Pse ne shqiptaret e shajme rende veten tone ?

TIGRI

Anëtar i ri
Tema që po hapi besoj se nuk do të nxitet askush që të etikojë e të shajë dikë .Ka për qëllim që ta shohim vetveten ashtu sy më sy .Me "vetveten" i kuptoj të gjithë shqipatrët e të gjitha bindjeve politike .Po flas më konkretisht :që kur kam filluar të mbaj mend kam vënë re se ne shqiptarët vend e pa vend e fajësojmë vetveten .Bie fjala posa të dëgjohet për ndonjë të keqe që ka bërë dikush ,menjëherë thuhet:ja të tillë jemi ne shqiptarët ,popull i keq,rrace e keqe jemi ne e kështu me radhe .Kjo nuk ndodh ne vende te tjera.Bie fjala përditë shkruajnë gazetat për krimet monstruoze që bëjnë individët italiane e unë asnjë italian nuk e dëgjova të thotë :nuk bëjmë ne italianet..
Mendimi juaj.
 

orakulli

Anëtar i Respektuar
E fajesojme seps e kemi te larte ndjenjen dhe kerkesen ndaj vetes per te ndryshuar.E fajesojne sepse e kuptojme sepse jemi bere te tille.E fajesojme sepse ka ndikuar dhe injektimi i presioneve te forta psikologjike se ju nuk keni histori,se ju nuk keni gjuhe te shkrueme ne kohe te hershme,se ne nuk kemi kulture
Ku ka ndjenje pergjegjesie te larte per nje dicka nga te gjitha nivelet e shoqerise pamvaresisht sesa e kuptojne ate ne thelb pra ndonjehere instiktive kemi njekohesiht mundesine e fillimit te ndryshimit per lartesuar veveten si individ dhe si bashkesi.
 

shiHanny!!

psiko pa shpres sherimi
bojm kshtu sps kuptojm qe ka diqka qe me te vertet nuk shkon nejse tash s'osht e thome me nenqmu veten teper, e ronsishme osht me marr akt qe diqka spo funksjonon e duhen ndryshime..
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ke shume te drejte me pyetjen e temes..eshte dicka qe e themi...sepse e njohim veten..ashtu sic njohim dhe te tjeret.......cdoksuh ka tipe,karaktere,menyra te ndryshme sjellje te jetuari..cdo kush ndryshon.por ama ideologjine e perceptimit e kemi njesoj...kur themi sa popull i ndyre jemi ,e themi ne shumes gje qe na perfshin dhe ne..pse e themi????? - sepse veprimet qe bejne te tjeret ndoshta i mendojme vete,e na duken absurde,ose te parealizueshme..kur i ben dikush tjeter......qe eshte shqiptar....ne njefare menyre turperohemi dhe duke qene se jemi nej komb........i perfshijme te gjithe ne teresi me ate shprehje !
 

baby-angel

Thpilt
Tema që po hapi besoj se nuk do të nxitet askush që të etikojë e të shajë dikë .Ka për qëllim që ta shohim vetveten ashtu sy më sy .Me "vetveten" i kuptoj të gjithë shqipatrët e të gjitha bindjeve politike .Po flas më konkretisht :që kur kam filluar të mbaj mend kam vënë re se ne shqiptarët vend e pa vend e fajësojmë vetveten .Bie fjala posa të dëgjohet për ndonjë të keqe që ka bërë dikush ,menjëherë thuhet:ja të tillë jemi ne shqiptarët ,popull i keq,rrace e keqe jemi ne e kështu me radhe .Kjo nuk ndodh ne vende te tjera.Bie fjala përditë shkruajnë gazetat për krimet monstruoze që bëjnë individët italiane e unë asnjë italian nuk e dëgjova të thotë :nuk bëjmë ne italianet..
Mendimi juaj.

He se se kemi me tere mend, se po ta kishim do i kishim ndryshuar gjerat (te keqija) qe po ne i shajme :D
 

Hostel

Anëtar i Nderuar
Po kete e thone ato qe besojne tek syri i keq etj etj etj e thone per te prishur nazar une nuk e them,mbase e them po jo ta gjenerlizoj kur degjoj qe nje x person ka bere nje gje qe na ul ne si popull ofendoj ate po nuk gjeneralizoj kurre,nuk eshte e drejte kjo gje jo te gjithe jemi te njejte!
 

xhebrail

Mangup me Licenc
Futjani bre lock kesaj teme...
Qfare budallakine///

Kjo pshtyj perpjete e bjer ftyyres...


Ska me shqiptaret..
 

eldi

trafikante
po dhe jemi mo pak a shume tipa te vecante. per cdo gje qe te behet, shqipetarit nuk i punon truri per mire, apo per sinqeritet, por vec per djallezi dhe ku e ku ta fusi. keshtu qe kemi ngel ne (si kamikaze te vegjel, por te dashur) hahahhaahhahahaa
 

orakulli

Anëtar i Respektuar
Ne shqorite moderne lehtesisht ngaterrohen Etika me teresine e normave ligjore te vendosura nga bashkesia e njerezeve ne nje kornize shoqerore te kufizuar.Koncepti qe na intereson nuk ka kufij kornizore dhe as zgjatje te percaktuar kohore.Ne na intereson njohja e paster e pricipive te se “mires” dhe se “keqes” jo per frike,bashkejetese e detyrueshme shoqerore por si bindje e brendshme njerezore.Mesa shikoj une parasegjithash ne shqiptaret kemi nje problem te madh midis veditne kete drejtim.
Etika esht nji bashkesi regullash nje vlere te perhershme,nje model i caktuar qe percakton “zgjedhjen” dhe “menyren e te sjellurit”.Ajo ka lindur si re pasoje e domosdoshmerise dhe nevojes kerkuese njerzore te nje pricipi absolut per cdo qenie njerezore qe nuk jeton me ne nivele ku percaktues esht instikti.
Une do te merrem thjesht cfare modeli etik ka kerkuar pjesa me mire e njerezimit qe nga kohet antike e deri me sot dhe ku jemi ne ne raport me te.
Prej lashtesise ne na vijne sinjalet thelbesisht Etike,te qendrimeve te bazuara ne “dashurine” dhe “tolerancen” me kocepte te tilla si:
ndershmeria,drejtesia,fisnikeria,respekti i te drejtave njerezore,etj para te cilave njeriu duhet te zgjedhi se ke ane do mbaje,duke perkrahur te miren per t;ju kundepergjigjur ne dyanesin me te keqen ose te kunderten.Kjo eshte njesoj si raporti “drite-erresire”.
Shoqeria shqiptare e plagosur nga konfliktet e luftrat historike me pushtues te ndryshem dhe ato boterore ne shekujt modern,kaluar ne sisteme autoritare pas pamvaresise se saj (mbret,diktator)ka qene gjithmne nen trysnine e nje dhune te pafund.Njeriu shqiptar(e) pas dyshimeve te pafundme dhe sigurive shume te ralla,gjendet sot perballe nje krize te medha vlerash.Njerezit e zgjuar te kesaj shoqeria pyesin nese vlerat universale te Etikes njerzore kane vdekur ne kete komb,
Njeriu shqiptar ka pasur brezesiht mungesa te madhe te lirise individuale qe pas pushtimit Romak e deri me sot(Pikerisht ata qe shpiken kete para x vjetesh,ku misherimi me i qarte eshte termi “ilir”).
Etika fillon prej Lirise individuale si nje domosdoshmeri per te avancuar ne shkallet e nohjes dhe sidomos ne pjesen e saj qe ka te beje me “lirine e ndergjegjes” qe esht kusht per te aktivizuar intiuten dhe inspirimin e brendshem me qellim te fitimi te cilesise individuale te “kuptuarit te vertetes” ne nje lidhje dyanshe ne cdo drejtim.Kjo nuk barazohet me komandat morale por ketu kemi nje filter te brendshem te vleresimit fillimisht dhe te zgjedhjes fundesisht..
Etika ka vendin me te larte ne shkallesine rendesore te vlerave.Ajo nuk duhet vendosur por duhet fituar ne menyre te pamvarur nga gjithe sejcili.Ajo esht veper njerezor dhe duhet kerkuar nga njerezit te beje vetveten duke kerkuar ne rremujen e vlerave dhe antivlerave ne mes te nje deti dyshimesh dhe pasigurish,ate qe esht “e verteta dhe vendosjes ne baze te saj te se drejtes se javes te mire”.Njeriu duhet te zgjedhi vete dhe jo ti nenshtrohet dogmave imponuese,ai duhet te behet aleat I Lirise,duke ecur ne rrugen drejt persosjes duke pasur nje model etik personal qe te kuptohet me te verteten.
 

Gjermoni

Antar Internacional
Un per vete sjam si thuhet ke tema se di te tjeret po un sjam , pastaj nuk ka pyll pa derra kshu dhe puna Shqiperise.
 

orakulli

Anëtar i Respektuar
Por keta derra sikur po behen pyll Gjer-mban.Lexo pjesen time per te kuptuar sesi njeriu mun te kthehet ne derr ose te behet njeri.Ai nuk esht njeri,ai esht kafshe,ai esht shpirt zi.Pse gjuha shqipe i ka lidhur keto me krahasueshmerin me kafshen qe komandohet nga instiktet,ose me erresiren pra ngjyren e zeze?Sepse ne dikur kemi pasur regulla Etike te persosura dhe te paret tane e kan pasur shume te qarte dallimin.
Gjuha esht filozofi madheshtore.
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Ne fakt une mendoj se analiza e vetvetes eshte baza per te krijuar nje shoqeri te civilizuar...Me behet qejfi nese shqiptaret kuptojne gabimet e veta...
Sa per italianet, mund te them se nuk dine ku kane koken, pervec atyre qe jane inteligjente...
 

orchidea

Antar Aktiv
Une e kam thene dhe e rithem ne si popull nuk shahemi si ne nuk ka? PO TANI EDHE NE NJEREZ JEMI DHE GABIME BEJME. :ciaoo:
 

bora dr

100%shqiptare
cdo popull ka njerez te mire ka edhe te keqinj..ne kemi prirje si popullsi per nenvlersim ndaj vetes gje qe sjell edhe nenvlersim en nivel nderkombtar ndaj nesh sepse hyn ajo shprehja"po nuk deshe edhe respektove veten..nuk te do njeri"
 

Lauri

Anunnak
Ne fakt une mendoj se analiza e vetvetes eshte baza per te krijuar nje shoqeri te civilizuar...Me behet qejfi nese shqiptaret kuptojne gabimet e veta...
Sa per italianet, mund te them se nuk dine ku kane koken, pervec atyre qe jane inteligjente...
Nuk me kujtohet as kengetari as titulli i kenges.Por ne muziken e lehte italjane degjoj shpesh kenge te bera kunder nacionit,apo popullit italjan:"Italija vendi i gjysem te vertetave" apo "une nuk ndjehem italjan"etj etj.
Nuk jemi vetem.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
E fajesojme seps e kemi te larte ndjenjen dhe kerkesen ndaj vetes per te ndryshuar.E fajesojne sepse e kuptojme sepse jemi bere te tille.E fajesojme sepse ka ndikuar dhe injektimi i presioneve te forta psikologjike se ju nuk keni histori,se ju nuk keni gjuhe te shkrueme ne kohe te hershme,se ne nuk kemi kulture
Ku ka ndjenje pergjegjesie te larte per nje dicka nga te gjitha nivelet e shoqerise pamvaresisht sesa e kuptojne ate ne thelb pra ndonjehere instiktive kemi njekohesiht mundesine e fillimit te ndryshimit per lartesuar veveten si individ dhe si bashkesi.

I bashkangjitem ketij mendimi duke shtuar nje tjeter ane te medaljes : "Jemi njerez qe duam te bejme patjeter emer, ne mos per mire atehere per keq"

Urrejme te jetojme ne hije, jemi te gjalle e duke mos gjetur rrugen e zgjidhjes perplasemi si elektrona me njeri-tjetrin ne konfuzion.
 

ricky_ch

******
Kush nuk e don veten, iu kalltë shtëpia! - ka thënë.....!?

Këtu me siguri ka diçka që pse po ndodh kjo. Vetëm kur e sheh
çfarë është në gjendje të bë bëjë një njeri, e sidomos një
shqipëtar të çohen flokët pëpjetë. Janë disa veti negative
që para disa kohe, e sidomos para hapjes së kufijve kur dolën
me shumicë shqipëtarët, nuk i kemi pasur. Pak ma thjesht,
si kemi dalur jashtë nuk e njohim as Zotin. Harrojmë, familje,
fenë, kombin si dhe turpin që po i mvishet një kombi për
budallallëqet që po i bojnë. A thua më parë vetëm ndaj frikës kemi
pasur rrespekt? A po ndoshta diku tjetër fshihet faji!

Pra, askush nuk është duke etiketuar dikend, por ka të
vërteta këtu. Nuk duhet arësyetuar veten duke thënë
se edhe të tjerët po bëjnë e asgjë nuk po ndodh.
Të tjerët le të bëjnë çka të duan, kjo për ne është
shumë e madhe. Së pari ata që bëjnë marrëzira po harrojnë
shpejt se i përkasin një feje që ia ndalon për të bërë të tilla
marrëzira. Mandej ne shqipëtarët nuk është hera e parë
që kemi pasur kohëra të vështira, por kurr sjemi "korit".
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Tema që po hapi besoj se nuk do të nxitet askush që të etikojë e të shajë dikë .Ka për qëllim që ta shohim vetveten ashtu sy më sy .Me "vetveten" i kuptoj të gjithë shqipatrët e të gjitha bindjeve politike .Po flas më konkretisht :që kur kam filluar të mbaj mend kam vënë re se ne shqiptarët vend e pa vend e fajësojmë vetveten .Bie fjala posa të dëgjohet për ndonjë të keqe që ka bërë dikush ,menjëherë thuhet:ja të tillë jemi ne shqiptarët ,popull i keq,rrace e keqe jemi ne e kështu me radhe .Kjo nuk ndodh ne vende te tjera.Bie fjala përditë shkruajnë gazetat për krimet monstruoze që bëjnë individët italiane e unë asnjë italian nuk e dëgjova të thotë :nuk bëjmë ne italianet..
Mendimi juaj.

Sepse e dime qe kemi mundesi per me teper ,shume me teper dhe perseri vazhdojme te japim pak ,shume pak
 

fcbesia

Anëtar i Respektuar
...sepse sjemi shqiptarë
 

Adrenalina

GoC TiR0né
Tema që po hapi besoj se nuk do të nxitet askush që të etikojë e të shajë dikë .Ka për qëllim që ta shohim vetveten ashtu sy më sy .Me "vetveten" i kuptoj të gjithë shqipatrët e të gjitha bindjeve politike .Po flas më konkretisht :që kur kam filluar të mbaj mend kam vënë re se ne shqiptarët vend e pa vend e fajësojmë vetveten .Bie fjala posa të dëgjohet për ndonjë të keqe që ka bërë dikush ,menjëherë thuhet:ja të tillë jemi ne shqiptarët ,popull i keq,rrace e keqe jemi ne e kështu me radhe .Kjo nuk ndodh ne vende te tjera.Bie fjala përditë shkruajnë gazetat për krimet monstruoze që bëjnë individët italiane e unë asnjë italian nuk e dëgjova të thotë :nuk bëjmë ne italianet..
Mendimi juaj.


Sepse e dime qe shqiptari eshte ne gjendje te beje gjithcka ;) dhe nuk e mohojm kete, prandaj e fajesojm veten ose rracen tone.
Ne bejme si te miren dhe te keqen... por lajmet japin vetem te keqen !
 

vitk

Anëtar i Respektuar
e verteta eshte gjithmone e hidhure por ne shqipetaret nuk e duam te vertetn asnjehere dhe duket sikur e shajme njeri-tjetrin


jemi popull gangester
 
Redaktimi i fundit:

ana88

vlonjate tipike
ne shqiptaret jemi me te zgjuar,por nuk dime,per veten tone ,
 

genxi

Anëtar i ri
popull realist dhe themi ate qe jemi ..edhe pse e teprojm nganjeher ...
 

Ledio.Style

Antar Aktiv
Tani per tani realiteti na ben te mendojme kete gje. Brezat qe vin mbase do e kene me te lehte... ne jemi brezi i pare pas renies se komunizmit. Jemi shum konfuz dhe as vet nuk ja kemi shum iden se c'do te thot te jemi pjes e nje populli me te mirat dhe te keqijat e tij. Qe te vegjel jemi rritur me iden se Sqhiperia duhet lene sa me pare se esht vend i keq. Sepse shqiptaret vet jan te keq. Esht brezi jon qe ka keto fiksime.
Me siguri nje e ardhme me e mire, do te ndryshoj shume gjera dhe ne mentalitetin dhe vetbesimin e shqiptarve!
 

VIP

V.I.P
Titulli: Pse ne shqiptaret e shajme rende veten tone ?

ate qe shajm e duam fort m then tdrejten :D
 

ForumiVirtualJR

Anëtar i ri
Titulli: Pse ne shqiptaret e shajme rende veten tone ?

Ka dhe popuj te tjere qe shajne veten e tyre. Une kam punuar me polak dhe cfare nuk thoshin per bashkombasit e tyre apo per politikanet e tyre. Pranonin ta ndanin qerane e shpise me nje shqiptar sesa polak. Pak a shume si ne :D

Megjithate ne jemi i cik popull hipokrit ,e shajme veten edhe per tu bere i cik grek apo italian.
 

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Titulli: Pse ne shqiptaret e shajme rende veten tone ?

Haha Shqiptari e ka ne maje te gjuhes sharjen,akoma e kur zeme nje pune me shume shajme sesa punojme :p Po ja kshu na duket vetja si bossa nganjehere :p
 

dangerous

* * * *
Titulli: Pse ne shqiptaret e shajme rende veten tone ?

Sepse na kane share edhe neve kur kemi lindur : doli me ne fund ky kopil , hahaha ndaj e kemi merre zakon .
 
Top