Qeshu rini qeshu .. po edhe ju te tjeret ?

7 gjëra rreth së qeshurës ?

1. E qeshura të sjell në një humor me të mirë
1 minutë të qeshuri është e barabartë me 45 minuta relaksim, dhe kjo është vërtetuar shkencërisht.
Shkakton çlirimin e "hormoneve të lumturisë", endorfines në trup. Për më tepër, e qeshura bllokon "hormonin e stresit", kortizolin i cili është i dëmshëm për trurin dhe muskujt.

2. Të qeshurit përmirëson qarkullimin e gjakut
gjaku juaj rrjedh 20% më shpejt se zakonisht? Për shkak të kësaj, presioni i gjakut është më i ulët dhe zemra punon në mënyrë më efikase.

3. Të qeshurit rrit imunitetin e trupit
E qeshura rrit numrin e qelizave T (T-Chiller) që luftojnë viruset që hyjnë në organizmin tonë dhe gjithashtu rrisin antitrupat e tjerë që mbrojnë rrugët e sipërme të frymëmarrjes nga mikrobet.

4. Të qeshurit të bën të dobësohesh
E qeshura është ndoshta mënyra më e lehtë dhe më e këndshme për tu kujdesur për muskujt. Kur buzëqeshni, stërvitni muskujt e fytyrës, stomakut, diafragmës dhe shpatullave, plus që digjni shumë kalori! 1 minutë e qeshur djeg rreth 12 kalori! Duket një dietë perfekte? Dhe kjo nuk është e gjitha. Ndoshta nuk e dini që e qeshura vepron si një qetësues i dhimbjeve, duke minimizuar tensionin e muskujve.

5. Të qeshurit të infekton me energji pozitive
Kur shohim fytyra të qeshura, jemi te prirur t'u buzëqeshim atyre dhe madje edhe kur nuk e ndjejmë veten mirë.

6. Të qeshurit të ri-oksigjenon
Kur buzëqeshni, merrni më shumë oksigjen sesa kur jeni të trishtuar ose serioz. Ky oksigjen shpërndahet në gjakun tuaj dhe arrin në të gjitha indet e trupit.

7. Të qeshurit rrit sex appeal-in tënd.
Ndërsa qeshni, cepat e buzeve ngrihen duke e bërë fytyrën më të re dhe më të gëzuar. Për më tepër, e qeshura përmirëson mikroqarkullimin që ndikon edhe në lëkurën e kokës. Kjo e furnizuar me gjak, i jep një pamje të përmirësuar flokëve duke e bërë ato më të fortë dhe më të shëndetshëm. Kur buzëqeshim ne fshehim disa defekte në pamjen tonë dhe zakonisht konsiderohemi më tërheqë
?41711486-roberts_0-1.jpg
 

Senseo

.
Staf në FV.AL
4. Të qeshurit të bën të dobësohesh
E qeshura është ndoshta mënyra më e lehtë dhe më e këndshme për tu kujdesur për muskujt. Kur buzëqeshni, stërvitni muskujt e fytyrës, stomakut, diafragmës dhe shpatullave, plus që digjni shumë kalori! 1 minutë e qeshur djeg rreth 12 kalori! Duket një dietë perfekte? Dhe kjo nuk është e gjitha. Ndoshta nuk e dini që e qeshura vepron si një qetësues i dhimbjeve, duke minimizuar tensionin e muskujve.
As edhe nje gram skam rene, shpifje ?
 

Ledia

_________________
Të qeshurit të infekton me energji pozitive
Kur shohim fytyra të qeshura, jemi te prirur t'u buzëqeshim atyre dhe madje edhe kur nuk e ndjejmë veten mirë.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Top