• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pse disa njerëz e kanë më të vështirë të mësojnë gjuhë të huaja?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Pse disa njerëz e kanë më të vështirë të mësojnë gjuhë të huaja?





Njerëzit kanë aftësi të ndryshme, disa prej tyre e kanë të lehtë mësimin e gjuhëve të huaja, ndërsa një pjesë vështirësohet. Një studim i ri sugjeron se njerëzit që e kanë të vështirë të mësojnë gjuhë të huaja mund ta kenë trurin të ndërtuar në një mënyrë të atillë që nuk i mban njohuritë linguistike.


Mësimi i një gjuhe të dytë është më e lehtë për disa të rritur sesa të tjerë, për shkak të mënyrës se si pjesë të ndryshme të trurit komunikojnë me njëra*tjetrën. Gjithçka ka të bëjë me faktin se sa mirë komunikojnë qendrat e trurit kur janë në qetësi. Pjesa më e madhe e të nxënit ndodh gjatë kohës kur truri pushon, prandaj gjumi është shumë i rëndësishëm.


Për studimin, ekspertët skanuan trurin e 15 të rriturve anglishtfolës, të cilët ishin në fillim të një kursi intensiv 12 javor për mësimin e frëngjishtes. Ata iu nënshtruan testit të njohurive në fillim dhe në fund të kursit. “Truri është shumë plastik, që do të thotë se ai mund të formësohet nga të mësuarit dhe përvoja”, thotë autorja e studimit dr. Xiaoqian Chai, Instituti i Teknologjisë, në Masaçusets, Britani e Madhe.

Ky studim do t’i hapë rrugë studimeve të tjera të rëndësishme për të kuptuar ndryshimet e të nxënit mes individëve, si dhe për të zhvilluar teknika të tjera më efektive për t’i ndihmuar njerëzit të mësojnë më mirë.


Prishtinë, EKO //
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Un di anglishten qe kam msu qe e vogel,kurse tashti qe jam rrit nuk e mesoj dot nje gjuh tjeter te huaj.
 
Top