Pse dashurohen njerëzit?

AnaVie

Undisputed woman
Staf në FV.AL
95BB4FE5-3344-44F6-B30E-C1BDD10DA0ED.jpeg
Dashuria është çështje kimie. Dhe çelësi është ositoksina, që luan rol thelbësor në procesin e rënies në dashuri dhe në mbajtjen në jetë të marrëdhënies dashurore.

Ndryshe ositoksina, që është një molekulë, quhet edhe hormoni i dashurisë dhe ndikon shumë në organizmin tonë. Së pari, kur aktivizohet ul ndjeshëm nivelin e stresit, të ankthit, favorizon leximin dhe transmetimin e emocioneve të të tjerëve, ndikon mbi besimin, por edhe në sensin e përkatësisë ndaj partnerit.

Studimet e viteve të fundit janë përqendruar shumë tek ky hormon, dhe kanë konfirmuar që është pikërisht ai që çimenton edhe marrëdhënien më të rëndësishme të jetës, atë mes nënës dhe të porsalindurit, duke stimuluar edhe prodhimin e qumështit të gjirit.

Është gjithnjë ositoksina që çlirohet në organizëm kur mbajmë dikë për dore, gjest ky që e bëjmë që në fëmijëri me prindërit, e gjatë jetës si të rritur, shpesh me partnerin e kështu me radhë sipas ciklit të jetës.

Edhe gjatë përqafimeve, puthjes ku çlirohet edhe dopamina e endorfina, teksa ulet ndjeshëm hormoni i stresit, kortizoli.

Burimi : KlanPlus.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
PEr te ditur qe ke nje gjysem shpirti qe te don sa veten e me shume. :))
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kane harru ta cekin qe ka nje doze helmi po nuk dite ta kontrollosh apo deshton :p
 

AnaVie

Undisputed woman
Staf në FV.AL
Ti nuk Besoj se e thua nga expérienca apo jo Lover ?:p
Se dhe un kam degju raste si kto madje pres te ket ndonje koment lool
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Mesa duket disave i duket demode dashuria Po un e ti kemi shpirt per te Dashuruar e do vdesim romantike. Apo jo dashni ?:p ??
dashuria dashni mbane emrin tone. ahhaahhaah
 
Top