Rama: Nuk ia dorëzoj bashkinë Bashës

My Self

Born To Be Happy
rama-topstoryy2.jpg

Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar në emisionin “Top Story” në Top Channel, se nuk ka ndërmend t’ia dorëzojë bashkinë e Tiranës Lulzim Bashës.
“Unë nuk di të ekzistojë ndonjë njeri i arsyeshëm që të pohojë se gjëja e vjedhur mund të dorëzohet me procesverbal. Nuk e di sesi kjo mund të merret me mend, por di të them që për ne rezultati është i grabitur në tavolinë dhe i vulosur nën tavolinë”, ka theksuar Rama.

Kreu i PS ka theksuar se ai dhe opozita që drejton nuk kanë ndërmend të pranojnë rezultatin, sipas tij, të deformuar mbi dhe nën tavolinë.

“Ai nuk është rezultati i zgjedhjeve të Tiranës, por i vjedhjes së zgjedhjeve të Tiranës dhe si i tillë për ne është një rezultat që con kanakarin e Saliut në bashki, por që neve as nuk na shkon ndërmend ta pranojmë”, ka nënvizuar Rama.

Burimi: Top Channel !
 
Top