Pse njerëzit bien në dashuri?

Pse njerëzit bien në dashuri?​

64370327.cms


Nga Anna Machin

Në nivelin më bazik, dashuria ka të bëjë me mbijetesën, atë të individit dhe specieve. Njerëzit janë shumë bashkëpunues. Ne duhet të bashkëpunojmë që të mbijetojmë, të fitojmë njohuri dhe të rrisim pasardhësit tanë që janë shumë të varur prej nesh. Por bashkëpunimi nuk është diçka e lehtë.

Në një botë ideale ne do të jetonim të lumtur në vetmi, duke bërë atë që duam dhe kur të duam, duke mos pasur aspak nevojë që të merrnim parasysh nevojat apo kërcënimet e të tjerëve. Jeta në grup do të thotë se ne duhet të konkurrojmë për burime, të koordinojmë lëvizjet tona, të ekzistojmë brenda një hierarkie, dhe të sigurohemi që të jemi vigjilentë ndaj atyre që mund të na gënjejnë, mashtrojnë dhe vjedhin.

Pra, çfarë ka lindur bashkë me evolucionin, që na nxit ne që të fillojmë dhe më pas të investojmë në këto marrëdhënie, që janë jetike për mbijetesën, pavarësisht kostove të tyre? Dashuria.

A është dashuria vetëm një reaksion kimik?

Dashuria ka evoluar për të na “korruptuar”që ne t’i fillojmë dhe t`i mbajmë ato marrëdhënie –me të dashurit, fëmijët, familjen dhe miqtë -nga të cilët ne kërkojmë thjesht të qëndrojnëgjallë dhe të përjetësojnë gjenet tona. Dhe ky “ryshfet biologjik” vjen në formën e një grupi prej 4 neurokimikatesh që mbështesin tërheqjen dhe dashurinë:eek:ksitocina, dopamina, serotonina, dhe beta-endorfina.

Oksitocina është e rëndësishme gjatë tërheqjes pasi ul frenimin që mund të ndjejmë për fillimin e marrëdhënieve të reja duke qetësuar amigdalën, qendrën e frikës në trurin tuaj, gjëqë do të thotë se jeni të sigurt kur i afroheni një njohjeje të re.

Dopamina çlirohet gjithmonë në të njëjtën kohë me oksitocinën. Është kimikati i shpërblimit të trupit tuaj, dhe çlirohet sa herë që bëni diçka që ju pëlqen. Në këtë rast, ju shpërblen për besimin tuaj, si dhe për punën me oksitocinën për ta bërë më plastik trurin tuaj – duke ju dhënë mundësi të mësoni përmendësh fakte të reja rreth këtij personi të ri – dhe si hormoni i forcës, i motivon njerëzit t’u afrohen atyre që duan.

Këto kimikate veprojnë kryesisht në zonën limbike të trurit, në thelbin e tij të pavetëdijshëm. Kjo për shkak se tërheqja, apo epshi, është fillimisht një ndjesi thjesht instinktive dhe e pavetëdijshme. Ulja e serotoninës çliron elementin obsesiv të dashurisë.

Në dallim nga kimikatet e tjera, serotonina bie në fillim të një marrëdhënieje, dhe kjo është arsyeja pse mendja tenton të mbingarkohet me mendime mbi dashurinë tuaj të re.Dhe së fundmi kemi beta-endorfinën. Ky është hormoni i dashurisë afatgjatë.

Njerëzit mund të jenë në marrëdhënie për dekada të tëra dhe sidomos oksitocina nuk është aq e fuqishme sa ta mbështesë dashurinë në planin afatgjatë. Më tej, oksitocina lëshohet kryesisht në sasi të konsiderueshme vetëm në situata që lidhen me dashurinë seksuale dhe riprodhuese, gjë që do të thotë se ajo nuk është në gjendje të mbështesë miqësinë, një lidhje njerëzore kyçe dhe jetike për mbijetesën.

Por beta-endorfina mundet dhe funksionon pasi është një opiat, ashtu si heroina apo morfina. Ashtu si heroina, edhe ajo është një hormon problematik. Ajo funksionon sepse ne bëhemi të varur nga ata që duam si burimi i opiateve tona, dhe kur jemi të ndarë ndihemi shumë keq,gjë që na motivon të rikthehemi tek ata që duam për një tjetër moment euforik.

Për shkak se beta-endorfina e mbështet ndjenjën e dashurisë, dhe jo atë të epshit, vihen në funksion të dyja zonat e pavetëdijshmja dhe e vetëdijshmja e trurit (përkatësisht zona limbike dhe korteksi).

Kjo do të thotë se njerëzit mund ta përjetojnë dashurinë si një nxitje apo si një emocion instinktiv që përfshin epshin, zemërimin ose kënaqësinë. Por edhe si një proces i ndërgjegjshëm që përfshin reflektim, besim, empati, vëmendje dhe planifikim. / “Science Focus” – Bota.al
 
Nqs fjaleve qe ke vene ne thonjeza i japim kuptimin e duhur(perndryshe s'do ishin ne thonjeza😀), atehere pooooo, uf mooooooo "dhune e ca dhuneeeeeeee"😝

Ka pas te drejte miku yt
shiko se une ne momente te caktuara jam shume naive :p , dhe kur i kerkova shpjegim cdo te thoshte me kete me tha
keto zogu tregon ne praktike e jo teori , qe i bie donte te me rrihte zagari ... edhe e kisha i dyshim lool
 
Pse bien ne dashuri tjeret nuk e di...
Di pse bie une... sepse me pelqen te jap dashuri.
Eshte dicka qe me lumturon, qe me shton jeten dhe me ben te zgjohem me buzeqeshje.
Me motivon... me jep shprese dhe e gjith bota ime mbushet me ngjyra. Arri ne nje gjendje euforie qe me mbush me miresi, kreativitet, pasion dhe fantazi per jeten.
Dashuroj ne menyre shum infantile, irracionale, endrrimtare... gje qe sme ndihmon sepse sot si sot, askush nuk beson ne te realisht.
 
Njerezit bien sepse ashtu e ka vene Zoti. Eshte ndjenje e nevojshme pa te cilen nuk jeton dot. Eshte e veshtire kur bie me njeriun e gabuar apo kur nuk te kthehet mbrapsht, Por, vec dashurine qe nuk e ka ne dore askush! Ndodh dhe kaq! 😊
Ne fund dikush i shijon frytin, dikush dhimbjen, dikush zhgenjimin! Pjese e jetes cdo ndjesi!
ah sa bukur aaalool
 
Top