Profil/ Historia e Makiavelit, ‘mësuesit’ të mbretërve

Marla

eiπ +1= 0

b6aa01188bef427592a9994c5ff38dbd.jpg




Nikolo Makiaveli lindi më 3 maj 1469 dhe vdiq më 22 qershor 1527.



Ai ishte një politikan, diplomat, filozof, historian dhe poet nga Firence. Së bashku me Leonardo da Vinçin mendohet si një shembull tipik i njeriut të rilindjes. Ky përcaktim, sipas shumë njerëzve, veçorizon në mënyrën më të përkryer qoftë njeriun ashtu edhe letrarin por jo emërtimin “makiavelizëm”, që tashmë përdoret në gjuhën e përditshme për të treguar një mençuri dhe një mprehtësi të mendimit kurdoherë të hollë e të rafinuar.
Pas një kohe studimesh të gjata, në vitin 1498 hyri në jetën politike si sekretar i republikës. Gjatë viteve në politikë (1498 – 1512) pati mundësi të njihte ambasadorë, politikanë, dhe të studiojë me themel zhvillimin e ngjarjeve.
Në misione të ndryshme diplomatike dhe në shërbime publike të vendlindjes së tij Firencës, Nikolla Makiaveli e filloi karrierën e vet letrare duke kompozuar këngë dhe sonete. Në vitin 1513 shkroi veprën e tij më të rëndësishme juridike-politike “Sundimtari”. Duke i vështruar realisht ngjarjet politike të kohës së tij, Makiaveli u nis nga premisa se nuk ka dobi nga përshkrimi i ndonjë tipi ideal të sundimtarit për të cilin rrëfejnë religjionet, flasin filozofët utopistë dhe reformatorët shoqërorë.
Tiparin e vet ai përpiqet ta karakterizojë në mënyrë që të mund të qëndrojë në periudhën kur fjala e nderit e një diplomati dhe e një politikani nuk vlen kurrgjë, kur bashkimet shkelen në mënyrë të paskrupullt dhe vetëm njerëzit dorëfortë dhe dinakë ngelin në këtë lojë të vazhdueshme plot mashtrimesh dhe vrasjesh.
“Sundimtari” i tij është vetëm një apoteozë iluzioniste e tiranit të vrazhdë dhe kodeks i rregullave për krime. Duke pasur një synim të vazhdueshëm për çlirimin dhe bashkimin nacional të Italisë, ai u nis nga njëmendësia faktike (verita effetuale) për të gjetur rrugëdaljet dhe mundësitë reale për realizimin e koncepteve të veta politike. Në luftërat e ashpra që sundonin në Itali, Makaveli mendonte se vërtet mund t’u kundërvihet vetëm me forcë, kështu që, pavarësisht nga mjetet, ai thoshte të arrihet çlirimi i vendit.Nikolla Makiaveli pohon se tiraninë e krijon ose populli ose aristokrati, varësisht nga rasti që paraqitet.

Machiavelli-crashworks.jpg

Ndërkaq, megjithatë ka ndryshim qenësor ndërmjet synimeve të popullit dhe këtyre aristokratëve:
-Synimet e popullit janë shumë më të ndershme se synimet e aristokratëve, sepse këta duan të mbrojnë, popullin që të mos shtypet.
Në këtë mënyrë, duke hequr maskën e gënjeshtarit të moralit dhe të fariseizmit, themeloi teorinë e parë civile të bazuar gjerësisht te shteti dhe, në të vërtetë, ndau etikën nga politika.
Në komeditë e tij brilante (sidomos në “Mandragolen”) mjeshtër i të qeshurit dhe i moralit i cili i kundërvihet drejtpërdrejt hipokrizisë priftërore dhe çdo hipokrizie të madhërishme, Makiaveli në aspektin teorik është i afërm me hedonizmin dhe mbron të drejtën e argëtimit dhe të qeshurit të popullit, i cili është i kundërt me “fjalimin solemn dhe rigoroz” të moralistëve dhe të filozofëve.Nikola Makiaveli e liroi mendimin politik nga çdo lidhje me konceptimin metafiziko-fetar të shoqërisë, për ta bërë një sistem qëllimesh shkencërisht të arsyeshme.

Ai hapi kështu rrugën e mendimit natyralist.”

Makiavelizmi” është sot sinonim i një politike force, të paskrupullt dhe pa moral, në dobi të së cilës të gjitha mjetet janë të mira. Hipoteza bazë e kësaj teorie është se çdo njeri e di çfarë do dhe se, sipas kritereve të arsyeshme, zgjedh mjetet që i shërbejnë më mirë realizimit të synimeve të tij.

Nuk është rangu që zë në zinxhirin e “Qenies” ai që përcakton veprimin e njeriut, por janë veprimet dhe realizimet ato që e bëjnë atë të jetë ai që është.Shteti, qoftë republikë apo principatë autokratike, ka vetëm një qëllim: ruajtjen e tij dhe mbajtjen e pushtetit për ta vendosur atë. Dhe lidhur me këtë ai thoshte:
“Konsideroj se është i lumtur ai që në veprimet e tij udhëhiqet nga fryma e kohës, pra, së këtejmi i palumtur është ai veprimet e të cilit nuk përputhen me kohën”.Vitet e fundit të jetës, Makiaveli i kaloi i vetmuar në një fshat të vogël larg qytetit; vdiq më 1527, u varros në kishën Santa Croce, Firence, ku ironikisht i ishte ndaluar hyrja sa ishte gjallë
“Qëllimi justifikon mjetin”

Në fakt fraza e famshme “qëllimi justifikon mjetin” nuk është shkruar kështu nga Makiaveli, por nga një tjetër kolos i letrave italiane, Francesko De Sanktis, që përmblodhi mënyrën e gabuar të interpretimit që i bënin mendimit të Makiavelit.

Ai gjithashtu është autor i veprës së famshme ” Princi”.Por kush ishte Princi i tij?

Mes të gjithë luftëtarëve dhe sovranëve të Rilindjes së hershme, Makiaveli pikas “princin” e përsosur në atë që ka famë më të keqe. Po përse një fisnik mizor si Cesare Borgia u bë simbol i politikës më virtuoze republikane?
Makiaveli e identifikoi Princin tek Cesare Borgia. E kishte takuar për herë të parë në vitin 1501 kur, në kulmin e lavdisë, ai kishte pushtuar territoret e Firences. Më pas, si ambasador i Republikës fiorentine, kishte ndjekur fushatën kundër të besuarve të Magiones (1502-1503), gjatë të cilës Duka u shfaq i vendosur, i mprehtë dhe i paskrupullt.
Në kapitullin e VII-të të “Princit”, Makiaveli analizoi veprimet dhe rënien, e cila erdhi pikësëpari prej vdekjes së Papës – babait të tij në 1503. Tek ai mishëroheshin konceptet e virtytit dhe fatit: fati (fakti që ishte biri i papës) e kishte favorizuar në marrjen e pushtetit, ndërsa virtytin e kishte demonstruar në mbajtjen e pushtetit.

P03_0912_1-770x470.jpg

Por virtuti i Makiavelit është laik, superior ndaj rregullave etike, morale dhe fetare, i gatshëm që të përdorë forcën, mizorinë, tradhëtinë vetëm për të arritur të mirën e përbashkët. Dhe Cesare Borgia i kishte të gjithë këto, por ishte dhe princi i vlerësuar nga populli, njeriu që solli në territoret që udhëhiqte rregull, stabilitet, gjykata dhe drejtësi. Megjithatë, në krah të këtyre dhuntive ai shfaqte një karakter të ashpër, prepotent dhe madje dashakeq.
I quajtur Duka Valentino, emër i marrë nga provinca e Valentinois, Cesare Borgia (1475-1507) i detyrohej për fatin e tij faktit që ishte djali i Papës, por edhe një karakteri ambicioz, që e çoi të fusë nën kontrollin e tij një territor të madh në Romagna. Kishte në projekt që të aneksonte edhe territoret e Luccas, Pizës dhe Sienës, por vdekja e të atit e çoi drejt shkatërrimit. Papa Giulio II e privoi nga zotërimet dhe urdhëroi arrestimin e tij. U transferua në Spanjë, ku humbi jetën duke luftuar. “Fakti që “Princi” i thotë gjërat troç, ka shkaktuar skandal për 500 vjet.
Libri u vendos në Indeksin Papnor të librave të ndaluar në vitin 1559, dhe autori i tij u denoncua në skenat Elizabetiane si “I Ligu Makiavel”. Zemërimi nuk është shuar me kalimin e kohës. Teoricieni më i madh konservator modern, Leo Strauss, u thoshte studentëve të tij në Universitetin e Çikagos në vitet 1950, që ta shihnin Makiavelin si “një mësues të së keqes”. Provokimi i Makiavelit është që të këmbëngulë se në politikë, veprimet e këqia pushojnë së qëni të tilla, nëse interesi publik i bën të domosdoshme.
Përpjekje të shumta po bëhen, për” t’i hequr thumbin” këtij mesazhi të zymtë. Katër libra të rinj argumentojnë se për të kuptuar sinqeritetin brutal të Makiavelit, duhet të kuptojmë kohët që e formuan atë: politikat e ndërlikuara dhe të dhunshme të Italisë mes viteve 1498, kur mori detyrën si një zyrtar i lartë në Firence, dhe 1527, kur Makiaveli vdiq. Alan Ryan e kthen Makiavelin në kontekstin e tij të zhytur në gjak, me dobësimin dhe rënien e republikës fiorentinase.
Philip Bobbitt e pozicionon Makiavelin si teoricienin e madh i shtetit të hershëm modern, mendimtari i parë që kuptonte se nëse pushteti nuk ishte më personal, jo i ushtruar më nga një lord mesjetar pra, ai duhej moralizuar, në një etikë të re publike, të bazuar në “ragion di stato”.
Biografia intelektuale e Corrado Vivantit përforcon imazhin e Viroli-t për Makiavelin, si një paraardhës i keqkuptuar i rilindjes italiane, që bënte thirrje për shpengimin e republikanizmit italian, katër shekuj përpara ribashkimit përfundimtar të shteteve italiane.Të gjithë këta autorë përpiqen shumë të theksojnë se “Makiaveli i keq” ishte në të vërtetë një shkrimtar i shkëlqyer, një shok i mirë dhe një patriot pasionant. Të gjithë theksojnë se angazhimi i tij etik, kishte për qëllim ruajtjen “vivere libero”, jetës së lirë të qytet-shtetit fiorentin dhe republikave të tjera të Italisë.

Vetë Makiaveli vjen i gjallë në letrën e tij të mrekullueshme, për mikun e tij, Francesco Vettori, të shkruar në vitin 1513, pasi ishte dëbuar, plasur në burg e torturuar. (Makiaveli u akuzua gabimisht për komplot kundër Medici-ve, të cilët kishin mundur ushtrinë fiorentine dhe kishin rrëzuar qeverinë republikane një vit më herët.)
Në letër, ai përshkruan ditë të vetmuara pas lirimit nga burgu, duke gjuajtur zogj në pronën e tij të vogël, duke pirë në tavernën e fshatit, dhe si pastaj kthehej në shtëpi gjatë natës, në studion e tij, ku merrte “rrobat e oborrit dhe pallatit” dhe bashkohej me “oborret e nderuar të të lashtëve”.
Çfarë është tronditëse për Makiavelin, është se atij nuk i bëhej vonë. Ai besonte jo vetëm që politikanët duhet të bëjnë të këqia, në emër të së mirës publike, por gjithashtu që ata nuk duhet të shqetësohen për këtë. Me fjalë të tjera, ai nuk e vriste mendjen, për atë që mendimtarët modernë e quajnë” problemi i duarve të pista”.
Filozofi i madh i Princetonit, Michael Ualzer, duke huazuar nga Jean-Paul Sartre, përshkruan ndjenjën e duarve të pista në politikë, si ndërgjegjen fajtore, me të cilën politikanët duhet të jetojnë, kur ata autorizojnë akte që përbëjnë nevojë publike, por që gjykimet private i hedhin poshtë. “Këtu është politikani moral,” thotë Ualzer : “është pikërisht prej duarve të tij të pista, që ne e njohim”. Ualzer mendon se ne duam që politikanët tanë të jenë shërbyes që vuajnë, që rrinë zgjuar gjithë natën, të munduar shumë prej konfliktit midis moralit privat dhe të mirës publike.
il-principe-niccol%C3%B2-machiavelli.png


Thëniet më brilante të Makiavelit:
1- Politika nuk ka lidhje me moralin.
2 -Një princi nuk i mungojnë kurrë arsyet legjitime për të thyer premtimin e tij.

3 -Një sundimtar i mençur nuk duhet ta mbajë besën kurrë nëse duke bërë këtë do të jetë kundër interesave të tij.
4 -Para së gjithash, armatosu.
5 -Përfitimet duhet të jepen gradualisht, dhe në këtë mënyrë ato do të shijohen më mirë.
6 -Sipërmarrësit janë thjesht ata që e kuptojnë se ka pak ndryshim mes pengesë dhe mundësisë. Dhe janë në gjendje t’i kthejnë të dyja në avantazhin e tyre.
7 -Urrejtja është fituar me anë të veprave të mira aq shumë sa me anë të veprave të këqija
8 -Ai që dëshiron të jetë i bindur duhet të dijë se si të komandojë.
9 -Kështu del se pothuaj që të gjithë Profetët e armatosur kanë qenë fitimtarë, dhe të gjithë profetët e paarmatosur janë shkatërruar.
10- Unë nuk jam i interesuar në ruajtjen e status quo-së, unë dua ta shkatërroj atë.
11- Nëse duhet bërë një lëndim ndaj një njeriu, atëherë ai lëndim duhet të jetë shumë i rëndë saqë nga hakmarrja e tij të mos kesh aspak frikë.
12 -Është kënaqësi e dyfishtë të mashtrosh mashtruesin.
13- Është shumë më e sigurt kur ta kanë frikën, sesa kur të duan.
14- Nuk e nderojnë titujt njeriun, por njeriu i nderon titujt.
15 -Njerëzit janë shumë të thjeshtë dhe shumë të prirur për t’iu bindur nevojave të menjëhershme saqë një mashtruesi nuk do t’i mungojnë kurrë viktimat për mashtrimet e tij.
16 -Njerëzit ngjiten nga një ambicie tek një tjetër: së pari, ata kërkojnë të sigurojnë veten kundër sulmit, dhe pastaj ata i sulmojnë të tjerët.
17 -Një bir nuk mund ta durojë me qetësi humbjen e babait të tij, por humbja e trashëgimisë së tij mund ta çojë atë në dëshpërim.
18- Mendjet njerëzore janë tre llojesh: e para të afta për të menduar për veten, e dyta të afta për të të kuptuar mendimet e të tjerëve dhe e trete nuk është as e aftë të mendojë për vete dhe as të kuptojë mënyrën si mendojnë të tjerët. E para është ekselenca e lartë, e dyta është ekselenca dhe e treta është e pavlerë.
19- Nuk ka asgjë më të vështirë për të marrë në dorë, më të rrezikshme për të kryer, apo më të pasigurtë në suksesin e vet, se sa të marrësh udhëheqjen gjatë hyrjes në një rend të ri të gjërave
20- Asgjë e madhe nuk është arritur ndonjëherë pa rrezik.
21- Lufta nuk shmanget; ajo mundet vetëm të shtyhet, në avantazh të të tjerëve
22- Kushdo që dëshiron të ketë sukses të vazhdueshëm, duhet të ndryshojë sjelljen me kalimin e kohës.
23- Premtimi i dhënë ishte një domosdoshmëri e të kaluarës; premtimi i pambajtur është një domosdoshmëri e të tashmes.
24- Njerëzit instinktivisht nuk ju besojnë gjërave që nuk i kanë eksperimentuar vetë.
25- Sa më shumë rërë që ka zbritur nga ora e qelqtë e jetës sonë, aq më qartë shohim nëpër të.
26- Asnjë sipërmarrje nuk ka më shumë shanse për të dalë me sukses, se sa ajo që i fshihet armikut, deri në momentin e vënies në zbatim.
27- Njerëzit ngrihen nga një ambicie në tjetrën; në fillim ata përpiqen të sigurohen prej sulmeve, pastaj sulmojnë të tjerët.
28- Njerëzit ose duhet të trajtohen me mirësi, ose të shkatërrohen. Sepse ata hakmerren për lëndime të lehta– për ato të rënda, nuk munden.
30- Metoda e parë për të vlerësuar inteligjencën e një sundimtari, është të shohësh ata që i rrinë rreth e rrotull.

/Konica.al
 
Top