Pse zgjoheni të lodhur nga gjumi i natës?

NeVertiti

~Kohe & Stine~

Pse zgjoheni të lodhur nga gjumi i natës?​

dhimbjetrupiok-750x500-1.jpg

Me siguri i mbani mend rastet kur jeni zgjuar më të lodhur e të plogësht se para se të mbyllnit sytë.
Gjumi është një proçes që ndihmon automatikisht çlodhjen e trupit dhe trupit, shkruan “AgroWeb”.
Ky proçes rigjenerimi mendor dhe fizik zgjat mesatarisht nga 7 deri në 8 orë, transmeton lajmi.net.
Pas një gjumi të gjatë ju sigurisht prisni të zgjoheni të rifreskuar dhe energjik, por jo gjithnjë ndodh kështu.
Me siguri i mbani mend rastet kur jeni zgjuar më të lodhur e të plogësht se para se të mbyllnit sytë.
Kjo ndjesi sigurisht nuk është e pëlqyeshme për askënd, ndaj në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga arsyet kryesore pse ndodh kjo.
Më poshtë do të gjeni 7 arsyet kryesore pse trupi juaj po reagon në këtë mënyrë.

Zgjoheni të lodhur me shije të keqe në gojë

Kjo është një simptomë gastroezofageale që ndodh kur lëngjet e stomakut kthehen në ezofag.
Studime të shumta kanë treguar se 1 në 4 njerëz që flenë pak dhe keq kanë simptomat e mësipërme të refluksit.
Mjekët thonë se kjo është një sëmundje e mirëfilltë dhe shumë persona nuk e vënë re se po e vuajnë.
Kjo pasi nuk jep shenja të përditëshme dhe të vazhdueshme, por shfaqet vetëm gjatë gjumit kur njeriu është i pavetëdishëm.
Ky lloj refluksi gastroezofageal vepron duke zgjuar funksionet e trupit ndërkohë që truri është ende në gjumë.
Nëse kjo ndodh disa herë gjatë natës shkakton ndërprerje të shkurtra të gjumit të cilat ju as nuk i kujtoni prej arsyeve të mësipërme.
Në këtë rast ju do të zgjoheni të lodhur dhe të pangopur me gjumë.

Shkoni shpesh në tualet dhe keni parehati gjatë natës

Këto simptoma janë një shqetësim për shumicën e të rriturve duke shkaktuar edhe mungesë të gjumit gjatë natës.
Sipas National Sleep Foundation të cilit i referohet AgroWeb.org, 3 në 5 të rritur vuajnë nga mungesa e gjumit.
Kjo vjen për shkak të zgjimit nga nevoja për të përdorur tualetin më shumë se një apo dy herë në natë.
Normalisht trupi është i dizejnuar për të mbajtur fshikzën nën kontroll, por gjatë viteve arrin t’a humbasë këtë kontroll.
Kjo shkakton rënie të hormoneve antidurike që janë përgjegjëse për funksionimin e traktit urinar.

Shtrëngim i nofullës dhe dhëmbëve

Shtrëngimi i dhëmbëve është një ndër problemet më të zakonshme për njerëzit teksa flenë.
E njohur ndryshe si sëmundja e Bruksizmit, ndodh kur shtrëngoni nofullën në mënyrë të pavulletëshme gjatë natës.
Duke ndërhyrë kështu në cilësinë e gjumit tuaj e duke ju hequr ndjenjës së çlodhjes edhe gjatë ditës.

Lëvizja e shumtë gjatë natës

Nëse kur zgjoheni në mëngjes e gjeni veten në anën e kundët të krevatit për shkak se keni lëvizur shumë ka disa arsye.
Lëvizja e shumtë është një shenjë e sëmundjes së nervave të këmbëve.
Egzistojnë disa simptoma të këmbëve që lëvizin edhe kur ju jeni duke pushuar.
Për këtë arsye ju do të zgjoheni të lodhur çdo mëngjes pasi trupi juaj ka harxhuar energji edhe gjatë natës.

Zgjoheni me gojë shumë të thatë apo frymë të keqe

Këto janë dy simptoma që lidhen drejtpërdrejtë me frymëmarrjen dhe gërhitjen që shkaktohen nga bllokimi i rrugëve respiratore.
Prekin një numër të madh njerzish duke ju prishur cilësinë e gjumit për shkak të mungesës së frymëmarrjes.
Kur rrugët respiratore janë të zëna keni tendencën të flini me gojën hapur që mund të ndikojë edhe në tharjen e saj.

Mbytje gjatë natës apo dhimbje qafe

Këto janë simptoma të një sëmundje të quajtur Apnea e gjumit ku trupi ndalon së marruri frymë për disa sekonda.
Një numër i madh njerëzish vuajnë nga kjo sëmundje pa e kuptuar, një sëmundje e cila ju ndërpret gjumin dhe ju heq oksigjenin.
Kur përjetoni këto simptoma koka juaj nuk është në pozicionin e duhur duke ju shkaktuar edhe dhimbje të qafës.
Për këtë arsye do të zgjoheni të lodhur dhe me dhimbje çdo mëngjes.

Flini shumë por përsëri ndiheni të lodhur

Ky është një problem i cili lidhet me mënyrën e të jetuarit.
Më së shumti i referohet teknologjisë, pasi është e ditur që drita e ekraneve si televizori, telefoni apo kompjuteri shkatërrojnë gjumin.
Kjo ndodh sepse ekranet lëshojnë rreze blu të cilat janë shumë të dëmshme për një cikël të shëndeteshëm të gjumit.
Sigurohuni të fiksni çdo paisje që keni në dhomë para se të shkoni për të fjetur.

B;kolosalexpress.com
 

Arfenilla

Themelues i Forumit

Flini shumë por përsëri ndiheni të lodhur​

Ky është një problem i cili lidhet me mënyrën e të jetuarit.
Më së shumti i referohet teknologjisë, pasi është e ditur që drita e ekraneve si televizori, telefoni apo kompjuteri shkatërrojnë gjumin


Shume e vertet..sa te merr energji telefoni dhe tv nuk te merr cfare do pune te jete..
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Zgjohem e lodhur se sndalon truri te menduarit :p
Joo nuk eshte e vertet..ka ndodh kur je ngopur gjum dhe zgjohesh shum e relaksuar jo e molisur..
Qendron dhe puna se behet naten.
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Kur flen diten normale qe sasht njesoj si naten
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
shyqyr zotit,pothujse gjate gjithe jetes sime,kam pas nje sistem te mire gjumi,jam pak e fiksuar me gjumin,nese nuk bej oret e duhura ne diten me pas,me duket sikur s`ja dal dot asaj dite sic duhet,dhe kam nje lloj nervozizmi te keq.
Prandaj dhe mundohem te kem nje orar pak fiks me oret e gjumit,sidomos te shtrihem ne darke jo me vone se rreth ores 11:30 tek e shumta.
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
shyqyr zotit,pothujse gjate gjithe jetes sime,kam pas nje sistem te mire gjumi,jam pak e fiksuar me gjumin,nese nuk bej oret e duhura ne diten me pas,me duket sikur s`ja dal dot asaj dite sic duhet,dhe kam nje lloj nervozizmi te keq.
Prandaj dhe mundohem te kem nje orar pak fiks me oret e gjumit,sidomos te shtrihem ne darke jo me vone se rreth ores 11:30 tek e shumta.
Edhe un e kam po si bana ort e mia te gjumit ska qeveri që flet me mu 😁
 

Hostel

Anëtar i Nderuar
Un sapp bleva dyshek dormeo zgjohem i shplodhur personalisht
 
Jam e vetmja qe pagjumsia e ben iperaktive? 🤣
Dukem si nen efektin e ndonje droge deri sa vjen darka... aty pastaj mos tme dali mo njeri para se bohem si kafsh gati per te te shklyer 😄
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Vetem te e fundit e gjej veten
Deri tani sa pa lexu artikullin mendoja se ishte simptoma e "sa me shume/ aq me shume", por ca zhgenjimi...qenkershka ndrishe
 

Endrra

VIP
Une kam njeh gjith dhimbje dhe danga nga ana e majta .. nuk vijne ne momentin e perplasjes po shpalosin ngjyrat 1 dite me vone 🤣
Pashe veten sot dhe spo kuptoja nga kane mbire aty
 

Baboon

Ignorance is voluntary misfortune.
Mendoj që ka vetëm një arsye....
😂
unnamed (8).jpg
 
Top