Qengj në Bruksel, ujk në Tiranë

155927580_10158589501896523_2443807861168548820_o.jpg

lg.php

Në 24 orë, Edi Rama ka shfaqur dy profile të ndryshme. Qendroi në Bruksel i përunjur dhe i mezidukshëm kur shefat e Komisionit Europian theksuan nevojën për lista me kandidatë me integritet në zgjedhje, dhe shpërtheu në zyrën e tij në Kryeministri, kur u pyet për të njëjtën temë.
lg.php
Në Bruksel u soll si nxënës i bindur, në Tiranë, në ambjentet e kryeministrisë ku i thonë shef, Skenderbe, Odise, më i madh se Ali Pashë Tepelena, u shfaq arrogant dhe i bezdisur nga këto pyetje e nga këto tema.
lg.php

Eshtë paradoks i madh e gjitha kjo.
lg.php

Në vitin 2021, kur ne pretendojmë të hapim zyrtarisht negociatat për anëtarësim me BE, dhe kur kemi kaluar 3 dekada liri dhe pluralizëm, vjen dita kur diskutohet e kërkohet që të mos kemi kriminelë si kandidatë për deputetë, dhe ky është një turp për Shqipërinë.
Por kjo nuk ndodhi vetiu. Eshtë kryekëput, një vepër e Edi Ramës, me firmën e të cilit u regjistruan në KQZ dhe u bënë më pas kryebashkiakë ose deputetë, persona që kishin konsumuar krime të rënda, nga përdhunimi, trafikimi, e deri në vrasje.
https://gazetamapo.al/nderhyri-turpshem-ne-bruksel-rama-vijon-replikat-me-gazetaren-zykaj/
Edi Rama si rregull duhej të djersitej nga ky diskutim, e jo të ndihej i bezdisur dhe shpotitës si dikush që i kanë refuzuar supën me brokoli.
Kriminalizimi i politikës është një nga veprat e tij.

Në Bruksel ku mesa duket mori shuplaka të forta edhe për tentativën për t’i dhënë portin e Durrësit një pasaniku nga Emiratet, si zakonisht pa transparencë po si pazar darkash Nusreti, bosi i rilindjes nuk pati shumë zë dhe nuk qe ai mujshari që u shfaq një ditë më pas në Tiranë, duke leqendisur e bullizuar gazetarët që guxuan të ngrenë këto shqetësime.

Qendrimet kaq të ndryshme në zyrën e tij, dhe në qendrën e Brukselit, nuk tregojnë se ai dhe qeveria i ka punët mirë. Përkundrazi.
Vetëm se këtu tek ne, iluzioni është se mund të fyesh, të tallësh, të sulmosh e të bësh të fortin, se kjo është tashmë një normë.
Gjasat janë që pas 50 ditësh, goditjet që do të marrë nga njerëzit dhe votuesit këtu, do të jenë ku e ku më të forta se pëllëmbët e Brukselit.

/Mapo.al
 

Attachments

  • 155927580_10158589501896523_2443807861168548820_o.jpg
    155927580_10158589501896523_2443807861168548820_o.jpg
    63.1 KB · Shikime: 0
  • 155927580_10158589501896523_2443807861168548820_o.jpg
    155927580_10158589501896523_2443807861168548820_o.jpg
    63.1 KB · Shikime: 0
mgjth perpos te gjithash, per here te pare mori ca lavde
tani mund te fluturoj i lumtur back home
 
Top