Qiellgërvishtësi më i lartë në botë…

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nëse do të realizohet, superstruktura do të jetë dhjetë metra më e lartë se Burj Khalifa në Dubai, me një total prej 838 metrash lartësi ose mbi 500 metra më e lartë se Kulla Eiffel në Paris.
qiellgervishtesi_me_i_larte_ne.jpg

Një kompani ndërtimi zbuloi planet e saj për të ndërtuar qiellgërvishtësin më të madh në botë në qytetin e اangshasë, i ndodhur në Kinën Juglindore.

Megjithatë, më shumë se sa ky projekt, ajo që bie më shumë në sy është fakti që në bazë të projektit, përfundimi i kësaj ndërtese gjigante do të ndodhë në vetëm tre muaj.

Me 220 kate, qiellgërvishtësi pritet të strehojë 17 400 persona, ndërsa në brendësinë e tij do të ketë gjithashtu hotele, një spital, shkolla, hapësira për zyra dhe 104 ashensorë të shpejtësisë së lartë, për të plotësuar nevojat e secilit ne levizje.

Nëse do të realizohet, superstruktura do të jetë dhjetë metra më e lartë se Burj Khalifa në Dubai, me një total prej 838 metrash lartësi ose mbi 500 metra më e lartë se Kulla Eiffel në Paris.

Aktualisht, qiellgërvishtësi më i lartë në botë është Burj Khalifa, me një lartësi prej 829 metras dhe 163 katesh, ndjekur nga Kulla Mbretërore e Mekës, në Arabinë Saudine, me 120 kate dhe 600 metra lartësi.

Këto ndiqen nga “Taipei 101”, në Tajvan, me 101 kate dhe 509 metra lartësi, Qendra Ndërkombëtare e Financës në Shanghai, me 101 kate e 491 metra si dhe Qendra Ndërkombëtare e Tregëtisë në Hong Kong, 118 kate, me një lartësi totale prej 484 metrash./Yllpress
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Qiellgërvishtësi i përdredhur

gradaaaaaaa.jpg
ثshtë dashur tetë vjet për t’u ndërtuar, por tashmë pranë përurimit, një qiellgërvishtës 310 metra i lartë në Dubai, meriton të hyjë në listën e ndërtesave më të veçanta të botës.

Ndonëse nën hijen e qiellgërvishtësit më të madh të botës, Burj Khalifas së lartë 826 metra, “Cayan Infinity Tower” është ndërtesa e përdredhur më e lartë dhe e veçantë në Tokë.

Me 80 kate dhe 570 apartamente rezidenciale, qiellgërvishtësi ka një strukturë unike dhe maja e tij është 90 gradë e kthyer, në krahasim me bazën.

Disa muaj larg inagurimit, “Cayan” është shndërruar në një “magnet” për blerësit, me 80% të apartamenteve që janë shitur. Nderkohë, çmimi për metër katror per apartamentet e mbetura vazhdon të rritet pa ndërprerje, deri ne disa milione dollare.

grada1.jpg
grada2.jpg


grada3.jpg
grada4.jpg


/ Top Channel
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Qiellgërvishtësi i përdredhur

Kryeveper ......esht pamje shum mahnitse ,,duke ec me maus madje te duket sikur leviz.
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Qiellgërvishtësi më i lartë në botë…

Eshte me te vertet i frikshem por ne te njejten kohe dhe mahnites!
 
Top