Pse e shmangin amerikanët Albin Kurtin

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Petrit Selimi

Qeveritarët kosovarë që janë të përfshirë në korrupsion, hajni, nacionalizëm patetik nuk janë armiq më të vegjël të Kosovës dhe Amerikës. Jo. Jo. Nuk është poenta aty. (hajde zv/minister, hajde....)

albin_kurti1.jpg


“Dëshmitë e fuqishme kundër Kurtit dhe arrestimi i tij janë lajm i mirë për Kosovën. Ngjarjet e 10 shkurtit ku humbën jetën dy njerëz si rezultat i taktikave të dhunshme të Vetëvendosjes dhe dëshirës së tyre për konfrontim […] tregojnë se Kurti është i rrezikshëm për sigurinë publikë në Kosovë. Ne përkrahim mbajtjen e tij në burg”, – këto ishin fjalët e Ambasadores Tina Kaidanow, nëse u besojmë raporteve konfidenciale të botuara nga Wikileaks nga 2007. Pas detyrës në Kosovë, Ambasadorja luajti rolin e rëndësishëm të Zëvendës-asistent-sekretares së Parë të Shtetit të angazhuar për Europë dhe Euro-Azi.

escription">

- “Nuk i kam takuar dhe nuk do t’i takoj”, ishte refreni i Ambasadorit Chris Dell sa herë që pyetej nga gazetarët kosovarë se a do t’i takojë liderët e Vetëvendosjes. Ambasadori Dell shkoi, u emërua si Zëvendës-komandant i misionit ushtarak amerikan në kontinentin e Afrikës, diplomati parë civil në këtë rol të rëndësishëm, duke marrë parasysh luftën kundër piraterisë, misionin në Mali dhe zhvillimet e papritura të Pranverës Arabe.

- “Nuk mund të pajtohem me taktikat e kërcënimeve dhe dhunës [si dhe kërcënimeve ndaj ish-shefes sime Sekretares Albright]. Nuk mund të takohem me një Lëvizje e cila vepron me taktika të tilla” – janë fjalët e Ambasadores së re amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson, një diplomate të shquar karriere e cila deri vonë është munduar shumë të rrijë jashtë debateve interne politike kosovare.

- Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton bëri së fundi një vizitë në Kosovë dhe u takua me secilin lider politik në Kosovë, prej Kryeministrit Thaçi e deri tek përfaqësuesit e partive minoritare, prej Pacollit e deri te Isa Mustafa. Me Albin Kurtin nuk u takua edhepse qëndroi dy ditë të tëra në Kosovë, duke i bërë nder një shteti të vogël në mes të agjendës së ngjeshur me ngjarjet në Siri, uraganit Sandy dhe fushatës elektorale amerikane. Tashmë po përflitet se kjo zonjë mund të bëhet edhe Presidentja e parë femër Amerikane pasi që sot është ndër personalitetet më të popullarizuara politike në skenën amerikane.

Pra s’do mend dhe s’ka asnjë fije dyshimi se qëndrimi i SHBA’ve ndaj Vetëvendosjes nuk është vetëm mllef i një personi, apo rezultat i propagandës së PDK apo “keqinformimit” (paramendoni vetëm, State Department qenka i keqinformuar?!).
Ky refuzim komplet dhe total i secilit diplomat amerikan që të ketë çfarëdo lidhje publike, qoftë edhe shtrëngim duarsh, me liderin e një partie kosovare është një politikë e vazhdueshme, e bazuar në inteligjencë dhe e rrënjosur në definimin preciz dhe afatgjatë të interesave kombëtare amerikane vis-a-vis Kosovës. Këtë nuk e them une. Kjo thuhet prej atyre që përfaqësojnë Amerikën. Që ta citoj edhe një herë Ambasadoren Kaidanow “Politikat e Kurtit jo vetëm që janë të rrezikshme, ato janë vdekjeprurëse”.

Ndoshta e kam gabim, por në kokën time dhe në zemrën time dhe me bindjen time më të thellë, besoj se SHBA, populli amerikan i përfaqësuar nga qeveritë suksesive republikane dhe demokrate ishin partneri, miku, mbështetësi dhe aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve në modernitet dhe Kosovës në veçanti. Nëse merren parasysh niveli i ndihmave bilaterale, angazhimit ushtarak dhe investimeve, Kosova për kokë banori është përfituesi më i madh i ndihmës amerikane në histori, krahasueshëm vetëm me marrëdhënien e veçantë që SHBA-të kanë me shtetin e Izraelit. As më pak e as më shumë, ky grusht njerëzish që kemi, me tërë fukarallëkun material e intelektual, me kurrfarë resurse atraktive të tipit të naftës apo pozitës së veçantë gjeografike, kemi qenë përfitues më të mëdhenj në histori të Amerikës së ndihmës së tyre.

Më bën të rrëqethem kur mendoj se sa e rëndësishme është Amerika për neve, ashtu sië jam rrëqethur sa herë që kam lexuar vargjet e Fan Stilian Nolit
“Do të ndihim pa kursyer
Për ty, nëna jonë e vyer
Që me drit’ e nder të thurësh
Dhe me bijt’ e tu të mburresh
Cila nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s’i dhanë?
Mbaju nënë mos ki frikë
Se ke djemtë në Amerikë!”


Kam arsye personale të adhurimit të Amerikës ashtu siç ka çdo kush që e konsideron veten shqiptar dhe çdo kush që e do Republikën e Kosovës si republikë të shqiptarëve, serbëve, romëve, myslimanëve, krishterëve, hebrenjve. Hera e parë kur e kam parë fragjilitetin e prindit, babës tim të ndjerë është kur pat hëngër dajak nga polici serbe me rastin e vizitës së kongresmenit Tom Lantos, të vetmit të mbijetuar të Holokaustit që ka shërbyer ndonjëherë në Kongres amerikan.

I njëjti i cili për Kosovën ka thënë që më 1988: “Rrallëherë gjeni në tërë faqen e botës një popull më pro-demokraci dhe pro-Amerikë se populli i përvuajtur i Kosovës”. Portreti i tij është ndër portretet e rralla (me një qen të bardhë “pudllicë”) në dhomën e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit (ku Engeli i madh – ai i Kosovës e i Izraelit – u përzgjodh këtë muaj të jetë Demokrati më i lartë në këtë Komitet.)

Isha vetëm 16 vjeç kur u ftova nga një organizatë kongresistësh në një konferencë liderësh të rinj nga bota, kur takova Senatorin Ted Keneddy dhe kur u magjepsa me mrekullinë e demokracisë amerikane. Si të gjithë ne, kam qarë e kam qeshur kur i kam parë bombarderët amerikanë, aq saktësisht të quajtur si engjëj, tek niset nga bazat angleze për ta ndërprerë gjenocidin në përgatitje. Pas luftës, senatorët kryesorë amerikanë na kanë qëndruar pranë (dhe po ashtu nuk di a të qaj a të qesh, sa herë e shoh Senatorin Schummer në YouTube tek mbledh para për katedralen e të shenjtës Nënë Terezë, dhe flet se Amerika ka nderin ta ketë mundësuar që populli i Kosovës ta valon flamurin e Kosovës mbi tokën e lirë të Kosovës).

Ne jemi, se Amerika është.

Ne nuk do të ishim, po të mos ishte Amerika. Ose do të ishim, por të shpërndarë e të vrarë, nomadë tragjikë të modernitetit.

E përmenda disa herë Izraelin sepse në Izrael partitë politike janë shumë agresive ndaj njëra-tjetrës, më shumë se në shumë demokraci perëndimore. Janë të flakët dhe akuzojnë dhe abuzojnë me fjalët më të rënda njëra-tjetrën. Ka parti liberale që marshojnë me gejat në Tel Aviv dhe parti ultra-ortodokse që s’e lëvizin gishtin në Shabat, me ditë që edhe bota rrotullohet. E ja që secila parti izraelite, pavarësisht majtizmit a djathtizmit, fesë, gjeografisë, nivelit të korrupsionit, vlerave te proklamuara, e konsiderojnë Amerikën dhe Qeverinë amerikane si partnere të padiskutueshme të përhershme të shtetit të tyre. Mburojë dhe shpatë. E dinë se SHBA nuk do t’i tradhtojë se Amerika nuk e tradhton veten.

Prandaj Vetëvendosja ka problem.

ثshtë partia e vetme shqiptare, pos asaj Partisë së Punës vetë-gjenocidale të Enver Hoxhës të mbrapshtë dhe tragjik, që është në marrëdhënie antagoniste me Amerikën. Badihava proklamojnë “marshallët e Vetëvendosjës” (citat tjetër Amerikan nga WikiLeaks) se besojnë në “principe amerikane” apo në “popullin amerikan”. Këto janë sintagma të cekëta dhe të pavlefshme. Loja fjalësh që i kanë qejf liderët e Vetëvendosjes (e që nuk janë “lojna” hiç se mbjellin urrejtje, përçarje dhe vëllavrasje). Idealet e Amerikës dhe interesat kombëtare amerikane përfaqësohen nga State Departamenti, Pentagoni, Thesari, FBI, CIA, Presidenca, Kongresi, you name it – pra sistemi qeverisës amerikan. Nuk mundesh të jesh pro-Amerikë e të jesh sistematikisht dhe vazhdueshëm dhe papendueshëm kundër secilës politikë amerikane në Ballkan nga një kënd i diskursit vetëviktimizues kuazi-fetar (prej Rambuillet, Ahtisaarit, procesi i reformave të FSK, sulmeve ndaj Presidentes Jahjaga, vetë flamurit republikan të Kosovës e deri tek investimet private amerikane). Po të ishte mospajtuese me një politikë apo element, edhe do të ju falej, por Vetëvendosja ka qenë konsistent kundër SECILES shtyllë qendrore të politikës së jashtme dhe interesave nacionale të Amerikës në Kosovë.

Dhe jo vetëm aq.

Duke nënvleftësuar dhe duke atakuar politikat amerikane në Kosovë, duke mbjellë farën e poshtër të dyshimit në intencat amerikane në Kosovë, duke krijuar huti me komente të fëlliqta në portale online, duke përdhosur emrat e miqve më të shenjtë amerikanë, Vetëvendosja si rrallëherë kush në historinë tonë, bëhet pol i sjelljes thellësisht anti-shqiptare dhe anti-kosovare.

Nuk është Xhabiri më pro-Amerikan se tjerët (edhe aman burrë shko në burg se na korite të gjithëve). Nuk është PDK ndonjë bastion e as pionier i pazëvendësueshëm i amerikanizmit (siç nuk janë vitet e kaluara në burg të Albinit dëshmi e patriotizmit). Qeveritarët kosovarë që janë të përfshirë në korrupsion, hajni, nacionalizëm patetik nuk janë armiq më të vegjël të Kosovës dhe Amerikës. Jo. Jo. Nuk është poenta aty.

Poenta është se Kosova, si Izraeli, nuk ka jetë dhe dritë, mbrojtje dhe zhvillim pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa ma shpejtë ta kuptojë Albini këtë, e kjo kuptohet vetëm kur përkrahen vijat e trasha të proceseve Euro-Atlantike me dialogun me fqinj si thelb të saj, aq më mirë për te, për lëvizjen e tij të dëmshme dhe “vdekjeprurëse” (citat pra ky direkt i State Department) si dhe tërë popullin e Kosovës. Shqiptarë, serbë, romë, boshnjakë, strejt, gej, kuq, zi, bardh e kaltër.


*Autori është Zëvendësministër i Jashtëm i Kosovës. Opinionet janë personale dhe nuk përfaqësojnë institucionin. Botuar fillimisht në Express-in e Kosovës.
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Pse e shmangin amerikanët Albin Kurtin

Amerikant dojn me ju nenshtru atyre e jo me punu per popull :D
Albin Kurti nuk po ju nenshtrohet amerikanve , as europianve kjo eshte pse nuk e dojn :D
Pastaj ka nenshkrime te medha qe do behen tani per veriun per shum gjana tjera , e Albini eshte kunder eshte Pro Bashkimit te Shqiptareve e amerika se don nje gje te tille e as europa.
Pastaj amerikes ju konvenon secilla parti qe eshte ne Kosove per veq VV-s sepse te gjitha partit tjera i kan durt e perlyera me hajni e gjana kriminale qe amerika i ka ne dijeni e pra ata i sill si te don e VV-n nuk mundet :D
 
Top