Pse duhet të keni patjetër një mik të seksit të kundërt?

Ka shumë avantazhe që vijnë nga të pasurit një shok të gjinisë së kundërt. Sipas një studimi të kryer së fundmi, gratë që morën pjesë ndiheshin më të sigurta dhe të mbrojtura nga djemtë.

“Bright Side” liston përfitimet që do të merrni nëse do të keni një mik të gjinisë së kundërt.

1-Keni një këndvështrim tjetër ndaj gjërave.
mik-i-seksit-te-kundert-2.jpg

Marrja e opinioneve nga njerëz të cilët e shohin dhe e jetojnë botën në një mënyrë tjetër nga ne, është e paçmueshme. Duke pasur qasje në mënyrën se si ata mendojnë rreth temave të caktuara, ne fillojmë ta shohim botën, punën, njerëzit, nga një tjetër këndvështrim. Kjo na lejon të kuptojmë më mirë situatën, si dhe të zgjidhim probleme që mund të na shqetësojnë.

2-Gjithmonë do të keni një partner “rezervë”.

Nëse jeni beqarë, një mik i gjinisë së kundërt është zgjedhja perfekte për rastet kur nuk doni të shkoni në një event vetëm. Ju mund t’ia kërkoni gjithmonë këtë një miku të mirë.

I vetmi siklet që mund të përjetoni është nëse ju pyesin a jeni apo jo çift. Megjithatë, nëse keni një mik të mirqë, atëherë ky moment do të kalohet shumë lehtë sa hap e mbyll sytë.

3-Mund të kesh pranë një person që mund të të mbrojë.
Afrimi me dikë mund të jetë i frikshëm, veçanërisht kur nuk e dini nëse është beqar apo cila është gjendja e tij. Ky është momenti kur një mik i seksit të kundërt mund t’ju vijë në ndihmë.

4-Mund të përmirësoni aftësitë tuaja komunikuese.
Nëse shoku juaj i afrohet një personi të të njëjtit seks, ai mund të zhvillojë me të një bisedë pa emocione, për të mësuar më shumë rreth tij. Edhe për ju është më e lehtë të flisni me një mik, të cilit i besoni dhe mund t’i komunikoni çdo gjë që ju shqetëson, përfshirë edhe ato që i përkasin jetës private. Marrja e mendimeve nga një person i seksit të kundërt ju ndihmon të kuptoni se sim und të mendojë personi që po njihni në situate të caktuara.

5-Mund të flisni hapur për ndjenjat tuaja.
Disa meshkuj e kanë të vështirë të flasin hapur për jetën private me meshkuj të tjerë, ndryshe nga ç’ndodh me dy vajza që janë shoqe me njëra-tjetrën. Kur bëhet fjalë për një mik të seksit të kundërt, besimi tek njëri-tjetri mund të jetë i vlefshëm, pasi mund të flisni hapur me ta kur vjen puna tek ndjenjat tuaja.

6-Mund të merrni mendim për zgjedhjen e dhuratës.
Blerja e dhuratave mund të jetë një process i vështirë, veçanërisht për personat që i përkasin seksit të kundërt. Por këshilla që mund të merrni nga miku juaj mund të jetë shuëm e vlefshme, pasi mund t’ju informojë se çfarë do t’i pëlqente atij të merrte nga partnerja e tij.

7-Mund të bëni aktivitete të reja që mund të mos i keni provuar më parë.

Të kesh një mik të gjinisë së kundërt, do të thotë që shpesh do të nxitesh për të provuar sporte apo aktivitete që më parë nuke çonit ndërmend t’i provonit.

Panorama.al
 

Vajza

NocturnalMoron
Staf në FV.AL
Adm
Unë kam 2 mik të mirë, dhe kur dua të marr opionin e njërit ja tregoj sms e tjetrit, e më thojn të 2 pirdhu, gjete mua të më pyesësh për atë, sdu të më përmendesh at tjetrin lool. Skuptoj pse urrehen kurse nuk njihen ???
 
Unë kam 2 mik të mirë, dhe kur dua të marr opionin e njërit ja tregoj sms e tjetrit, e më thojn të 2 pirdhu, gjete mua të më pyesësh për atë, sdu të më përmendesh at tjetrin lool. Skuptoj pse urrehen kurse nuk njihen ???
Pyeti i her ata a ka vend edhe per mua?
Paaaak vend dua une, s'kerkoj shume, sa te futem ne valle se pastaj i shtyj vete, i nxjerr jashte mejdanit?
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Sepse jane me te miret. :))
 

Mo.

You keep the sunshine,save me the rain !
Gra un jam shok i mire.....po te doni dhe friend with benefits ???????
 
Top