Rama thirrje emigrantëve shqiptarë për t’u kthyer në Shqipëri: Grant 5 mijë euro për ata që investojnë në agro-turizëm

Nga Belshi kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë, që të kthehen në vendin e tyre për të investuar.
Gjatë fjalës së tij lideri i PS-së tha se në mandatit e tretë, qeveria do t’i japë 5 mijë euro grant çdo emigranti që vjen e ndërton shtëpinë e babait apo të gjyshit, për të nxitur kështu agro-turizmin.

“4 mijë vizitorë në javë në Belsh.

Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të 3 do i japim 5 mijë euro grant çdo emigranti që do të vijë në Shqipërisë të rindërtojë shtëpinë e gjyshërve, apo të babës çdo emigranti për t’u kthyer këto shtëpi në pjesë të motorit në mundësi të sjelljes së parave. Pa i kërkuar llogari për asgjë tjetër, përveçse ato mos të jenë para të krimit. Një amnisti për ata emigrantë që duan të investojnë këtu. Kjo do të sjellë transformimi të madh ekonomik, siç ka sjell në zona të bekuara të Italisë. Agroturizmi në Shqipëri është akoma në embrion.”, tha Rama.

/Klan
 
€5 Mij nuk esht idea e keqe por qe te marresh at Grand te duhen edhe 10 tjera per Burrokracin e cdo zyreje qe do shkosh per ti plotsuar ato dokumenta qe do te duhen!! Po te bie Burrokracia e Korrupsioni besoj shqiptaret qe kan arrit nje far moshe do ktheheshin Por perderi sa ka Korrupsion e Burrokraci sma do mendja qe do kthehet njeri !
 
Jane thjesht premtime elektorale. Buxheti i shtetit nuk mjafton per sherbimet publike te qytetareve jo me per grante te tilla.
 
Top