Produkti që mbron shëndetin e flokut – Si ta përdorni

Produkti Që Mbron Shëndetin e Flokut – Si Ta Përdorni


1578819365260.png


Majoneza është një nga salcat më të përdorura në botë.

Kohët e fundit, industria ushqimore po prodhon variante me pak yndyrë dhe me përbërës natyralë në përpjekje për ta vendosur majonezën në listën e ushqimeve të shëndetshme
Studimet thonë se majoneza ka disa vlera shëndetësore për organizmin, gjithmonë nëse nuk e teproni me të.
Sipas tyre, majoneza është e pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3 që e mbajnë zemrën të shëndetshme dhe parandalojnë goditjet e ndrhyshme.
Pa dyshim që majoneza ka shumë yndyrë, por kjo nuk do të thotë që duhet ta hiqni një herë e përgjithmonë nga menuja ushqimore.
Majoneza ka edhe vitaminat A, D, E dhe K të cilat treten në yndyrë.
Yndyrnat tek majoneza janë të pangopura dhe ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve dhe uljen e kolesterolit në gjak.
Majoneza rekomandohet të përdoret edhe në maska flokësh, sidomos për flokë të thatë.
Si Të Përdorni Majonezën Për Zbutjen e Flokëve
Njerëzit që duan të zbusin flokun dhe ta mbajnë atë nën kontroll, duhet të përdorni majonezën si një maskë të shkëlqyer.
Ajo përmban një antioksidant të fuqishëm që i jep flokut forcë, shkëlqim dhe volum.
Siç e thamë edhe më lart, majoneza është mirëbërëse për flokë të thatë e të dëmtuar.
Për këtë maskë ju nevojiten gjysëm filxhan çaji me majonezë me yndyrë të plotë.
Rriheni majonezën deri sa të bëhet e butë si push.
Flokët duhet të jenë të lagur.
Lyejini ato me majonezë në të gjithë gjatësinë e tyre dhe përqendrohuni tek zonat e dëmtuara të flokëve.
Më pas mbështilleni kokën me një kapuç plastik për 30 minuta.
Flokun duhet ta shpëlani me ujë të ftohtë dhe më pas ta lani me shampo si zakonisht.
Trajtimi me majonezë është tejet i rekomanduar nga stilistët më në zë të flokëve dhe mund të bëëhet krejt lehtë në shtëpi./AgroWeb.org


Top Channel
 
Last edited by a moderator:
Beso ose mos beso un i kam floket me kacurrela se ty ( pyet @Gh0st :p) pavarisht faktit qe i drejtoj. Para se te besh dush mer vaj kokosi vendose ne flok mlidhi floket dhe lere per 20 minuta. pastaj hy ndush perdor kondicioner/balsam vere ne kok dhe lere 5 minuta sa te zbuten komplet pastaj avash avash fillo me krehre nga fundit flokeve deri siper. Ehhh shkurreeee behen mbase 1 dite po hajd mo prap tbukura i kemi :p

Ti zemra ime i ke si ato shkurret e egrra ne llogara.. ke filluar dhe Kondicioner per flokt tani? Jallaaa muabete Grash
 
Sad..pse nuk i heq floket krejt..dot dalin me te shendetshme..

problem qendron te vitaminat.pastaj floku nese lahet..nuk ben.sidoms ne kete sezon te dalesh pa kapele(edhe kjo eshte e rrezikshme per flokun..po ti hiq njere gjith flokun..pastaj shiko si dot dalin.dhe konsulltohu me doktorin.
Me ka than doktori hiqi nje here krejt pastaj shofim si dalim kam frige nuk mdalin ma???
 
Sad..pse nuk i heq floket krejt..dot dalin me te shendetshme..

problem qendron te vitaminat.pastaj floku nese lahet..nuk ben.sidoms ne kete sezon te dalesh pa kapele(edhe kjo eshte e rrezikshme per flokun..po ti hiq njere gjith flokun..pastaj shiko si dot dalin.dhe konsulltohu me doktorin.
Neser do i mar me tha @Daisy duhen sesban vitaminat se e kam shum te dobet flokt kjo mund shkoj sipas rraces nana i ka the same
 
Cfare vitaminash e ke fjalen se nuk lash shampo pa ba prove? Prep kurgje e kam flokun shum te but se di me mbushet me te bardhe ka ndonje gje qe mund ta blej ta heq?

Pershendje Sad!
Ka vitamina ne farmaci per forcimin e flokut..me perberje zinku..biotin..magnez..
Nese e ke lekuren e flokut shume te ndjeshme..duhet te lahesh me uje te vaket jo te nxehte...perdor vaj kokosi per skalpin e kokes..masazhoje..dhe lekura e kokes do te te qetesohet..
Perdor shampo bimore...sic jane ato me hithra ose me perzjerje vajrash bimor...
Mos perdor produkte kimike per floket..
Dhe me e rendesishmja ha shendetshem..pi te pakten 1.5 litra uje ne dite..redukto kafeinen...produktet e gatshme...te skuqurat per pak kohe..dhe do ta shohesh ndryshimin...
E gjitha cfare jemi jasht..varet nga ajo cfare ne ushqehemi brenda trupit tone...
 
Top