PSE E KENI LËNË VETËM AGIM ISMAILIN? ***

PSE E KENI LËNË VETËM AGIM ISMAILIN?
***
Për herë të parë në historikun e sistemit penitenciar shqiptar, një titullar i lartë, një drejtor i përgjithshëm i burgjeve nuk demaskohet e as nuk kërcënohet për tendera pilafi apo patatesh. Qysh prej dy vitesh krimi dhe sekserët e krimit po ndryshken para një zyrtari të administratës publike. Burgjet shqiptare nuk janë më folezat e punësimit partiak, nuk janë më as dyer të shpartalluara ku hyn i pafajshmi dhe lirohet banditi por po kthehen në institucion ku disiplina po ngjizet dhe rehabilitimi është primar.
Ky burri që shikoni në foton ilustruese quhet Agim Ismaili. Është burrë jo vetëm nga gjinia, jo vetëm nga vendorigjina, jo vetëm nga karakteri, jo vetëm nga qytetaria por edhe nga përballja. Dy vite në krye të burgjeve shqiptare frenoi batërdinë dhe abuzimet, barazoi cilindo të burgosur para të kërkesave dhe të drejtave të tyre, nuk mban me hatër vrasësin dhe dhunon xhepistin ndaj deri tani është këcënuar 23 herë nga brenda e nga jashtë qelive e ka kundërshtuar e argumentuar me forcën e ligjit 15 raste kur gjykatat kanë tentuar apo liruar me skadime afatesh kriminelë serialë e të rrezikshëm. Rasti më i fundit ishte kundërshtimi që i bëri kërkesës për lirim të parakohshëm të Zani Çaushit.
Agim Ismaili dhe familja e tij janë ndoshta më të rrezikuarat nga përballja me krimin dhe i vetmi zyrtar i lartë që nuk qurravitet dyerve të ambasadave por përballet pa më të voglin ekuivok. Madje i vetmi zyrtar burgu që pasi kërcënimet nuk bëjnë punë kallëzohet penalisht nga kërcënuesit.
Në gjithë këtë odise të rrezikshme Agim Ismaili duket i braktisur. Politika merret me listat e zgjedhjeve, media gjëmon vip-at në Dhërmi, aleatët tanë ndërkombëtarë merren me reformën në drejtësi por harrojnë që gjykatësit e pa vetingosur po kacafyten keqas me Agim Ismailin. Duan t'ia nxjerrin kriminelët nga burgu një e nga një ndërkohë Agimi lufton i vetëm.
I vetëm aty barikadë te dera e daljes së krimit. Po lufton i vetëm Agim Ismaili por mos harroni se është i shëndoshë në trup, në mendje. I shëndoshë në burrëri dhe trimëri!

Screenshot_20200729_024235.jpg

.... nga B. Mane...
 
Top