Pyetëm ndjekësit për gjërat më të çuditshme që kanë parë në shtëpinë e dikujt dhe ja ç’thanë

749AE0E1-5BE8-4AC8-AF6B-270ADDA73E37.gif



Nisur nga një postim i një përdoruesi të Reddit – i cili pyeti ndjekësit se “cila është gjëja më e çuditshme që kanë parë në shtëpinë e dikujt” – Margò, administratorja e Instagramit të Anabel, pyeti ndjekësit se “cila është gjëja më e çuditshme që kanë parë, kanë gjetur ose kanë dëgjuar në shtëpinë e dikujt”. Ja çfarë thanë disa:


1. Kukulla Annabelle kudo nëpër dhomën e një filipinase.

2. Lanë çimenton dhe ujin e pistë e hodhën në lavamanin e kuzhinës.

3. Kishin flokë të ruajtura në kornizë.

4. Kishte lule artificiale kudo nëpër shtëpi. Sipër tavolinave, sipër bufesë, sipër frigoriferit. Kudo me pak fjalë.

5. Një dhëmb i shkulur i gjyshit mbi tavolinë si zbukurim.


6. Elefantë lodër mbi çdo hapësirë të mundshme. Madje dhe çarçafët i kishte me printe elefanti.

7. Më kaloi një mi përpara këmbëve.

8. Nuk kishin këllëfë për dyshekun.


9. Tapeti i mykur që e kishte larë, shtrydhur dhe e kishte shtruar pa tharë mirë. Mbante erë dhe kishte zënë myk.

10. Prezervativ në raftin e lugve dhe pirunjve.


21CAC6D9-3B22-4EAF-A0ED-4354A58FFE63.gif



11. Mbanin kokën e gjelit që kishin bërë kurban si suvenir.

12. Nuk e pastronin tavolinën se do hanin në darkë dhe i lanin enët një herë e mirë.

13. Kishte shumë figura dhe statuja me bufa në oborr dhe brenda shtëpisë.

14. Frigoriferi në korridor me dryn. Shtëpia e një avokati të njohur. Jetonin tri familje në një vilë.

15. Gjyshja e shoqes i vendoste detergjentët e lavatriçes në kuzhinë dhe lante enët me ilaç rrobash.

16. Burri im gjeti në shtëpinë e një gruaje të moshuar një dildo gjigant që dekoronte sallonin e ndenjes.


17. Një qese me flokë të prera. Gjyshja i ruan dhe i hedh vetëm kur shkon në lumë.

18. Vjehrra përdor tasat e bojës së flokëve në kuzhinë. Ende nuk e përballoj dot si fakt.

19. Lanin këpucët nga poshtë sa herë futeshin në shtëpi, në bide ose lavaman.

20. Fotot e dasmës të printuara në mermerin e bufesë në kuzhinë.

SHKRUAR NGA ANABEL
 
Po si teme dmth titulli është interesant, ne drek po kërkoja dicka dhe gjeta ca foto të vjetra qe mi kishte cu ish e dashura ne kohën që ishim larg nj tj.
Mua dhe asaj ne ate kohë na u desh të plotsonim disa dokumente, dhe meqenëse nuk ishte fort e zonja në kompjuter etc une i them nje shokut tim te shkonte ta ndihmonte.

kur ky shoku hyri ne shtepi me dergon foto duke qesh me te madhe.
o Ando unë s'dija gjo qe paske vdek me tha.
pse i thashë unë?!

dhe me co disa foto :

Shiko fotografinë 1783162Shiko fotografinë 1783163Shiko fotografinë 1783164
??????
Duhej ta nisja prap diten me te qeshura me keto foto lool
 
Duhej ta nisja prap diten me te qeshura me keto foto lool
Edhe të mendosh që kto janë vetëm një pjesë e fotove. Qirinjtë ishin pjesa esenciale e shpis. Ne jetonim si në shekullin e 19 edhe darkat jashtë i hanim nëpër restorante jo më të rinj se 200, 300 vjeçar lool
 
Ne shtepin time vetem kenzo eshte i cuditshem :p
Kom përshtypjen Kenzo klasifikohet si normal ke shpia jote lool pastaj tema thotë ke shpia tjerave. Ho na thuj noj gjo qofte ene rren mos m'zhgenje tashi që anabeli ka fantazi mo të mirë se ty lool
 
Eh po un a klsifikohem qe sfidoj veten gjithnje nje hap pas nga distanca e sifonit halese duke ba urinen... kam arrit ne nje like e bej prej ke dera jashtme :p
 
Mmmmm
Boh
Kam pa plot

Ato qe me kujtohen direkt jan:
- kur spostova krevatin e madh(mos me pyesni pse) gjeta ngjitur ne mur nje leter me nje shenim... nje 'mbrojtje' kundrejt shpirtave te lig.
- ajo dhe qeni/ujk pinin nga e njejta got. .. por kot ankohem sepse po ai ujku mka fut llapen ne goj nje her qe u trremba kur me perqafoi sepse shum i madh ?
 
Mmmmm
Boh
Kam pa plot

Ato qe me kujtohen direkt jan:
- kur spostova krevatin e madh(mos me pyesni pse) gjeta ngjitur ne mur nje leter me nje shenim... nje 'mbrojtje' kundrejt shpirtave te lig.
- ajo dhe qeni/ujk pinin nga e njejta got. .. por kot ankohem sepse po ai ujku mka fut llapen ne goj nje her qe u trremba kur me perqafoi sepse shum i madh ?
Ket shpin kush e kishte pas mo para familja Adams lool
 
?????
Di te them qe cdo njeri i jashtem qe hynte, ka ndjer shpirtra sepse ishin njeri me bastard se tjetri.
Torino eshte nje nga majat e trekendshit te magjis te zez ?
Aaaa dmth kjo e shpjegoka faktin që zonja vjetër (juvja) u shkely tu fitu kampionate, dhe Toro po bi nga kategoria lool
 
Top