Pyetjet e hasura me shpesh

Status
E mbyllur për postime të tjera.

JetMir

Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
VEMENDJE: Duke patur nje deshire per te sqaruar sado pak disa pyetje te thjeshta per dike apo te komplikuara per te tjeret, vendosa qe te pershkruaj pak a shume disa pyetje qe mund te hasim me shpesh ne perdorimin e forumit. Ketyre pyetjeve do ju pergjigjem shkurt, nese ka dikush dicka te pa qarte lirisht parashtroni pyetje. Ndoshta dikujt do i hyjne ne pune kjo gje.


Probleme me identifikim apo regjistrim

1. Pse nuk mund te identifikohem?
Jane disa arsye qe do te ndodhe kjo. Se pari, duhet te siguroheni qe keni te sakte emrin dhe fjalekalimin.Nese ato jane te sakta atehere kontaktoni administratorin e forumit dhe sigurohuni qe ju nuk jeni te perjashtuar. Gjithashtu, administratori i faqes do te shohe nese ka ndonje gabim ne konfigurimin dhe do ta rregulloje ate.

2. Pse duhet te regjistrohem ne forum?
Kjo nvaret nga konfigurimi i forumit. Por ne kete forum ju nese regjistroheni keni te me shum privilegje se sa te jesh vetem vizitor. Regjistrimi cakton perdorimin e mesazheve, te ikonave, imazheve personale, perdorim te postes elektronike me antaret, hapje te temave etj. Prandaj ju keshilloj qe te regjistroheni pasi ju mer vetem disa minuta.


3. A mundet qe emri im te mos shfaqet te perdoruesit ne linje?
Tek paneli juaj keni nje opsion qe ben te mundur mundesine Fshih qenien ne linje aktive, Kjo vlen vetem per perdoruesit, ndersa mund tju shohin Administratoret dhe moderatoret, ne nderkohe forumi ju do ju numeroje bashk me antaret e tjere ne linje.


4. Kam humbur fjalekalimin!
Mos u shqeteso! Fjalekalimi mund te kthehet perseri. Edhepse nuk mund te shikohet fjalekalimi nga askush por ju do merni fjalekalim te ri. Shko tek faqja e identifikimit dhe kliko te Harova fjalekalimin dhe pastaj zbato instruksionet qe jane dhene atje.


5. Pse nuk mund te regjistrohem?
Eshte e mundur qe IP juaj eshte e ndaluar nga ana e pronarit te faqes, ose emri qe deshironi eshte i ndaluar. Kontaktoni administratorin per me shume asistence.


6. Jam regjistruah kohe me heret por nuk mund te identifikohem tani!
Perpiquni qe te gjeni emailin qe ju kane derguar kur jeni regjistruar me pare. Kontrolloni edhe nje here username dhe pasvord.Ndoshta nuk keni poastuar os enuk jeni identifikuar kohe te gjate ne forum dhe per kete arsye administratori ju ka fshi me qellim qe te liroje databazen ne meyre qe mos jet shume e ngarkuar. Provoni regjistrohuni perseri.





Paneli i kontrollit

1. Si mundem te ndryshoj konfigurimet e mia?
Nese jeni antar i regjistruar, konfigurimet tuaja jane vedosur ne databaze. Per te ndryshuar ato vizitoni Panelin e kontrollit, nje link i cili zakonisht gjendet ne pjesen e siperme te faqes, dhe prej atje mund te modifikoni.


2. Ora nuk eshte e sakte!

Zakonisht ora eshte e sakte. Megjithate, ajo ndryshohet nga profili juaj, duhet ndryshuar brezin e ores si psh Londer, Paris, New York etj.Kuptohet ju mund ta beni kete ndryshim vetem nese jeni te regjistruar.


3. Ndyshova brezin e ores dhe ora akoma eshte gabim!
Nese jeni te sigurte qe keni ndryshuar brezin e ores dhe koha akoma eshte njejt sic ishte atehere gabimi eshte prej serverit dhe ju duhet te kontaktoni me administratorin.

4. Gjuha qe kerkoj nuk eshte ne liste!
Kjo ndodh nese administratori nuk e ka instaluar gjuhen qe deshironi ose paketa e forumit nuk permban kete gjuhe.Per me shume info mund te merni nga phpBB Group qe mund ta shini tek fundi i forumit.

5. kur klikoj te posta elektroninke te perdoruesit, me kerkon identifikim!
Kerkon identifikim pasiqe administratori ka lejuar kete opsion vetem per antaret e regjistruar, ne menyre qe tu largohen apo shmangen abuzimeve ne menyra anonime.





Problemet e postimeve
1. Si mund te shkruaj nje teme ne forum?
Qe te hapni nje teme ne forum, klikoni ne butoni relevant te forumit apo nenforumit. Duhet te jeni identifikuat perpara se te shkruani.Keni perparsi te shkruani ne gjithe forumet dhe temat te cilat jane te lejuara per antaret. per shembull ju mund te hapni nje teme,ose ju mund te hapni nje sondazh os ete votoni etj.


2. Si mund ta editoj ose fshij postimin?
Pervec nese jeni Administrator ose Moderator te cilet kane me shume privilegj ne forum. Mund te editoni apo redaktoni temen te cilen e keni shkruar ju (jo postimet e antareve te tjere) duke shtypur butonin perkates te ai postim. Ne kete forum butoni perkates te qendorj i paraqitur vetem disa minuta pasi ju te keni postuar. Kjo eshte bere me qellim qe mos e fshini apo te mos e redaktoni postimin dhe pastaj do marrin kahje te tjera postimet qe kan shkruat te tjeret.

3. Si mund te shtoj ndonje firme postimeve te mia?
Kjo behet nepermjet profilit tuaj. Duhet te zgjidhini Bashkangjit firmen ne formularin e postimint.

4. Si mund te krioj sondazh?
Kur hapni ndonej teme (ose kur redaktoni postimin tuaj, kuptohet nese keni leje apo privilegj ne kete) do te shikoni opsionin Hap Sondazh nen formularin kryesor. Ketu mund te shkruani pyetjen dhe te pakten duhet te kete dy pergjigje. Sipas nevojes keni mundesi te shtoni zgjidhjet dhe njekohesisht keni edhe mundesine qe te specifikoni se per sa dite do jete i hapur ky sondazh dhe pastaj te mbyllet.

5. Pse postimi im duhet te aprovohet?
Kete regull ka vendosur administratori i faqes. Ka vendosur qe te shqyrtoj mesazhet nga nje grup i perdoruesve, perpara se ato te shfaqen per te shikuar te gjithe perdoruesit e tjere.
Per me shume info duhet kontaktuar me administratorin.





Formatimi dhe tipet e temave

1. Cka eshte BBCode?
Eshte implementim special i HTML. Perdorimi i BBCode ne forum nvaret nga konfigurimi qe ka bere administratori. Ky kod per me teper aktivizohet ose caktivizohet ne mesazhet individuale. Eshte i ngjajshem ne HTML, tags jane te mbyllura permbrenda kllapave katrore [ ] ose karaktereve < >, ofron kontroll me te madh ne formatimin e teksteve.


2. Mund te perdori HTML?

Kjo nvaret nga administratori nese ka lejuar. Kjo ndalohet per arsye sigurimi apo abuzive ne forum, megjithate dhe nese keni te lejuar te perdorni HTML duhet ditur qe keni mundesi te perdorni vetem disa nga kodet. Nese eshte i aktivizuar HTML ju mund te caktivizoni ne menyre individuale tek formulari i pstimit.

3. Mund te postoj imazhe?
Imazhet mund te tregohen ne forum, ne postimin tuaj. Mund te perdorni kodin BBCode ose HTML kodin, kuptohet neqofte se jane te lejuara. Pra, ne kete forum nuk ka menyre pe rte narkuar ne regjistrat eforumit por duhet te beni nje lidhje me nje imazh nga interneti duke vendosur adresn url.

4. Cka jane lajmerimet?
Postohen nga persona qe jan te autorizuar per kete. Zakonisht qendreojne ne krye te forumit dhe kane informacione te rendesishme per tu lexuar sa me perpara te jete e mundur.

5. Cka jane temat ngjitese?
Temat ngjitese jan me pak te rendesishme nga lajmerimet, zakonist rrine nen lajmerime, ne faqen e pare te forumit apo nenforumit, pa paten mundesi te lexoni nuk do gabonit.





Nivelet e perdoruesve dhe grupet

1. Cka jane Administratoret?
Administratoret jane antare te caktuar ne nivelin me te larte te bordit drejtues ne forum.
Keta antare mund te bejne kontrollin dhe funksionet e bordit, mund te bejne ndalimin e antareve ose moderatoreve.Gjithashtu mund te modifikojne apo redaktojne cdo postim te cdo antari tjeter.

2. Cka jane Moderatoret?
Moderatoret jane individe apo antare (ose grupe antaresh) te cilet kujdesen per ndonje nenforum perkates cdo dite. Ata kane mundesi te editojne, fshijne, mbyllin, levizin, zhvendosin temat neper forumin ku ata moderojne. Kane persiper te mbajne mbikqyrje se cka shkruhet dhe duhet fshire nese ofendohet apo abuzohet.

3. Cka jane usergroup dhe si mund te antarsohem ne to?
Keta antare jane grupe ndajne komunitetin ne ****ione te menaxhueshme nga administratoret dhe mund te punojne me to. Cdo antar mund tju perkase disa grupeve dhe cdo grup mund ti jepen lejet individuale. Kjo mundeson qe te jete numer i kufizuar i perdoruesve te disa gjerave, si me qene nje forum privat. Per tu antarsuar keni butonin perkates tek grupet ose nese grupi eshte i hapur nuk ka nevoje per konfirmin nga dikush.


4. Si mund te behem lideri i nje grupi?
Grupet zakonisht krujohen nga administratori dhe per te menaxhuar zgjidhet ndonjeri nga moderatoret. Keshtu qe nese doni te beheni lider i grupit provoni kontaktoni me administratorin me mesazh privat.

5. Pse disa usergrupe paraqiten me ngjyre tjeter?
Eshte e mundur per administratorin te krijoje apo te caktoje nje ngjyre perkatese per antaret e nje grupi, per te bere me te lehte identifikimin e antareve.





Mesazhet private
1. Nuk mund te dergoj mesazhe private!
Ka tre arsye, e para ju nuk jeni regjistruar si antar ose nuk jeni identifikuar. Administratori ka ndaluar te perdoren mesazhet private per tere forumin ose vetemper ju si antar. KOntaktoni ndonej nga administratoret per me shume informacion.


2. Marr mesazhe private te pa deshiruara!
Ju mund te bllokoni qe perdoruesit tju dergojne mesazhe private duhe perdorur regullat qe jane dhene tek Paneli i KOntrollit. Nese jeni duke mare mesazhe te tilla pikerisht nga nje antar, atehere informoni administratoret qe te parandalojne kete antar, pasi qe ata kane kete privilegj.


3. Kam pranuar mesazh abuziv ose spam nga nje perdorues!
Nese merni ndonje mesazh te tille eshte e veshtire te identifikoni se cili eshte ne realitet ai person apo individ. Por nuk beni keq qe nje kopje te mesazhit ti dergoni administratorit dhe pasaj ai e mer persiper kete gje.





Miqte dhe armiqte e forumit
1. Cka eshte lista e miqve dhe armiqve te forumit?
Ju mund te perdorni keto lista pe rte organizuar antaret e tjere te bordit. Antaret e shtuar ne listen e miqve tuaj do te jene te listuara brenda ne Panelin e KOntrollit tuaj, per qasje me te shpejte per te pare statusin e tyre ne internet ose per te derguar mesazhe private etj., e gjitha kjo eshte ne varesi te mbestetjes se template. Nese shtoni ne listen e armiqve atehere ndryshimet e tyre do te jene te fshehura dhe nuk do keni me lidhje me gjerat qe shkruan ai antar.


2. Si mund ta heq apo shtoj nje perdorues ne kete liste?
Mund te shtoni ne liste ne dy menyra. Permbrenda profilit te secilit perdorues, ne listen e miqve apo armiqve tuaj.Menyra tjeter eshte nga Paneli i KOntrollit duke hyre ne emrin e ture drejtperdrejt. Gjithashtu edhe per te hequr mund te perdorni te njejten faqe.
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top