Pse çmenden njerëzit?

Kam bërë 6 muaj terapi dhe tani jam gati të tregoj pse njerëzit çmènden!​

-640-0-60099d6e2acd1.jpg
Kjo është historia e Katias, vajzës që luftoi me dèpresionin, bëri 6 muaj terapi dhe kuptoi se përse njerëzit ngadalë çmenden. "Unë nuk dëgjova ndonjë zë misterioz në kokën time dhe nuk mendoja se kishte ndonjë lloj komploti botëror. Thjesht për një periudhë kohore nuk munda ta kuptoj aspektin e të jetuarit ose të gjej kënaqësi në jetën tim. Shpresoj që historia ime të ndihmojë dikë të gjejë paqe në vetvete. Ose të paktën kjo histori mund t'ju ndihmojë të bëni hapat e parë drejt një jete normale.",- thotë Katia, shkruan dritare.net.


Në moshën 28-vjeçare ajo mbeti e ve, askush nuk mund ta parashikojë këtë fatkèqësi. E mbylli dhìmbjen në zemër dhe mësoi të mos qajë. Pikërisht atëherë kur mendoi se e kishte tejkaluar dhìmbjen, e kapi dèpresioni. "Ne ishim një familje e rregullt që po rrisnim një djalë, dhe unë mbeta shtatzënë me fëmijën e dytë. Por brenda pak muajsh jeta ime ndryshoi tërësisht. Burri im u sëmur dhe vdìq. Unë mbeta vetëm, 9-muajshe shtatzënë dhe me një fëmijë 3-vjeçar. Asgjë nuk ndryshoi brenda meje: dielli ishte akoma atje, zogjtë akoma cicëronin dhe njerëzit shkonin në punë. Nuk mendoja se isha në dèpresion, thjesht duhej të isha e fortë. E mbylla dhìmbjen në zemër dhe mësova të mos qaj. Dèpresioni më kapi atëherë kur mendova se e kisha kapërcyer dhìmbjen. Për një vit humba rreth 20 kilogramë, nuk doja të haja. Madje një herë mendova se kisha kancer ose ndonjë sëmundje tjetër. U fiksova keq, fillova të kërkoj në internet nisur nga simptomat, shkova te mjèkët, por ata s'më gjetën sèmundje. Unë isha e sigurt që kisha diçka të tmèrrshme dhe se do të vdìsja, kështu e masja temperaturën 5 herë në ditë, kërkoja për njolla në trup, pika dhe vazhdimisht kontrolloja nyjat limfatike. Një herë ndjeva sikur zemra po më rrihte fort dhe po djersija, duart më dridheshin shumë. Mendova se diçka e tmèrrshme do të ndodhte dhe nuk e kuptoja që ky ishte sùlmi i parë i panìkut.

-640-0-60099d6dd46c9.jpg

Shkova te një psikoterapist i mirë, për disa muaj. Fillimisht më tha se kisha dèpresion reaktiv, një çrregullim i trurit që vjen si pasojë e një përvojë traumatizuese. Shpresova që mjèkët thjesht do të më jepnin një recetë me antidèpresantë dhe do të më linin të shkoja, por jo, unë duhet të shkoja vazhdimisht tek ata. Pas gjashtë muajsh tèrapi ja çfarë kuptova! -Ju duhen më shumë se disa pìlula për të kapërcyer depresionin. Nuk ka pìlulë që ju bën të lumtur. Pìlulat ju heqin simptomat, por nuk ju shërojnë. Pa terapinë e duhur, kot që vazhdoni e konsumoni ilaçe. - Gjatë tèrapive mësova si të jetoj. Tèrapisti më ndihmoi, bëra një listë të gjatë me plane për të ardhmen time. Mësova si të kontrolloj mendimet e mia nègative. Kjo mund të jetë vërtet e vështirë dhe e dhìmbshme. -Ju duhet t'i besoni vetëm dikujt që është ekspert mjèkësor. Kur isha në dèpresion njerëzit më thoshin: "Pi çaj nenexhiku, fli mirë, bli këpucë të reja dhe dèpresioni do të largohet!" E kishin gabim. Ju nuk duhet t'i dëgjoni ata, por një psikoterapistit. -Rimëkëmbja është e gjatë, e dhìmbshme, por me durim ia arrin. - Vonesat janë një pjesë e trajtimit. Mos prisni rezultate për pak ditë, gjërat e mira marrin kohë dhe shërimi akoma më shumë kohë! -Njerëzit përreth mund të mendojnë se ju jeni çmèndur, por një psikoterapist, jo. -Dèpresioni mund të rikthehet, psikoterapistët nuk janë magjistarë, por me mjetet e tyre ia dalin që ju ta kapërceni. Mësoni të jetoni në paqe me veten, mundohuni t'i zgjidhni problemet dhe shpjegojini vetes disa gjëra që duhet të bëni. - Humori i mirë është armìku numër një i dèpresionit. Prandaj mendoni gjëra të bukura, bëni shaka, qeshni pafund.",-përfundon Katia.

Dèpresioni nuk është diçka që duhet marrë lehtë. Është një sèmundje si gjithë të tjerat, që ta merr jetën avash-avash. Në fillim të merr mendimet, pastaj shijen e jetës, dëshirën për të jetuar dhe në fund të vrèt. Prandaj nëse ndodheni në një situatë, ku mendoni se asgjë s'ka kuptim, edhe ju si Katia mendoni se jeni të sèmurë dhe do të vdìsni, shkoni te një psikoterapist, jo për të marrë një recetë me antidèpresantë, por për ta përzënë, bashkë me të, dèpresionin./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net
 
Bota e qyteteruar i njeh dhe i trajton semundjet si depresioni dhe panic attack-u. Jane semundje qe shfaqen brenda nje cikli 7 vjecar nga histroria e trishte qe ka lene gjurme te forte ne jeten tende. Vetem ne Shqiperi te thone he se ske gje perkedhelesh kot he se nga trute e kokes e ke pra e keqja eshte qe ste beson njeri qe ti je e semure. Ilaci me i mire ta kalosh eshte ta zesh veten me shume pune pra jo rutine te merresh me sport ne natyre yoga eshte shume e dobishme dhe te largosh njerezit toksik qe te japin bezdi merzitje nje diete e shendetshme ushqimore te pasur me shume me vitaminen B kto fornat e lehta sepse nese problemi thellohet dhe zgjat ne kohe ke nevoje per ndihmen e psikologut
 
Sbesoj se ka ndonje nga ne qe nuk ka kaluar ne situata te ndryshme ,forma te lehta te depresionit
Edhe?!
Secili vuan sipas limiteve personale...
Ka njerez qe i mjafton nje gje te vetme dhe jan gati te humbin cdo shprese dhe ne te kundert ka te tjere qe luftojne perdit brenda vetes por buzeqeshjen nuk e humbin; nuk jemi te gjith njesoj dhe smund te japim te gjithve te njejten "zgjidhje" ...
Aq me teper ti zevendohemi psikologut
Ne disa situata ste ben pun as magjia e jo mo yoga @Boreas

Prandaj detyra kryesore e prindrit duhet te jet ti japi femijes vetbesim dhe jo ta etiketoj si i paafte/ta kritikoj per cdo gje ose ose akoma me keq, familja te jet iperprotektive dhe mos ti mesoj strumentet per te perballuar veshtiresite dhe problemet.
 
Top