Pse na bien floket?!

eda sweety

sweety
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

Ndikon shume stresi por dhe mungesa e seksit ndikon ne renie sidoms tek femrat......e kam degjuar diku
 

ana88

vlonjate tipike
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

stresi dhe bojrat tek femrat se normale eshte acid,ndersa tek meshkujt nga xheli
 

abstraction

Carpe Diem
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

Hormonet e trupit qe ndryshojne me kalimin e viteve. Kjo eshte arsyeja kryesore.
 

sensuu

sweet
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

bien floket,dalin tjera........ate kane :p
 

fight_cllub_al

demton_rende_shendetin
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

alergji nga kreheri
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

Femrat :lol:
 

Зngjεll

___________

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

Зngjεll;148119 said:
Meshkujt :pP: :D

Nuk qendron konkluzioni juaj sepse te rralla jane femrat me floke te rena :pP: E shikoj meshkujt :konfuz:
 

3R1

rremujaxhije:P
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

x meshkujt nga stresi i tepert...dhe lyerja me gjel :D:D:D:D:D
 

^_^-Dj

DeeJaY
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

3R1 stresi tepert eshte i sakt dhe e dyuta jo shum e gabuar po gjithsesi ka miliona motive qe floku bie

dhe nje hder kryesoret eshte nje enzime qe formohet ne lekuren e flokve dhe ajo sa me e zhvilluar te jet aq me shum ai person qe e ka te zhvilluar ate enzime eshte i predispozuar qe floket ti bien me shpejt :)

PS: ket gje e di se e kam lexuar :D
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

Te gjithe kremrat dhe xhelrat i bejne dem flokeve sepse nuk i lene te marrin ajer.

Faktoret kryesore te renies se flokeve jane:

1) Prezenca e larte e androgjeneve (hormoneve mashkullore) si tek meshkujt dhe tek femrat.

2) Ndryshimi i kohes dhe ambientit, madje eshte zbuluar qe edhe PC ndikon keq ne rritjen e flokeve.

3) Menyra e keqe e te ushqyerit

4) Oraret e fjetjes ne menyre te gabuar

5) Xheli, shkuma, llaku, ngjyrat etj
 

Alchohole

Moderator!
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

Poashtu edhe mbajta e kapelave ne koke.Keshtu kam degjuar dhe kam lexuar se kur njeriu mban shume kapelen mbi koke atehere Poret(qe gjenden ne trup) mbyllen.
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

pak a shume te gjitha shaqet qekan thene po keni harruar semundjet ka plot semundje qe te bejne te humbasesh floket
 
8 këshillat për të ndaluar rënien e flokëve

8 këshillat për të ndaluar rënien e flokëve

Trashëgimia dhe faktorët gjenetike. Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit.

Shkaqet e rënies

Trashëgimia dhe faktorët gjenetike. Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. ثshtë i kotë rriti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.


Stresi

Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.


Sëmundjet

Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.


Pakujdesia


Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre besojnë dhe thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.

Kujdes

1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme
3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
6-Evitoni ushqimet e skuqura.
7-Përdorni sallata të ndryshme.
8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
9-Mos e ndërroni shpesh shampon.

Si të kujdesemi për flokët

Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. ثshtë thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. Shtatëdhjetë për qind e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve. Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormone testosterone, i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.

Shkenca, në ditë njerëzve u bien 150 qime

Flokët rriten për dy deri tre vjet përpara se të bien. Rënia e flokëve të vjetër është krejt natyrale. Nga pori prej të cilit ra floku i vjetër zakonisht pas një farë kohe del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u bien 150 qime flokësh. Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje infektoze, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj. Kur rënia e flokëve nuk është gjenetike ose e lidhur me sëmundje, parandalimi i këtij fenomeni është i mundur duke ndjekur disa këshilla. Fenomeni fillon në moshën në mes 20 deri 30-vjeçëve. Flokët bëhen më të dobët, bien në mënyrë masive dhe nuk dalin më të rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnë nga rënia e flokëve. Fajin për këtë e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.

Mjekët: Rënia e flokëve, e trashëguar

Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron, apo siç emërohet ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjët e flokëve dhe ngujohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve, por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës, poret mbyllen krejt. Rreth 20 për qind e femrave në botë vuajnë nga rënia e flokëve, zakonisht një femër mund të humbasë flokë vetëm nëse kalon stres, përdor bojë të keqe, nuk i ushqen flokët ose dhe nëse përdor drogëra të ndryshme. Kurse 30 vjeç është mosha mesatare kur nis fenomeni i rënies së flokëve. Specialistët tregojnë se, realisht fenomeni nis që në moshën 20-vjeçare, kohë kjo kur në kokën e njeriut fillojnë të përdoren produkte të ndryshme kozmetike.

Propecia, një mjet kundër rënies së flokëve

Propecia është një lloj medikamenti i zbuluar kohët e fundit. Ai bën të mundur bllokimin e enzimës që lidhet me testosteronin, duke e penguar kështu këtë lidhje. Numri i DHT në lëkurën e kokës pakësohet kështu me dy të tretat. Kjo bën që të ndalojë rënia e flokëve në pjesën më të madhe të burrave dhe në shumë raste arrijnë rrënjët e flokëve të rigjenerohen dhe të prodhojnë flokë të fuqishëm si më parë. Jo pak, por 150 fije floku, është sasia që u bie të gjithë njerëzve nga koka thuajse çdo ditë, dhe në pranverë dhe në vjeshtë ky numër është edhe më i lart. Nëse kjo shifër shtohet atëherë të gjithë personat duhet të shqetësohen. Ndërkohë që 2 milimetra në javë zgjatet floku i njeriut, nëse ai dëmtohet me produkte jo të përshtatshme kozmetike (si për meshkuj ashtu edhe për femra), atëherë ai këputet po kaq milimetra gjatë javës.

shqiperia​
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Renia e flokeve, teknikat per ti mbrojtur

Ju bien floket? Kjo gje u ndodhe te gjitheve dhe nuk eshte shume shqetesuese. Zakonisht bien me shume kur ndryshon sezoni, por ka teknika per tu kujdesur dhe per te evituar qe era, smogu dhe i ftohti mos ti demtojme me shume.

Nuk eshte e nevojshme ti jepni volum flokeve duke i fryre ato me tharese apo duke i shpupurisur me kreher. Fillimisht duhet te evitoni te krihni floket cdo mbremje, krihini me nje kreher druri me dhembe te gjere. Kur i lane floket, lagini mire dhe perdorni shampo delikate. Nese jeni mesuar ti lani shpesh floket, beni vetem nje here shkume, shpelajini me uje jo te nxehte. Beni masazhe per te ndihmuar ne kete menyre skalpin e kokes. Per ti thare nuk eshte e nevojshme ti shtrydhni fort me peshqire, aplikoni nje balsam jo shpelares per tipin e flokeve tuaj, dhe thajini me tharese ne temperaturen me pak se normalja./burimi: ikubINFO/
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Renia e flokeve! Tashme transplanti edhe per femrat!

Shume femra i besojne farmaceutikeve te ndryshem apo dhe kozmetikeve me qellim rritjen e flokeve, shpesh rrezultatet jane jo te mira. Me floket shpesh humbasim edhe sigurine per imazhin tone, per kete arsyje studimet e teknikave trikologjike kane vene ne pune nje metode mikro-autotransplanti i cili jep rezultate te kenaqshme per estetiken natyrale. per te pasur ripopullim te flokeve eshte e rendesishme te vleresohen karakteristikat e pacienteve, si ngjyra apo denduria e flokeve, volumi i zones qe duhet trajtuar etj. Keto mbjellje (transplant) behen ne baze te disa kritereve te tjera: fizionomia e personit, mosha, etj./burimi: ikubINFO/
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kundër rënies së flokëve

Shkaqet e rënies
Trashëgimia dhe faktorët gjenetikë. Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të trashëguara nga të dy prindërit. ثshtë i kotë riti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nga shkaqet e tjera të rënies së flokëve janë edhe stresi, si dhe sëmundjet e ndryshme.

Këshilla kundër rënies së flokëve

Kontrolloni stresin
Mbani një dietë të përshtatshme
Pini të paktën dy kg ujë në ditë
Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
Evitoni ushqimet e skuqura.
Përdorni sallata të ndryshme.
Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
Mos e ndërroni shpesh shamponin.
 

El'Mejor

Daja
Po u plaket ju normale qe do ju bien floket :p



:djalle:
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nuk eshte puna vetem po u plake, por dhe nqs nuk ushqehesh sic duhet, nqs ke semundje te ndryshme, nga produket kozmetike me kualitet te ulet dhe nga ajri i ndotur...
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
mbani floket e shkurtera dhe mos perdorni shpesh piastren dhe do ju bihen me pak
 

El'Mejor

Daja
Mua edhe me shoqerini bej shume gallate sme pelqen te rrime tere serioza bak humor si ben keq njeriu ... Respekte xan :) Mos mu merzit :)



:djalle:
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kujdesje natyrale kunder renies se flokeve
FileContent.axd


Sot do tju flasim per nje perberes te cilin mund ta pergatisni ne shtepine tuaj, kunder renies se flokeve. Ingredientet e nevojshem jane: 20 ml rum, 20ml vaj ulliri, 25 g spec djeges, 100ml alkool nga uji i kolonjes. Pergatitet keshtu: Lereni te marinojne specat ne alkool per 3 dite, me pas kullojini dhe shtojini ingredientet e tjere. Lereni ne qetesi per 1 dite, me pas perdoreni per te masazhuar skalpin e kokes dy here ne jave. Vetem aplikimi i saj nuk mjafton, ju duhet te masazhoni me mollezat e gishtave.
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Per ta ndal renien e flokve pini cigare te renda ose te forta qe ta forcojne rrenjen e flokve bashk me memorjen
Ndryshimin mun ta vereni per nje koh te shkurt, sepse cigaren mund ta pini çdo dit jo te presni 1 jav per ti la flokt me ato far produktet qofshin te farmacise apo kto qe tha zinna te shpise
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
po qumeshti kur behet kos ca i thuhet litra apo kg ?
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Per ta ndal renien e flokve pini cigare te renda ose te forta qe ta forcojne rrenjen e flokve bashk me memorjen
Ndryshimin mun ta vereni per nje koh te shkurt, sepse cigaren mund ta pini çdo dit jo te presni 1 jav per ti la flokt me ato far produktet qofshin te farmacise apo kto qe tha zinna te shpise
Pupupu...mos e merni per te mire keshillen e ketij anetari, qe ka ndermend te shkatroj organizmin tuaj...( po ben propagande bindese pro-duhan)
Cigarja ka rol intoksikues per organismin, dhe normal ndikon dhe mbi floket...sepse toksinat qe hyn ne rrugen e frymarjes me djegjen e nikotines dhe ca budalleqe ka me cigarja, duhet te eliminohen diku...nese nuk eliminohen depozitohen...pjese e tyre arine dhe tek renjat e flokut, i vrasin renjat...dhe na bien floket...
Skeni digjuar asnjehere kur thuhet qe na bien floket nga ndotja e ajrit? Procesi eshte pak a sh i njejti

Gabim i vogel qe shpesh behet, 2 Litra uje e jo Kg...e di qe e dini por pakujdesi e vogel
ne kete rast kilogrami dhe litri jan ekuivalent...nuk eshte asnje gabim... nqs do vesh ne nje kandar 1 liter uje me nje gure nje kilogrami, do shikosh qe peshorja ri drejte
Nqs do ishte fjala per mjalt psh, ne nje shishe 2 kg, hyn 2,5 deri ne 3 litra mjalt....varet nga densiteti
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pse na bien floket?!

Rënia e flokëve tek femrat
Ky artikull është në të vërtetë përgjigja që i kemi dhënë një vizitoreje të faqes sonë por duke menduar që mund të jetë i dobishëm edhe për gratë apo vajzat e tjera po e vendosim këtu.Këtu janë përmendur shkaqe për të gjithë grupmoshat në mënyrë të përgjithshme, Së pari ju uroj të shkuara. Personalisht megjithëse besoj se do të keni vajtur do tju kisha këshilluar të shkonit tek një mjek specialist dermatolog kjo për tre arsye. E para se duhet parë dhe vizituar nga afër pacienti (zonën ku flokët kanë rënë mënyrën e rënies), e dyta se duhen bërë disa lloj analizash si ajo e shikimit të flokëve në mikroskop apo disa teste (si matja e flokut, shikimi me dritë të polarizuar, testi i tëheqjes, fototrikograma etj.) dhe e treta që mjeku të marri një anamnezë sa më të imët (historia e fillimit dhe e ecurisë së rënies së flokëve). Aq më tepër kur bëhet fjalë për rënien e flokëve tek gjinia femër problemi bëhet pak më i komplikuar. Këshilla ime është të mos përdorni asnjë gjë pa u konsultuar me dermatologun. Megjithatë mund të themi se disa nga shkaktarët janë p.sh hormonal pra rritja e hormoneve androgjene ( testesteron dhe si pasojë edhe dihidrotestesteron) por këto ndryshime sidomos tek vajzat e reja apo gratë para menopauzës shoqërohen edhe me probleme të tjera siç janë ato të menstruacioneve, puçrave në fytyrë apo në pjesë të tjera të trupit (shihni artikullin me të njëjtin titull në faqen tonë), me shtimin e qimeve atje ku normalisht tek femrat nuk shfaqen shumë apo me trashjen e zërit etj.(pra veçori mashkullore). Edhe pse ky problem shihet shpesh tek gratë pas menopauzës përsëri edhe tek vajzat e reja duhet menduar. Nëse keni prej këtyre shqetësimeve kontaktoni me një gjinekolog. Një tjetër shkak mund të jetë ajo që quhet rënie e flokëve telogjen efluvium pra kur aktiviteti i rritje së flokëve kalon nga faza aktive në atë të pushimit për një kohë shumë të shkurtër. Zakonisht flokët bien kur lahen apo kur krihen. Zakonisht rikthehen vetvetiu megjithëse mund të zgjasi pak gjatë. Një tjetër faktor është përdorimi i ndonjë ilaçi. Nuk e di nëse keni përdorur apo jo? Një tjetër faktor është mënyra e ushqimit (sidomos dietat me kalori të ulët) apo mungesa e vitaminave B dhe A dhe mungesa e proteinave apo zinkut. Një tjetër faktor është anemia (ulja e hemoglobinës në gjak) si pasojë e mungesës së hekurit, problemet me tiroidet për të cilat ju këshilloj të bëni një analizë gjaku dhe matjen e hormoneve të tiroideve T4 dhe TSH. Faktor të tjerë janë infeksionet nga më të ndryshmet (fungal=myk, viral apo bakterial) por që me një vizitë tek mjeku mund të përjashtohen (pa ju parë është e vështirë).Pastaj vijnë faktorët si stresi. Gjithashtu ka dhe një rënie që quhet alopesia areata=rënie lokale e flokëve ku një prej disa faktorëve është edhe alergjia apo sëmundjet endokrinologjike etj. Pra si fillim mirë është që të gjendet shkaku dhe nëse ai është i kurueshëm të kurohen por edhe nëse jo me ilaçe tani ka mjaft metoda të reja efikase si mbjellja e flokëve apo ndërhyrje kirurgjikale etj. Pra mos u shqetësoni patjetër do të ketë një zgjidhje që do tju përshtatet.
Dr.Nurian Ohri
 
Top