Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Lauri

Anunnak
Duhet të jemi syhapur dhe të urtë ndaj ndikimeve dhe rrymave radikale fetare/

“Të mbuluarit dhe të mshehurit e fytyrës së gruas s`ka qenë në kohën e profetit, por është shpikur më vonë. Ndalim i madh në përparimin e një kombi”, thoshte Naim Frashëri/

Shkruan: Fahri XHARRA/

Rryma përparimtare që e ka kapluar shoqërinë shqiptare në përgjithësi është aq e fortë, saqë edhe ata që mendojnë ta kthejnë rrotën e historisë prapa, e kanë të kotë. Qysh në vitet e 50`ta të shekullit të kaluar ishte aprovuar Ligji për ndalimin e bartjes së ferexhesë dhe mbulimit të fytyrës së femrës.

Ndalimi me ligj

Me ligj ndalohej çfarëdo detyrimi apo bindje e femrave për të bartur ferexhe, gjegjësisht për ta mbuluar fytyrën, si dhe çfarëdo mbështetje që i bëhej bartjes së ferexhesë dhe mbulimit të fytyrës. Ndërkaq me punë të dhunshme, para të mëdha, apo burg të gjatë dënoheshin ata që detyronin apo cytnin femrën në diçka të tillë. Fatbardhësisht që këso ligjesh as që janë të nevojshme të propozohen, pasi vetëdija e botës sonë mashkullore dhe emancipimi i femrës shqiptare janë shumë të larta. Kemi kulturën, traditën tonë që e kemi kultivuar brez pas brezi e me gjenerata të tëra. Interesant është të theksohet se edhe Naim Frashëri, një ndër apostujt më të mëdhenj të Shqiptarisë, e ka dashur me zemër të përvëluar përparimin e Shqipërisë dhe lartësimin e kombit shqiptar. Ja se çka kishte shkruar Naimi : “ Të mbuluarit dhe të mshehurit e fytyrës së gruas s`ka qenë në kohën e profetit, por është shpikur më vonë. Ndalim i madh në përparimin e një kombi! Si mund të vë mbroth një komb kur gratë domethënë gjysma e njerzisë rronë e mbyllur si në kuvli? Si mund të jetë i zgjuar një komb pa pasur në vijë jetën e shtëpisë e të fëmisë dhe këto qysh bëhen kur burri rrin veç gruas? ا`dashuri, ç`arsye mund të mësojnë e të marrin djemtë në një familje të tillë…Gruaja duhet të jetë më shumë se burri e arsimuar se fëmija së pari e marrin mësimin nga nëna… Gruaja është mëmë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe e krejt njerzisë.” Një nga të mbeturat më të shëmtuara të botës së vjetër është pa dyshim ferexheja që mbulon gruan myslimane. Dhe siç thotë Tajar Zavalani (Bota e re, nr. 14, 1936): “S`na shkon nga mendja se ka burra që i thonë vetes të dijshëm dhe duan të ecin hap më hap me kohën dhe guxojnë të dalin publikisht e të përligjin me argumente serioze fshehjen e gruas brenda një perdeje të zezë.” Pastaj Tajar Zavalani vazhdon: ” Të merremi vesh mirë, ç`kuptojnë me fjalën qytetërim, dhe a mund të jetë i qytetëruar një skllav? I pari fitim i qytetërimit është triumfi i lirisë personale. Gruaja myslimane është skllave e burrit derisa ky e detyron të dalë e mbuluar.” – Ndoshta femrës shqiptare i pëlqen të dalë e mbuluar? Kjo është një fyerje për gocën, vajzën, gruan, femrën tonë e cila ka dëshirë të zjarrtë të jetë e lirë dhe e qytetëruar si çdo krijesë njerëzore që jeton në këtë milenium. A thua me të vërtetë shamia, çarçafi, ferexheja e ruajnë namuzin e femrës? Nga përvoja në shtetet arabe e aziatike mbulimi sjell vetëm shëmtim që bie në sy, shëmtim nga zgjedha e shpikur nga shpirtrat sadistë.

ferexhe_zps0b6c09ea.png

Nuk duhet kthyer mbrapa

Këtu në trevat shqiptare nuk duhet të kthehemi prapa dhe të lejojmë krijimin e një krijese fatkeqe që të këput shpirtin. اfarë aftësie mund të ketë ajo për të rritur fëmijë. Ata fëmijë që do të jenë shpresa e së nesërmes së këtij vendi. Trashëgimia e atdheut dhe krenaria e kombit. Dija, në romanin e Haki Stërmillit në ditarin e saj thotë: ”Sikur t`isha djalë do t`i tregojsha botës mashkullore se dora që e përkund djepin është ajo që e rrotullon boshtin e fatit të njerëzisë, sepse ajo, vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndritura. Femra myslimane e mbyllur brenda katër mureve asht e mpitë, e dobët dhe e pazhdrivillueme, sepse asht shtypë e mbytë nga zgjedha e randë e nji edukate që nuk këshillon e nuk porosit tjetër veçse ndalimin: mos prek,mos fol,mos dil,mos qesh ,mos e mos e mos”. Kur ne i hapim derën, atëherë të huajt mezi s`presin të na japin leksione. Njëfarë ndërkombëtari Juerg Loneburg paska pas thënë se ferexheja na qenka pjesë e kulturës shqiptare.(???) Jo vetëm atij, por edhe bashkëkombësve të mi u them se çarçafi e ferexheja janë kulturë turko-arabe që ka pasuar me zgjerimin e Perandorisë Osmane, islamizimi i të cilit është kryer deri në fund të shekullit të 19`të. Feja e besimi është çështje shpirtërore individuale. Duhet të vëmë në rend të parë kombin. Pra se jemi shqiptarë dhe të punohet shumë në uljen e tensioneve ndërfetare tek shqiptarët. Duhet të jemi shumë syhapur dhe të urtë ndaj ndikimeve dhe rrymave radikale fetare të cilat këmbëngulin në tjetërsimin e identitetit tonë shqiptar. Përndryshe nuk do të jemi më ata që jemi sot.
 
ricky_ch

******
Pe: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Po dilni mor krejt lakuriq, nëse e shihni përparim!
Do ta shihni se kah do të shkon perverziteti.
Ah po, shkoni në Vatikan e ju këshillojnë se si bëhen
punët e ndyra, se ska mbetë njeri ma te ju kujt me
i besu, se për besimin tek Zoti kaherë e keni humb!
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Mora nje rep. nga Ricky: Farë e pisaftë, ndytësirë derri!

Je shume i edukuar ti. Te kapi uria kaq shpejt Ricky, futja nje bistek derri me nje birre te ftohte.
 
ricky_ch

******
Pe: Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Mora nje rep. nga Ricky: Farë e pisaftë, ndytësirë derri!

Je shume i edukuar ti. Te kapi uria kaq shpejt Ricky, futja nje bistek derri me nje birre te ftohte.

Unë po e shoh se ti ke uri të madhe andaj edhe s'ndalesh së ngrëni!
Të bëftë mirë. Sa për edukatën vice versa!
 
xhebrail1

INTERIST
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Po pse merreni me kete tipin a nuk po e shihni se e ka verbu urrejtja me shume se 50% te kohes e kalon tu u marre me muslimanet se me jeten e vet .Une spo shoh kurrqo interesant te kjo teme ka thone naimi me nise me pru citate qka e kush ka thone per islamin mire apo keq e mushi forumin me tema ky tipi i pelqen me provoku se ska qka bon se jan met pakic jan aq pak sa nuk merret vesh a po hajne me dhembe a po te pickojne...
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Ne fakt eshte nje mister, vete thoni qe nuk duhet te komentohen temat qe postoj une, dhe nga ana tjeter mbushni faqe te tera me komente.
Po kush ju kerkon ore, forumi ka tema mjaft te tjera dhe te larmishme. Dhe beni mire te beni nje nyje ne gjuhen e gjate qe keni
 
xhebrail1

INTERIST
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

I menqur je ti Laur Bravo hahhahahahahahahah ,ketu pajtona me ty plotesishte se edhe pleqte te ne thojne me te honger nje qen ne bythe me u kthy me honger ti qenin ma qen se qeni bohesh.
 
ricky_ch

******
Pe: Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Ne fakt eshte nje mister, vete thoni qe nuk duhet te komentohen temat qe postoj une, dhe nga ana tjeter mbushni faqe te tera me komente.
Po kush ju kerkon ore, forumi ka tema mjaft te tjera dhe te larmishme. Dhe beni mire te beni nje nyje ne gjuhen e gjate qe keni

Unë nuk mbaj mend që të kam premtuar!

Sa të kam fuqi do të reagoj sa herë të sjellësh
e mbushësh FV-në me bërllogje a la Laurqe!
Pastro ndytësira në oborrin tënd, këtë sa herë e kam cekë.
Tani vazhdo, 5-she e ke!
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

taman si terroriste ec e mere vesh se c'fare eshte e kush eshte me k'te veshje..... me fut friken mua lere mo kalamajve....

Po sikur kjo te me cenoje ne rruge pshm mua apo dike tjeter, si mund ta identifikojme pak a shume ?

persa I perket temes them qe fanatizmi eshte shtuar ne kulm me k'to prototipa qe ec e mere vesh se c'fare e quajne veten , ndertojne 1 besim feje ne ate boten e tyre dhe pretendojne qe kshu e do Zoti/Allahu............

Franca I ndaloi..... s'di si ja bejne ato qe jetojne ne France jam kurioze qe a kane hequr veshjen apo rrine mbyll ne shpi?? se rruges s'ju lejohet!!!
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Zan[B said:
e..a1;550786]taman si terroriste ec e mere vesh se c'fare eshte e kush eshte me k'te veshje..... me fut friken mua lere mo kalamajv..[/B]

Po sikur kjo te me cenoje ne rruge pshm mua apo dike tjeter, si mund ta identifikojme pak a shume ?

persa I perket temes them qe fanatizmi eshte shtuar ne kulm me k'to prototipa qe ec e mere vesh se c'fare e quajne veten , ndertojne 1 besim feje ne ate boten e tyre dhe pretendojne qe kshu e do Zoti/Allahu............

Franca I ndaloi..... s'di si ja bejne ato qe jetojne ne France jam kurioze qe a kane hequr veshjen apo rrine mbyll ne shpi?? se rruges s'ju lejohet!!!

Ti je e rritur nuk besoj se ke frik!! e femijet tu,,,, kujdes mos i lejo shum te rrin ne internet se do ja futesh frike me foto ***y se poston ti cdo her.

per temen..
Zotri Naimi ka qen musliman shia, dhe si i till kuptohet se ka ken kunder mbulese.Por e paska ekzagjeru si shum sepse mbulesen nuk e kan shpik muslimanet per gusto,por e din far mir dobin e saj dhe me knaqesi e bartin ....e per ferexhe ne vendin ton nuk ka nevoj.
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Ti je e rritur nuk besoj se ke frik!! e femijet tu,,,, kujdes mos i lejo shum te rrin ne internet se do ja futesh frike me foto ***y se poston ti cdo her.

per temen..
Zotri Naimi ka qen musliman shia, dhe si i till kuptohet se ka ken kunder mbulese.Por e paska ekzagjeru si shum sepse mbulesen nuk e kan shpik muslimanet per gusto,por e din far mir dobin e saj dhe me knaqesi e bartin ....e per ferexhe ne vendin ton nuk ka nevoj.

S'ka rendesi mosha kjo te tmerron, me te dale kshu drejtperdrejt!! po flas per foton jo per ty!!!!!!!

ne fakt ngjan si burre qe ka lyer syte ...ec e mere vesh....

Ps.... dmth I percillke fotot e mia, shih me sy e plas me zemer :)
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

O vellezer musliman, qetesohuni se Xharragjitë (Fahri Xharra) nuk jane asgje tjeter vetem ca Islamofob t'cilet paguhen per t'botuar artikuj te tille, e ne kemi pune me Ramazan, lereni Xharren t'a qeroje faren :plazh: Islami eshte i delire, eshte kompletuar para 14 shekujve, s'i ka mbetur as Naimit e as Fahriut as Laurit e as Kaurrit t'na mesoje neve parimet Islame, ndaj gezuar Ramazani, kenaquni ne kete muaj te bekuar, injoroni injorantet :cool:
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

qysh paska than ricky ! srz.. nime kejt lakuriq dilni ne rrug edhe te afermit tuaj edukoni ashtu pun e madhe ! mos na hin ne rrug naj send ? por as naimi as lauri as filani as fisteku nuk mundet me na tregu asgje lidhje me Islamin sepse kem dijetar e hoxhallar sa te duash qe na tregojn ato qka na therret Allahu dhe Pejgamberi i tije Muhammedi s.a.w.s.
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Sa shumë e bukur kjo foto. Kam deshir te vishem njeher keshtu, me kepuce sportive.
:)

Nuk ka asgje per te pas frike... Sorry komenteve :)
 
Attachments

  • ferexhe_zps0b6c09ea.png
    ferexhe_zps0b6c09ea.png
    6.9 KB · Shikime: 0

Zana1

Braveheart
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

ishalla te realizohet,

Mua me tmerron, shyqyr qe eshte foto :)
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

ishalla te realizohet,

Mua me tmerron, shyqyr qe eshte foto :)

Personat qe kan frik edhe nga hija e vet , kan frik edhe nga gjdo gje tjeter :D
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Personat qe kan frik edhe nga hija e vet , kan frik edhe nga gjdo gje tjeter :D

e kush tha qe kam frike hijen time!! me ngaterron me veten tende.....se kuptoj pse si permbaheni temes!!!! eshte e cuditshme se ju qe pretendoni si te tille.... jeni ato qe ofendoni me shume dhe kaloni nga tema ne personalisht, s'di a ka te beje fakti se c'fare pretendoni te jeni apo thjeshte ka rastisur qe s'jua pret truri per me thelle.......

Une ne baze te fotos jap komentin tim te pelqen s'te pelqen ty, spo te drejtohem ty personalisht, ti merresh me hijen time, shiko tenden re mik!!!!
 
LoSsT

VIP
V.I.P
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

taman si terroriste

Nje pyetje kam une vetem, c`far personifikon per ty fjala terrorist ?
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Nje pyetje kam une vetem, c`far personifikon per ty fjala terrorist ?

shko kerkoje ne google, ajo mund te jete kushdo dhe c'fare do, mund te jete edhe CIA e maskuar!!!!
 
LoSsT

VIP
V.I.P
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

shko kerkoje ne google, ajo mund te jete kushdo dhe c'fare do, mund te jete edhe CIA e maskuar!!!!

Ti percaktove nje term, dhe une te bera nje pyetje, dhe kjo qe sapo shkruajte vetem pergjigje qe nuk ishte, po lere se te kuptova ska gje, Lol ;)
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

e kush tha qe kam frike hijen time!! me ngaterron me veten tende.....se kuptoj pse si permbaheni temes!!!! eshte e cuditshme se ju qe pretendoni si te tille.... jeni ato qe ofendoni me shume dhe kaloni nga tema ne personalisht, s'di a ka te beje fakti se c'fare pretendoni te jeni apo thjeshte ka rastisur qe s'jua pret truri per me thelle.......

Une ne baze te fotos jap komentin tim te pelqen s'te pelqen ty, spo te drejtohem ty personalisht, ti merresh me hijen time, shiko tenden re mik!!!!

a ke frik nga baba dimri :D haha. nuk eshte tema " A TMERROHENI APO NUK TMERROHENI NGA KJO FOTO " pra as ti sju ke permbajt temes :D sidoqoft sdua te mirrem me ju ne kete dite feste dite te madhe qe Elhamdulilah e kom prit deri muajin e ardh'shum mir mbetshi :D
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Ti percaktove nje term, dhe une te bera nje pyetje, dhe kjo qe sapo shkruajte vetem pergjigje qe nuk ishte, po lere se te kuptova ska gje, Lol ;)

Mjafton qe u qartesove dhe kuptove, !!!
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

a ke frik nga baba dimri :D haha. nuk eshte tema " A TMERROHENI APO NUK TMERROHENI NGA KJO FOTO " pra as ti sju ke permbajt temes :D sidoqoft sdua te mirrem me ju ne kete dite feste dite te madhe qe Elhamdulilah e kom prit deri muajin e ardh'shum mir mbetshi :D

e pra shko mere lehte, mos u merr me hijet e te tjereve, rri strukur k'te muaj se s'te quhet pastaj :)
 
LoSsT

VIP
V.I.P
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Mjafton qe u qartesove dhe kuptove, !!!

Une e kam kuptuar me kohe, po desha qe ta kuptoje dhe ndonje tjeter qe se ka kuptuar ende se sa vlen te merresh me ty kur nuk di ti japesh shpjegim asaj qe shkruan :)

Ps: Mos e lodh google tani se kerkuari se sdo dishe ke shkrim te marresh per te nxjerre nje perkufizim ;)

Me tmira.
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Une e kam kuptuar me kohe, po desha qe ta kuptoje dhe ndonje tjeter qe se ka kuptuar ende se sa vlen te merresh me ty kur nuk di ti japesh shpjegim asaj qe shkruan :)

Ps: Mos e lodh google tani se kerkuari se sdo dishe ke shkrim te marresh per te nxjerre nje perkufizim ;)

Me tmira.

ti e paske kuptuar me kohe, por erdhe te merresh me mua, te ra vlera ne k'te rast.....Shume interesante, :)

Kujdes rruges!!!
 
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Lauri hajde na uro Ramazanin se vetem ti nuk na ke uruar !

Edhe kish qene mire te bejme paqe nja 1 muaj sa te kalon Ramazani nga provokimet dhe ''fjalet'' e tua permes temave te tilla . Shpresoj se po me kupton , sepse eshte muaj i meshires , i faljes , muaj i pastertise , muaj i Kuranit .
 
Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Këtu në trevat shqiptare nuk duhet të kthehemi prapa dhe të lejojmë krijimin e një krijese fatkeqe që të këput shpirtin. اfarë aftësie mund të ketë ajo për të rritur fëmijë. Ata fëmijë që do të jenë shpresa e së nesërmes së këtij vendi.

Te siguroj se ka edhe nga ato pa ferexhe qe nuk e kane ate aftesi... Cfare lidhje ka veshja apo feja ne edukimin e femijes te lutem?

”Sikur t`isha djalë do t`i tregojsha botës mashkullore se dora që e përkund djepin është ajo që e rrotullon boshtin e fatit të njerëzisë, sepse ajo, vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndritura.
Me pelqen kjo thenia, e kisha fshire nga kujtesa edhe pse e kam lexuar disa here kete liber...

Femra myslimane e mbyllur brenda katër mureve asht e mpitë, e dobët dhe e pazhdrivillueme, sepse asht shtypë e mbytë nga zgjedha e randë e nji edukate që nuk këshillon e nuk porosit tjetër veçse ndalimin: mos prek,mos fol,mos dil,mos qesh ,mos e mos e mos”.

Kush e ka thene kete?? Te gjitha femrat qe i njoh une, flas per rrethin ku jetoj... jane ne pune, kujdesen per femijet, per shtepine dhe asnjeher nuk i lene burrat e tyre pa darke... Kush i shpif keto gjera mor aman??!

Njëfarë ndërkombëtari Juerg Loneburg paska pas thënë se ferexheja na qenka pjesë e kulturës shqiptare.(???)

Kush eshte ky? Se nuk gjeta asnje informate...
 
Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Lauri hajde na uro Ramazanin se vetem ti nuk na ke uruar !
.

haha.. i bukur ky koment :)...

Ore jo Naimi, po t'gjithe bota le te jete kunder havales e sterhavales. Ai qe e ka stakuar ta veshe ate veshje per hir te Zotit ska burre nene tja mbushe mendjen me kto budallalliqe. Kto shkrime si bejne keq besimtarit, por juve vete, qe jeni kundra, pasi sa me shume germime beni per kto shkrime, sa me shume te shikoni qe njerezit nuk i largoni dot nga feja perkundrazi vecse i forconi, aq me shume urrjetja do ju shtohet ne vete veten tuaj. Shpetoni veten, lirohuni nga paragjykimet, shtrijini doren te gjitheve se jeta eshte e gjate dhe si dihet nga fryn era ndonje dite!
 
Me dhimbsen vertet. Ne vend se tmesojne dicka te hajrit, qe iu ben dobi ne jete, mirren me paragjykime, hulumtojne nate e dite, duke u munduar ta shfaqin Islamin ndryshe dhe te keq. Nuk e din te shkretit se sa me shume qe e qeshin, aq me shume na forcohet Imani/besimi :D
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

Lauri hajde na uro Ramazanin se vetem ti nuk na ke uruar !

Edhe kish qene mire te bejme paqe nja 1 muaj sa te kalon Ramazani nga provokimet dhe ''fjalet'' e tua permes temave te tilla . Shpresoj se po me kupton , sepse eshte muaj i meshires , i faljes , muaj i pastertise , muaj i Kuranit .

Ore c'mendon ti qe kam probleme me islamin, dhe nuk deshiroj nje urim te mire per besimtaret qe besojne ne kete fe? Une uroj vetem ata mysliman qe u flet zemra shqip. Dhe jo ata islamik radikal qe brohorasin rrofte Turqia me flamur te Skendrebeut ne kraharor. Keta jane budallenje, as mysliman dhe as shqiptar!!

Sa per urimet nuk jane bere akoma as 30 antar nder mbi 13'600 te rregjistruar..;) Beni agjerim te lehte ne zemer dhe mbi te gjitha ne shpirt. Dhe thirrni mendjes duke mbajtur distance nga ekstremizmi, se do ta dergoni KS drejte nje lufte civile!!

http://www.forumivirtual.com/besimt...muaji-i-shenjte-i-ramazanit-45542/index2.html
 
Redaktimi i fundit:
Top