Pyetje - pergjigje te ndryshme...

Status
E mbyllur për postime të tjera.

DeliriumMind

Deliricous
Po, shum shum vite me para por kisha vendos ta leja (ishte luft dhe dashuri)
Ne trurin tim isha shkeputur nga ai prej nje jave, thjesht po prisja te kujtohej te me merrte ntelefon qe tja komunikoja qe cdo gje kishte marr fund.
Nuk e marr me shum sportivitet heshtjen, mungesen... dua kostanc dhe vemendje sic dhe jap.
Mund ta falje tradhetine?
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nuk besoj. Things will never be the same again.

Ju?
 

DeliriumMind

Deliricous
Po, ja fal.
Pastaj nxjerr anen time te keqe dhe e boj te vuj qe te mallkoj diten qe mka njof. 💁‍♀️


Din te vizatosh?
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Shume pak, e masakroi 😆
Te pelqen hakmarrja?
 

Hope

◕‿◕
Jo, s'eshte per mua. Mbyll kapitull e ec me tej.
Cfare ben kur komshia lart te zgjon nga gjumi se i bien gjerat nga dora ne oren 6 te mengjesit?
 

DeliriumMind

Deliricous
E imja fillon qe nga ora 3 e mjesit 😅
Asgje.
Nuk kam qef te zihem me komshinjt dhe aq me teper te bej debat sepse ben zhurm ajo apo femijet... jam tip shum tolerant ne ket aspekt.

Ke pas ndonjehere komshinj qe jan ankuar per ty? (Mthuj po se kam shum histori me tregu ahahahaau )
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Jo, ne pergjithesi kemi patur komshinj te mire cdohere, me perjashtim te njerit, kam patur probleme me te shume.

Si jeni sot me humor?
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vape e madhe qe nmengjes. Na mbyten me keto lajme se ka ardhe i nxehti afrikan, kaja nanen
Tek ju andej?
 

DeliriumMind

Deliricous
Ca her djell, Ca her shi... e kemi motin me mestruacione🤣 akoma ska vendos se cfare do te bej

Din te kercasesh kockat e qafes dhe te kurrizit?
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Cme shkrive me kete pergjigje 😆😆😆😆

Di te qafes por jo te kurrizit. Ka kohe qe se bej, sepse krijohet varesi dhe veshtire ta braktisesh pastaj.

Pse?
Shko tek kinezkat te cmontojne 🤣
 

DeliriumMind

Deliricous
🤣 ah kshu per batuta mke 24/24
Kaloj me ironi dhe shaka cdo gje 😊

Un I kercas kur ndihem ne siklet.
Pershembull... nese jam rruges per ne pun dhe shof rob qe me fiksojne me leng ne goj, me vjen natyrale te bej nje shikim psiko gati te perenduar, vej doren te qafa dhe i kercas me 3 levizje.
Sikur dua ti them "mrrini larg se ju thyva ndysh"
🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣


Preferon detin dhe vapen apo me mire nje weekend ne mal?
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Po te paramendoj me ata sy do te frikesohen kur te shohin ashtu 😅

Personalisht, viteve te fundit preferoj malin dhe qetesi mundesisht, sa me pak njerez por edhe vet kam deshire.

A qesh me ze apo pa ze lool
 

DeliriumMind

Deliricous
Me ze dhe me lot ne sy 🤣
Dhe shtoj dozen qe ti boj tgjith me qesh

Ke pa clown? Un boj show falas 😄

Te pelqejn masazhet? Dmth ke ber ndonjehere? Ku te pelqejn? Si te pelqejn? Sa her ne vit i dedikohesh vetes?
 

Hope

◕‿◕
Masazhet per veten time sme pelqejne, bej masazh vetem kur kam kontrakture muskulare, e kjo ndodh ralle. Per relaks me shume banjot thermale me sauna dhe hamam jane perfekte.
Ndersa per anen tjeter te monedhes, di te bej masazh (edhe pse sme pelqen te bej :p), edhe kush ka fat te perfitoj nga duarte e mija me ngjitet si shkurrja e sme shqitet me :lol: :lol: :lol: :lol: prandaj zakonisht nuk ofrohem per keto pune :p

Ti si relaksohesh?
 

A2.

Kūki Yomenai
Unë jam njeri i thjesht, i përfundoj punët, shtrihem para laptopit në dhomën time dhe shikoj ndonjë tvshow... ta-da, fillon relaksimi...

Je person që preferoni më shumë android apo ios?
 

A2.

Kūki Yomenai
Prej që kam dal në shpi të re s'kam bë gjumë më të mirë se mbrëmë, më në fund erdhën dhe ma vendosën kondicionerin në dhomë, dhe kam fjet si një qengj... është shumë vap këtej...

ti, fjete mirë?
 

Bebw

👣👣👣
Prej që kam dal në shpi të re s'kam bë gjumë më të mirë se mbrëmë, më në fund erdhën dhe ma vendosën kondicionerin në dhomë, dhe kam fjet si një qengj... është shumë vap këtej...

ti, fjete mirë?
Prej që kur jam bërë me bina(fëmijë) s'po bëj dot gjumë rehat qish e bën ti si qingj ☻
Si e nise ditën?
 

A2.

Kūki Yomenai
Mirë është, ja dy kafe i kam pi, duket sikur do të jetë ditë me pak angazhime më dhemb krahu pak nga vaksina... jam duke dëgju rap nasheed... kështu...

Ti çfarë po bënë, e pive kafen?
 

Bebw

👣👣👣
Ncuq kafe ,vetëm çaj 🙃...nuk e konsumoj fare kafen 🙃
Çfarë planesh ke për sot?
 

A2.

Kūki Yomenai
Kam mendu pas punës në zyre të merrem pak me bletë... por fu*k it... më dhemb krahu, do e lë në vikend të merrem me to... kështu që momentalisht plani për sot është të përfundoj punën pastaj shohim e bëjmë...

ti ke në mendje diçka specifike?
 

Bebw

👣👣👣
Kam shumë mendime por asnjë plan 🤣 nuk eci me plan asnjëherë
Doza e parë ishte? (Për vaksinën po flas)
 

A2.

Kūki Yomenai
Po, kisha mundësi ta merrja shumë më herët, por në Kosovë ka ec shumë ngadal procesi i vaksinimit dhe doja t'u jepja përparësi të tjerëve dje gati më detyruan nga puna...

Ti je vaksinuar?
 

Bebw

👣👣👣
Ncuq ,e as e kam në plan ☻,jjam çik skeptike në këtë aspekt,nuk jam shumë pro 🙃
Cilën bëre?
 

A2.

Kūki Yomenai
Pfizzer.

Pse, çka janë dyshimet?
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top