Qepët rrisin dy herë më shpejtë flokët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
qepet-300x206.jpg


Një nga recetat më të mira për flokë të shëndetshme është ajo me qepë të kuqe, e cila është prezantuar edhe nga ekspertët e huaj.
Qepët e kuqe janë të pasura me squfur, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit, që i bën flokët të fuqishëm.
Qepët e kuqe gjithashtu përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe vetitë e tyre anti-bakteriale sigurojnë që, inflamacioni të mbahet larg lëkurës.

Si ta përgatisni maskën
Merrni 3-4 qepë të kuqe dhe shtrydhini lëngun. Për të bërë këtë veprim mund të përdorni edhe një shtrydhëse.
Përzini një lugë gjelle mjaltë me lëngun dhe aplikojeni atë në skalpin e kokës. Lëreni këtë përzierje në kokë për 15-30 minuta.
Më pas lani flokët me ujë, duke e mbajtur në atë gjendje edhe për një orë tjetër. Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në muaj.
b.keshilla.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Qepët rrisin dy herë më shpejtë flokët

Aj aj aj, me nje tub shampoo e prap sdo shpetoje nga aromaaaa qepes lol
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Qepët rrisin dy herë më shpejtë flokët

Edhe kastraveci ....:p
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Qepët rrisin dy herë më shpejtë flokët

qepa e kuqe eshte parandaluese ndaj shum smundjeve.... dhe emira eshte se kur ta qerosh nuk ti qet lot .mbase edhe ka efekt te mir per floket por ta provoj nuk kam nerva.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Po cjan kto rreceta breh se asni lloj efekti skan, floket i rrit vet yndyra,te mos stresohesh si edhe te mos konsumosh pije alkooli apo duhan.
Gjermanet i lajn vetem 1 her ne jav floket e tyre,edhe i mbajn te lidhura bisht.
Yndyra edhe ti rrit edhe ti shpeshton floket.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Varni noj varg n'qafe varni ::cool::
 
Top