Program alternativ për gratë shtatzëna

redi-

Anëtar i Respektuar
Mamitë po zgjidhen gjithnjë e më shpesh për t’u kujdesur për nënat shtatzënë, ndërkohë që lindjet me mami në Shtetet e Bashkuara janë dyfishuar mes viteve 1991 dhe 2008. Arsyeja për këtë prirje është mungesa e gjinekologëve dhe shpenzimet më të ulëta për shërbimet e mamive për gratë pa sigurim shëndetësor.

Tiana Marrero, një nënë e re takohet me një mami. Ajo lindi djalë para 3 muajsh, pasi kishte hyrë në një program të ri ku Mamitë me اertifikatën e Infermierisë udhëzojnë gratë për sfidat e shtatzanisë.

“اfarëdo problemesh që të kesh, sidomos herën e parë të shtatzanisë apo si nënë, ato të qetësojnë sidomos për gjërat do të krijonin panik për nënat e reja.”

Zonja Marrero vazhdon ta vizitojë klinikën për të mbajtur kontakte me pesë mamitë e programit, i cili u krijua nga Departamenti i Shëndetsisë në Kontenë Orange të Floridas.
19-vjeçarja Anesta Stivëns dhe i fejuari i saj presin fëmijën e tyre të parë. Zonja Stivëns thotë se mamitë ofrojnë një farë sigurie.

“Unë kam gjithmonë frikë se do të lind dhe fëmija im do të jetojë, kurse unë jo. Dhe kjo më nervozon.”

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë thonë se shumë pjesëmarrës në programin e mamive nuk kanë sigurime shëndetsore dhe nuk mund t’i përballojnë çmimet e vizitave tek doktori. Por mamitë janë shpesh shumë më të lira sesa mjekët.

Organizatat profesionale që përfaqësojnë gjinekologët thonë se mungesa e këtyre mjekëve e bën të vështirë, edhe për gratë që mund të paguajnë, të caktojnë një takim.

Prandaj, mamija Kapris Rajt thotë se është e rëndësishme që gratë të kenë mundësi të tjera.

“Nuk dua që doktorët të mendojnë se ne po u marrim punën. Ne jemi këtu për të ndihmuar. Ne thjesht u japim pacientëve një mundësi tjetër.”

Departamenti i Shëndetsisë i Kontesë Orange thotë se deri tani vetëm 10 përqind e grave në këtë program kanë pasur nevojë për operacion, deh vetëm një numër i vogël i fëmijëve kanë lindur nën peshë, gjë që zyrtarët thonë, tregon suksesin e programit
 
Top