Psikollogjia e semure e shoqerise shqiptare!?

Qe dje me ka dale para sysh 10 here neper shtyp,FB,lajmi i ati vjehrrit qe vrau nusen dhe vari veten.
Sic te gjithe e dime,ne Shqiperi keto fenomene jane me te shpeshta se sa ne pjesen tjeter te Evropes.
Deri diku themi qe ,nje shoqeri ne trazicion social,ka fazat e saj te kalimit dhe me shpresen qe do ja dalim vazhdojme nje hap para e dy prapa.
Sidomos per sa i perket dhunes ne familje ,here here nuk shkojme pas me hapa,por me shekuj.
Ne fakt aspekti ne te cilin une dua te prek temen, eshte pak me i pervecem,se fenomeni social.
Eshte shendeti psikollogjik,i individit, qytetarit,i familjes shqiptare.
Dhe me pas;
Ne cfare shkalle psikollogjike,mendore, gjenden keta dhunues!?
Cila eshte mireqenia e javes se tyre mendore?
Sa dine shqiptaret te kurojne,perkujdesin veten, dhe te njohin sintomat e njeres prej semundjeve me te shpeshta te keti shekulli ne shoqerite moderne.
Ate te nje stresi kostant psikollogjik ,i cili kalon ne patollogji dhe depresion.
Nga ky i fundit rrjedhin shpesh dhe krimet dhe sidomos ato ne familje.
Sa e njeh shoqeria shqiptare psikologun,psikiatrin,dhe sa i informuar eshte ndaj ketyre kategorive .
Apo akoma ne shqiperi vazhdon te jete tabu shendeti psikollogjik dhe shpirteror?
Duke vene ne dukje dhe perkujdesur vetem sintomat fizike.
Por A jemi ne ne dijeni ,se sa sintoma fizike shkaktohen nga nje gjendje depresionuese psikollogjike,e ankthit,katathlipsit dhe veshtersive te rrethanave te jeteses ,te cilat jo rralle here prodhojne crregullime psikollogjike te forta .
Apo ne kemi akoma konceptin,mendejen e kam top,dhe atehere kur dhunojme,sillem brutalisht,bejme veprime qe shkaktojne dhune ne shoqeri.
Mos ka ardhur koha te shikohen keto fenomene nga digasteret perkatse sociale, nga nje sy tjeter,ku viktimat kane nevoje per ndihme, jo gjykim dhe denim?!

Pres mendimet tuaja!
 
Unë kam kohë që nuk i hap fare lajme të tilla, s'kam nerva.

Nuk mendoj se janë më të shpeshta në Shqipëri se në pjesën tjetër të Europës por ashtu na duket ne lexuesve të mediave Shqiptare. Në Greqi para ca kohësh ai tipi që punonte pilot vrau gruan e tij, nënën e foshnjes së tij, vrau edhe qenin! Nga Austria e Hollanda janë bërë publike lajme të tipit "Babai mbante për 10 a 15 vite në bodrum vajzën" apo që "djali mbante në frigorifer nënën për të vazhduar marjen e pensionit"!

Përherë ka patur dhe do ketë njerëz me probleme me realitetin.
 
Top