Prostitucion, gjak, orgji dhe rite mafioze. Ngjarjet e kishës trondisin Italinë

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
suore-300x173.jpg

Pakt të nënshkruar me gjak, vula me hekur të nxehtë dhe përdorim kamzhikësh.

Ritet e një kishe italiane që ngjajnë me “ndraghetan” kanë tronditur Italinë.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Itali, në qytetin e Avelinos.

Murgeshat betoheshin me gjakun e tyre për besnikëri ndaj At Stefano Manellit, drejtuesit dhe bashkëthemeluesit të kishës.

Ka qenë një murgeshë që shërben prej 22 vjetësh në këtë kishë që ka dhënë dëshminë tronditëse.

Madje ajo rrëfeu se aty ka patur abuzime, prostitucion, madje edhe orgji.

Dyshimet rreth kishës nisën për herë të parë në 2013 por pas hetimeve tashmë është zbardhur gjithçka rreth ngjarjeve të tmerrshme që kanë ndodhur brenda kishës.

“Kam nënshkruar me gjak betimin tim për besnikëri 22 vjet më parë.

Mbrëmjeve rrihnim veten me kamzhik si shenjë disipline ndërkohë që gjaku përplasej në mur”, rrëfen murgesha.

Ajo më tej tregon për prostitucionin brenda kishës.

“At Manelli sa herë shkoja të rrëfehesha shtynte dorën time drejt gjenitaleve të tij, por unë asnjëherë nuk pranova.

Ai madje sillte ‘bamirës’ që dhuronin dhjetëra mijëra euro për kishën por në shkëmbim kërkon seks me murgeshat.

Mu propozua disa herë por nuk pranova kurrë.

I thashë At Manellit se isha e gatshme të vdisja vetëm për të mos bërë seks me ta”, rrëfen murgesha për “Il Corriere Della Sera”.

Nga hetimet e bëra nga prokuroria e Avellinos rezultoi se kisha kishte bërë lëvizje të mëdha parash.

Madje u lëshua edhe një mandat sekuestrimi për një pasuri prej 30 milion eurosh./a.l


Gazeta Tema
 

LoSsT

VIP
Titulli: Prostitucion, gjak, orgji dhe rite mafioze. Ngjarjet e kishës trondisin Ital

Me duket se do behem prift :/
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Prostitucion, gjak, orgji dhe rite mafioze. Ngjarjet e kishës trondisin Ital

dhe tek tani u kujtove te beshe ket denoncim!
Ka qenë një murgeshë që shërben prej 22 vjetësh në këtë kishë që ka dhënë dëshminë tronditëse.



“At Manelli sa herë shkoja të rrëfehesha shtynte dorën time drejt gjenitaleve të tij, por unë asnjëherë nuk pranova.
no coment.
 
Top