sme tregon ti mua se ku ta them e ku mos ta them.

Ado, e perserite dy here kete gabim, dhe do thote qe je i bindur se c'po thua, prandaj kesaj here po te citoj!
Shqiperia etnike ka qene e ndare ne 4 vilajete, dhe jo pa nje qellim nga vellezerit tuaj byth zi.
Perpjekjet e I Qemalit ne 1908-1912, si deputet i Parlamentit Osman, bashke me rilindasit e tjere kane pase kete enderr per nje organizim te armatosur per autonomine e Shqiperise, ku te perfshiheshin te kater vilajetet me popullsi shqiptare ne nje te vetme. Keto endrra e çuan gjithmone ne një konflikt te hapur me xhonturqit, pak para shkatrrimit te plote te P. Osmane.

vilajetet-shqiptare_zpsde4ec27a.png
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Ado, e perserite dy here kete gabim, dhe do thote qe je i bindur se c'po thua, prandaj kesaj here po te citoj!
Shqiperia etnike ka qene e ndare ne 4 vilajete, dhe jo pa nje qellim nga vellezerit tuaj byth zi.
Perpjekjet e I Qemalit ne 1908-1912, si deputet i Parlamentit Osman, bashke me rilindasit e tjere kane pase kete enderr per nje organizim te armatosur per autonomine e Shqiperise, ku te perfshiheshin te kater vilajetet me popullsi shqiptare ne nje te vetme. Keto endrra e çuan gjithmone ne një konflikt te hapur me xhonturqit, pak para shkatrrimit te plote te P. Osmane.

vilajetet-shqiptare_zpsde4ec27a.png

Injoranca jote smundet ta kuptoj ca kam than une :D kan qene ne vilajete por ne nje administrat pra nje Perandori nuk kan qene shtete te veqanta ! njeren ta udh'heq perandoria Osmane dhe tjetra dikush tjeter. Sidoqoft ate qe ke than ti dallon me kete qe kam than une :D

jua ke pa Faqen !! qe e din qe e kan te zez :D hahaha
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Injoranca jote smundet ta kuptoj ca kam than une :D kan qene ne vilajete por ne nje administrat pra nje Perandori nuk kan qene shtete te veqanta ! njeren ta udh'heq perandoria Osmane dhe tjetra dikush tjeter. Sidoqoft ate qe ke than ti dallon me kete qe kam than une :D

jua ke pa Faqen !! qe e din qe e kan te zez :D hahaha

Na knaq krejt ti kur na flet ne histori. I gjithe Ballkani ka qenen i varur ne Stamboll. Si pasken qene bashke atehere Ks me Al lol as deri ketu nuk arrine "drita" jote..? Re perseri ne konflikt mendimesh ne dy postime..;)
Ndryshe nga serbet dhe greket qe i mbante unik nen vete(ne mos gaboj), P. Osmane shqiptaret i ndau ne 4 ;)
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shqipëri

Halil Matoshi:

Qe miq nji portret i vogel i historianit perendimor (supozoj te krishter se mund te jete me fe ckado, ndoshta ateist) Noel Malkolm, qe e ka shkru historine ma te besueshme te Kosoves:

«Në shumicën e vendeve të Ballkanit, botëkuptimi popullor për sundimin osman është pothuajse tërësisht negativ. Osmanët përshkruhen si barbarë aziatikë, të cilët shkatërruan, në çdo vend që pushtuan, kulturën e lulëzuar kombëtare. Ata kishin imponuar një sistem plotësisht të huaj sundimi; shtypën në mënyrë cinike të gjitha ndjenjat e identitetit kombëtar; kolonizuan vise të mëdha të Ballkanit me banorë turq; ata i shndërruan fshatarët e krishterë në një pozitë të bujkrobërisë së plotë; sollën akte barbara, sikundër skllavëria, tortura, gjymtimi; ata ushtruan presion të padurueshëm në kishat krishtere vendëse dhe i detyruan njerëzit që të kalonin në fenë islame; treguan një përkushtim fanatik ndaj parimeve të Sheriatit, ligjit të shenjtë islamik. Kështu na thuhet. Të gjitha këto pohime apo mëtime janë, në rastin më të mirë, çoroditëse, kurse përndryshe krejtësisht fallse».
 
Top