Pse ndodh kjo???

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Me ka rastisur shpesh here te bisedojme ne shoqeri ato rastet kur dy persona jane te lidhur dhe vazhdojne te mbeten te tille edhe kur dashuria mungon.Di shume raste te njerezve te martuar qe njeri nuk e ka me ate ndjenjen e dashurise,ose ose dhe te dy por vazhdojne te jene bashke.Te tjere qe kane me nga 10 vjet e po e njejta situate.Vazhdojne si per inerci..

Pse ndodh kjo?? Mos valle njerezit kane frike te rrine vetem?? Mendojne se mbas nje lidhjeje kaq te gjate (ose edhe te shkurter) ne te cilen kane investuar shume do e kene te veshtire te rifillojne nje jete te re? Mos valle jane dipendent nga personi edhe kur mungon dashuria?? Apo eshte ndonje motiv tjeter qe une nuk e permenda??

Shkrim te kendshem :ciaoo:
 
shiHanny!!

psiko pa shpres sherimi
Mos valle njerezit kane frike te rrine vetem?? Mendojne se mbas nje lidhjeje kaq te gjate (ose edhe te shkurter) ne te cilen kane investuar shume do e kene te veshtire te rifillojne nje jete te re? Mos valle jane dipendent nga personi edhe kur mungon dashuria??

ma shum se kaq veq e prishi me shtu, po po e po prgj e tre pytjeve...
 
unica

Anëtar i ri
ndoshta eshte interesi materijal ,apo motivi per 1 jete te rehatshme ,edhe pa dashuri
 
Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Dashuria nuk eshte ndo1here kushti me i domosdoshem per te qene me dike. Duket paradoksale, por jeta eshte konsensus.

Mund te kesh te besh me nje njeri shume te mire, shume pozitiv dhe ndjenjat e tua te jene ne oshilacionin e tyre ne renie, por si mund te hedhesh poshte kaq lehte gjithe kohen qe keni shpenzuar, deshirat dhe realizmet...

Marrim si shembull nje familje me femije, prinderit ndoshta nuk ndjejne me per njeri-tjetrin ate zjarrin e dikurshem, por a eshte kjo arsye per te shkaterruar te ardhmen tyre, per te lenduar femijet e tyre...

Ne fund te fundit ata mund te ruajne respekt ndaj njeri-tjetrit dhe mund te arrijne te rikuperojne goditjen qe ndjenjat e tyre kane pesuar. Te gjesh nje njeri me vlera eshte disi fat, (bashkeshort bashke+short) dhe vetem nje papergjegjshmeri do te bente te hidhje poshte gjithe kasollen ku ke futur koken...
 
inushja2

preshevare
..ndoshta sepse ata e kan kuptuar qe nuk eshte e drejte qe nje moment te shkaterroj shume momente te bukura te ndertuara bashke..dhe prandaj luftojn per te mos e shkaterruar ate lidhje

..ose sepse jan tipa qe thjesht nuk besojn shume ne dashuri dhe thjesht ndertojn jeten se bashku ne rrespekt dhe "bashkjetes" ndjehen rehat ,me njeri tjetrin dhe preferojn ta ken nje shok jete ne krah per te ec perpara ...

ose ose mund te ket edhe arsye te tjera...
 
triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Me ka rastisur shpesh here te bisedojme ne shoqeri ato rastet kur dy persona jane te lidhur dhe vazhdojne te mbeten te tille edhe kur dashuria mungon.Di shume raste te njerezve te martuar qe njeri nuk e ka me ate ndjenjen e dashurise,ose ose dhe te dy por vazhdojne te jene bashke.Te tjere qe kane me nga 10 vjet e po e njejta situate.Vazhdojne si per inerci..

Pse ndodh kjo?? Mos valle njerezit kane frike te rrine vetem?? Mendojne se mbas nje lidhjeje kaq te gjate (ose edhe te shkurter) ne te cilen kane investuar shume do e kene te veshtire te rifillojne nje jete te re? Mos valle jane dipendent nga personi edhe kur mungon dashuria?? Apo eshte ndonje motiv tjeter qe une nuk e permenda??

Shkrim te kendshem :ciaoo:

Sepse ekziston respekti ndaj tyre dhe asaj cfare ata kane ndertuar bashke,nuk ka me frike se mos mbetesh vetem heret a vone do gjendet dikush dhe per ty.
Mjafton vetem dicka te vogel te kesh ndertuar me dike, qofte kjo brenda nje kohe te shkurter dhe te duket se jeta jote eshte kaq e lidhur me te tijen ,jo me te kesh vite .......te duket sikur ti dhe ai jeni nje dhe eshte vertet keshtu
 
Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Dashuria nuk eshte ndo1here kushti me i domosdoshem per te qene me dike. Duket paradoksale, por jeta eshte konsensus.

Mund te kesh te besh me nje njeri shume te mire, shume pozitiv dhe ndjenjat e tua te jene ne oshilacionin e tyre ne renie, por si mund te hedhesh poshte kaq lehte gjithe kohen qe keni shpenzuar, deshirat dhe realizmet...

Marrim si shembull nje familje me femije, prinderit ndoshta nuk ndjejne me per njeri-tjetrin ate zjarrin e dikurshem, por a eshte kjo arsye per te shkaterruar te ardhmen tyre, per te lenduar femijet e tyre...

Nuk po flas per familjet qe nuk eshte me ajo dashuria e dikurshme por qe ka respekt,mirekuptim por per ato familje qe me dashurine mungojne dhe keto te tjerat.Per familjet dhe lidhjet qe çifti nuk duhet,dhe gjithesecili ben jeten e tyre normalisht.Nuk e shikon si pengese faktin qe eshte i martuar,i lidhur dhe shkon me te tjere...

Ne fund te fundit ata mund te ruajne respekt ndaj njeri-tjetrit dhe mund te arrijne te rikuperojne goditjen qe ndjenjat e tyre kane pesuar. Te gjesh nje njeri me vlera eshte disi fat, (bashkeshort bashke+short) dhe vetem nje papergjegjshmeri do te bente te hidhje poshte gjithe kasollen ku ke futur koken...

Si mund te vazhdosh me nje person qe nuk ndjen me per te,per hir te mos hedhjes poshte me lehtesi gjithe kohen e shpenzuar,deshirat,dhe realizimet??
A nuk eshte te hedhesh poshte veten ne rradhe te pare,duke qendruar me dike qe nuk ndjen me, vetem se nuk ke me forcen per te krijuar gjithçka nga e para me dike tjeter,per te shpenzuar shume kohe me dike tjeter???
 
Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Ok?? Po kur nuk eshte dhe respekti dhe eshte thjesht inerci??? Kur nuk eshte thjesht nje moment por nje periudhe e gjate kohore qe vazhdojne te qendrojne bashke pa e kuptuar pse??
 
Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Si mund te vazhdosh me nje person qe nuk ndjen me per te,per hir te mos hedhjes poshte me lehtesi gjithe kohen e shpenzuar,deshirat,dhe realizimet??
A nuk eshte te hedhesh poshte veten ne rradhe te pare,duke qendruar me dike qe nuk ndjen me, vetem se nuk ke me forcen per te krijuar gjithçka nga e para me dike tjeter,per te shpenzuar shume kohe me dike tjeter???

Eshte e sigurt qe edhe me kete personin tjeter, nese themi qe do ndjekesh pasionin, do rifillosh te njejten histori, me te njejtin intesitetet dhe kur monotonia te te mbyse edhe kete lidhje ti cdo besh, do rinisesh tjetren qe te ndjehesh gjalle...?
 
Epo kur nuk funksjon edhe tjetra do te thote qe ka diçka qe nuk shkon te ty.E atehere ti ben zgjidhjen me te leverdishme per ty,dmth vazhdon me dike qe nuk don per motivet qe ke shkruar ti me lart per motive te tjera.
 
fragolina

Anëtar Aktiv
kjo ideja qe njerezit martohen sepse dashurohen shume, duhet zhdukur per mendimin tim. se po u zhduk kjo nuk behen dhe gjithe keto pyetje.

keta njerez keshtu e kane filluar lidhjen, dmth sepse duan te rrine me dike te krijojne nje familje te mos jene vetem etj etj, prandaj keshtu dhe vazhdon.

njerezit qe dashurohen shume midis tyre nuk martohen far eme njeri tjetrin ne pergjithesi, dhe per mendimn tim eshte gabim i madh te martohen, sepse nje dashuri e madhe te pengon ta shofesh lidhjen me objektivitet dhe te perballosh sic duhet jeten ne cifte dhe jashte ciftit.
me mire ecin ato lidhje ku ska kaq shume ndjenje ama partneret jane shoke te mire
 
bora dr

100%shqiptare

me pelqen shume mendimi yt ndryshe nga shumica sepse edhe vet jam e mendimit qe nje lidhje duhet te jet e shendoshe qe te heci ne kohe sese lidhje te tipit"ka rendsi vetem dashuria"vetem ne gjimnaz mund te funksionojne...!gjerat jan ndryshe kur kemi te bejm me nje erson qe na kupton,te pjekur,tek i ciili gjejm mbeshtetje edhe ndajm cdo gje bashke!nese me diek shkon gjithmon mire fundja ska pse behet lidhja monotone!
 
inushja2

preshevare
kam pershtypjen se fajin e ka peralla me princin e kalter te cilen e degjojme vazhdimisht si femije.. gjat kohes qe rritemi pastaj na ben te enderrojm shume mbi princin e kalter te cilin do e takojm dhe do jet gjithmon aty per tna kapur sa her qe ne rrezohemi ... dhe perveq qe enderrojme edhe besojme ne "jetuan te lumtur pergjithmone" ...

Por heret a vone ... "zgjohemi"
Do jet gjithmone nje moment qe do na bej te zgjohemi ...qofte kur "ai iken" qofte kur braktisemi ose thjesht "zgjohemi" kur "rritemi" ...
 
Sipas teje nese nuk ka me dashuri,duhet ta flakim dhe te krijojm nje lidhje tjeter?????te gjithe e dime qe dashuria nuk ka te njejtin pasion si ne vitin 1 te lidhjes me ate te vitit 10 apo me shume,pasioni bie dhe zvendesohet nga faktore te tjere sic eshte respekti,por kjo s'do te thot se lidhja ka marr fund!
pavrasisht se dashuria nuk ka me ate pasion apo intesitet ajo egziston,egziston brenda monotonis qe krijohet.
 
*Mia*

Slave To The Rhythm
Si mund te vazhdosh me nje person qe nuk ndjen me per te,per hir te mos hedhjes poshte me lehtesi gjithe kohen e shpenzuar,deshirat,dhe realizimet??
A nuk eshte te hedhesh poshte veten ne rradhe te pare,duke qendruar me dike qe nuk ndjen me, vetem se nuk ke me forcen per te krijuar gjithçka nga e para me dike tjeter,per te shpenzuar shume kohe me dike tjeter???

O Bianka.. do e shohesh dhe koerencen qe do arrish te mbash ne fushen e ndjenjave, per nje kohe te gjate.. le te themi per gjithe jeten. Nuk jemi te njejtet per gjithe jeten tone, jemi ne nje transformim te vazhdueshem. Quaje pjekuri, quaje pershtatje.. quaje si te duash, por nuk mund te pretendosh koerence ne keto gjera. Do e shohesh qe dashuria nuk eshte ndjenje e qendrueshme, nuk eshte konstante dhe, bashkejetesa me gjithe pasojat qe sjell, e lufton vazhdimisht. Do kete luhatje, do kete renie e ngritje, po jeta ne cift eshte e bukur pikerisht per kete. Te mesosh te ridashurohesh kundrejt partnerit, perseri e perseri.. eshte njesoj sikur te rilindesh.
 
Nuk kam asgje kundra kesaj qe ke shkruar.Mbase me ane te shkrimit nuk arrij te percjell ate qe une dua te them.Une po flas per ato rastet qe respekti mungon,mungon deshira per tu ridashuruar me partnerin,etj etj por qe çifti vazhdon te rrije bashke pa nje motiv,pa asgje qe i lidh...
E di si me tha njera nje dite? Rri me te vetem se te gjitha shoqet e mia e kane dike perkrahu,keshtu kur dalim te gjithe bashke te mos jem une ajo qe eshte vetem...Nuk e di sa po kuptoni ate qe une dua te them.
 
sensuu

sweet
bjanka shume bukur edhe ajo nje motiv mund te jete..........i dine vete njerezit motivet:D
 
*Mia*

Slave To The Rhythm
Ok, te kuptova. Por duhet pare ne thellesi te cdo raporti per te kuptuar ate llogjike qe ato ndjekin, e qe ne mund te na duket krejt e pallogjikshme. Jo te gjithe jane mjaftueshem te forte te heqin dore nga nje rehatllik (edhe pse vetem siperfaqesor) per te shkuar drejt te panjohures, per te rrezikuar. Pastaj.. ndonjehere ndikon dhe ambienti qe te rrethon..
 
NGU

Wild child full of grace ?
Nese kane femije e gjejne aty shkakun se duhet te durojne per hater te femijeve. Por nje martese pa dashuri ose qofte dhe nje lidhje nk ka pse te vazhdoje me.
 
Redaktimi i fundit:

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
U kane hedh trute e gomarit prandaj.
 
Top