• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Qëndrimi në çerdhe zvogëlon rrezikun nga astma

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sa më shumë që të ketë fëmijë të tjerë në çerdhen në të cilën fëmija qëndron derisa t’i mbushë tre vjet, është rreziku më i vogël se do të sëmuret nga astma, tregon studimi i ri amerikan. Ky zbulim paraqet edhe një vërtetim të së ashtuquajturës hipotezë higjienike, sipas së cilës ekspozimi i hershëm i sistemit imun të fëmijës ndaj mikrobeve, kafshëve dhe fëmijëve të tjerë, mund të jetë si një preventivë kundër astmës, thotë udhëheqësi i studimit dr. Methju Gurka. Dr. Gurka dhe ekipi i tij kanë studiuar të dhënat afatgjate të një studimi të institutit nacional amerikan për shëndet dhe zhvillim të fëmijëve, i cili kishte përcjellë mbi 1000 fëmijë, të lindur në vitin 1991 derisa kanë mbushur 15 vjet. Në mesin e këtyre fëmijëve, tre për qind e tyre kanë pasur astmë rezistuese që nga mosha 3 vjeçe, derisa edhe tek 16 për qind e tyre astma është zhvilluar deri në moshën 15 vjeçe. Gati për çdo të pestin fëmijë i cili është përfshirë në këtë studim, deri në moshën 3 vjeçe janë përkujdesur prindërit në shtëpi. Po ashtu, çdo i pesti fëmijë ka filluar të shkojë në çerdhe mes moshës 16 muajsh dhe 3 vjeçe.ks
 
Top