Ramazani po vjen

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Paqja, Meshira dhe Bereqeti i Zotit qofte mbi te gjithe

Meqe muaji i Ramazanit erdhi pothuajse, me 13 prill (edhe dy dite), e shoh te arsyeshme te hapet nje teme ne lidhje me cdo gje rreth agjerimit te Ramazanit, kohes se faljes psh, praktikave dhe cdo gje tjeter. Fillimisht, kush nuk e ka ditur, ne Ramazan namazi i Taravive fillon naten e Ramazanit dhe perfundon ne naten e parafundit (qe i bie diten e fundit nuk ka namaz te Taravive).

Nuk deshta te postoje artikull te plote rreth historikut te agjerimit, apo vetem rreth agjerimit te Ramazanit, ndaj edhe nuk e bera. Do te postojme cdo gje si info, pse jo edhe pyetje pergjigje per te interesuarit !?

Pastaj, agjerimi nuk eshte vetem te larguarit nga ngrenje dhe pija dhe marredhenjet seksuale deri ne kohen e iftarit, por eshte te agjerosh me te gjitha gjymtyret e trupit. Qellimi final i agjerimit eshte te arrihet devotshmeria. Te interesuarit qe duan t'i dine kohet e faljes per trojet shqiptare, mund ta shkarkojne aplikacionin Takvimi ne Shqip qe gjendet edhe ne apple store edhe ne playstore, aty i kane te gjitha kohet e faljes, perfshire edhe kohen e iftarit dhe syfyrit. Nese eshte dikush qe nuk din gje rreth kohes se iftarit, le te pyet lirisht, i ndihmojme aq sa kemi mundesi dhe si te mundemi.

Pastaj, agjerimin e ka obligim ai i cili eshte musliman, ne moshe madhore, mentalisht i shendoshe dhe ai i cili nuk eshte udhetar, si dhe gruaja kur nuk eshte ne ciklin menstrual. I semuri dhe udhetari lirohen nga agjerimi, per ta ka kompenzim, qe do tflasim me kalimin e kohes ne postimet e ardhshme.



Mundesisht, te mos lejohet asnje postim provokues, lus stafin te tregoje mirekuptim dhe respekt, ju flm
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

AnaVie

Undisputed woman
Staf në FV.AL
Viti i pare qe nuk te kemi prane o babush . E di qe edhe atje e mendon sidoqoft Zoti i ben punet si do vete.
Nuk jam praktikante po do mundohem ta bej te pakten ditet e mira sepse me shume nuk mundem jo se nuk dua . ( detajet skan rendesi ).

ALLAHU Na e (jua ) pranofte agjerimin . Dhe na e (jua ) pastrofte shpirtin .
Nese ky i fundit nuk Eshte i paster mos merrni kot mundimin .
 

Guest

Antarë i Respektuar
Viti i pare qe nuk te kemi prane o babush . E di qe edhe atje e mendon sidoqoft Zoti i ben punet si do vete.
Nuk jam praktikante po do mundohem ta bej te pakten ditet e mira sepse me shume nuk mundem jo se nuk dua . ( detajet skan rendesi ).

ALLAHU Na e (jua ) pranofte agjerimin . Dhe na e (jua ) pastrofte shpirtin .
Nese ky i fundit nuk Eshte i paster mos merrni kot mundimin .
Ne fakt esht e kunderta behet per tu pastru pasi nese do ishte i paster ca kuptimi do kishte
 

Adyy

Mentalist
Kjo që thotë AnaVie është pak a shumë citat profetik, po e parafrazoj "Ka prej agjëruesve, që su ngelet gjë nga agjërimi veç etjes dhe urisë"
 

AnaVie

Undisputed woman
Staf në FV.AL
Urime qe je bere fetare :).
Kam qen gjithmone besimtare edhe Pse jo praktikante .
Jam fryt i nje dashurie mixe . Nje nene kristiane dhe babai musliman po qe gjithe jeten e kan respektuar njeri tjetrin .
Madje ajo per hir te dashurise per te ka mbajt dhe ramazan pra te dy ata me kan mesuar se te besh mire e mos futesh shpirtin ne gjynah duhet cdo dite te vitit e jo vetem Nje muaj ne vit. Ndryshe lodhe kot.

@Adyy nuk i kam lexuar kurane e bibel po jam nje degjuese shume e mire e atyre qe e praktikojne . :)
 

Adyy

Mentalist
Kam qen gjithmone besimtare edhe Pse jo praktikante .
Jam fryt i nje dashurie mixe . Nje nene kristiane dhe babai musliman po qe gjithe jeten e kan respektuar njeri tjetrin .
Madje ajo per hir te dashurise per te ka mbajt dhe ramazan pra te dy ata me kan mesuar se te besh mire e mos futesh shpirtin ne gjynah duhet cdo dite te vitit e jo vetem Nje muaj ne vit. Ndryshe lodhe kot.

@Adyy nuk i kam lexuar kurane e bibel po jam nje degjuese shume e mire e atyre qe e praktikojne . :)
është e dukshme, të ruajttë i Madhi Zot
 

Guest

Antarë i Respektuar
Po me nje fjali:
Njeriu duhet te ket nje shpirt te paster gjithmone jo vetem ne muaj te ramazanit.
kte me ka mesuar im ate .

p.s vlen dhe per ty @Guest kjo pergjigje ne repliken e bere .
Po esht gje tjeter qe duhet te perpiqesh tjesh i mire jo vetem ne ramazan dhe esht gje tjeter ajo qe the ti, qe nese se ke shpirtin e paster mos u mundo
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ne fakt, agjerimi duhet te jete shkaktar qe ti pas ketij muaji te ndryshoh e te mos jesh i njejti si gjate hyrjes, pra, te behesh me i devotshem. Nese vetem gjate Ramazanit je i mire, jep lemoshe, ndihmon te tjeret, respekton etj, dhe pas perfundimit i kthehesh modes se vjeter, ujkut te vjeter, kot ke agjeru dhe je lodhe shume thjeshte.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Po perse o njerez e shnderroni nje teme ne chit-chat? Ju lutem neper profile dhe mesazhe private mund t'i beni pyetje njeri-tjetrit por mos e prishni edhe nje teme te vetme per Zotin.
 

Senseo

.
Staf në FV.AL
Fenomen: kur vjen muaji i ramazanit shumica e njerzimit jan te devotshem 30 dite. Nejseee

Muaj te mbare, Zoti paste meshire per mekatet e cdokujt nga ne. ?
 

Sirius.

Sapiosexual!

Cilat janë veprat më të mira që veprohen në muajin e Ramazanit?​


1. Agjërimi- Më e veçanta dhe më madhja si vepër që njeriu mund të bëjë gjatë muaji të Ramazanit është agjërimi, sepse ky është muaji i agjërimit. Agjërim është të frenuarit nga ngrënia, pirja, marrëdhëniet intime dhe rregulla të tjera, që nga nisja e agimit (me mbarimin e syfyrit) deri në perëndimin e diellit.

2. Leximi i Kuranit dhe marrja me të sepse ky është muaj i Kuranit. Xhibrili i vinte të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem për çdo muaj, ndërsa në Ramazan i vinte çdo ditë për t’ia përsëritur atë.
Nga suneti është që myslimanët ta përfundojnë leximin e Kuranit një herë për çdo muaj, ndërsa në Ramazan është sunet ta lexojnë më shumë se një herë. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem i ka thënë Abdullah ibn Amr ibn Asit radijAllahu anhu: “Lexoje Kuranin për çdo muaj nga një herë.” Ibn Abbasi radijAllahu anhu thoshte: “Ai që nuk e lexon Kuranin një herë në muaj, konsiderohet nga ata të cilët e kanë braktisur (bojkotuar) Kuranin.”
Selefët e lexonin Kuranin gjatë gjithë këtij muaji dhe jepeshin pas tij derisa kishte prej tyre që i ndërprisnin mësimet dhe çdo punë tjetër vetëm për t’u veçuar me Kuranin gjatë Ramazanit.
Besimtari duhet të shtojë leximin e Kuranit, meditimin dhe kuptimin e tij gjatë këtij muaji.

3. Sadakaja- Profeti salAllahu alejhi ue selem në këtë muaj e shtonte dhënien e sadakasë, siç ka ardhur në hadithin e Enesit radijAllahu anhu që thotë: “I Dërguari salAllahu alejhi ue selem, më i mirë dhe më bujar se kurdoherë tjetër ishte në muajin e Ramazanit dhe mirësia e tij ishte sikur e mira e freskut (që i prek/freskon të gjithë).” Prandaj, shumë prej selefëve përcaktonin që koha e dhënies së zekatit të tyre të ishte Ramazani, në mënyrë që të bashkonin mes zekatit dhe (shpërblimit të) sadakasë në Ramazan.

4. Namazi i teravive- Suneti është që namazi i natës (teravitë) të falet me xhemat ndryshe nga muajt e tjerë ku suneti është që secili të falet vetëm.

5. Pastrimi i vetes (shpirtit)- Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse dikush të shan, thuaj: “Unë jam agjërueshëm!” Njeriu duhet ta shfrytëzojë këtë muaj për të përmirësuar dhe pastruar vetveten dhe ta rregullojë moralin, në mënyrë që kjo të jetë si furnizim (duke qenë i tillë) edhe për muajt e tjerë në vazhdim.

6. Lutjet- Ajo ka vlerë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Lutja e agjëruesit nuk kthehet mbrapsht (tek Allahu).”

7. Ruajtja e marrëdhënieve farefisnore, bamirësia ndaj komshiut etj., të gjitha kanë shpërblim të madh gjatë Ramazanit.
Shejkh Othman el Hamis
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Fenomen: kur vjen muaji i ramazanit shumica e njerzimit jan te devotshem 30 dite. Nejseee

Muaj te mbare, Zoti paste meshire per mekatet e cdokujt nga ne. ?

Nuk eshte fenomen, eshte meshira e Zotit ajo qe i ndryshon njerezit ne kete muaj. Edhe ai mekatari me i madh, e ke pare, nuk pin ndoshta alkool, ka me shume turp. Padyshim qe ka edhe nga ata qe s'u intereson fare por, ne pergjithesi ne Ramazan robi ndryshon. Pastaj eshte nje shanse e madhe per te, qe kete ndryshim qe e peson ta vazhdoje duke e ushqyer me pune te mira edhe me pas.
 

Senseo

.
Staf në FV.AL
Nuk eshte fenomen, eshte meshira e Zotit ajo qe i ndryshon njerezit ne kete muaj. Edhe ai mekatari me i madh, e ke pare, nuk pin ndoshta alkool, ka me shume turp. Padyshim qe ka edhe nga ata qe s'u intereson fare por, ne pergjithesi ne Ramazan robi ndryshon. Pastaj eshte nje shanse e madhe per te, qe kete ndryshim qe e peson ta vazhdoje duke e ushqyer me pune te mira edhe me pas.
Me vjen mire qe ke kaq energji pozitive. Flm per shpjegimin edhe pse nuk pyeta. Ai eshte mendimi im ky i yti.

Temen do e pastroj une nga chit-chat.
 

AnaVie

Undisputed woman
Staf në FV.AL
Po esht gje tjeter qe duhet te perpiqesh tjesh i mire jo vetem ne ramazan dhe esht gje tjeter ajo qe the ti, qe nese se ke shpirtin e paster mos u mundo
Nuk me kuptove dhe nuk près tme kuptosh as ti e as ata qe nuk i marrin njerezit seriozisht kur flasin( kjo e fundit svlen per ty edhe pse po ta them ty ).
Dmth sipas teje bej keq , lendo , te vjedhesh, te ofendosh , te besh gjera kunder etikes Qe te kerkohet ne perditshmeri me bindjen se ky muaj do te pastroje shpirtin ?
jo nuk jam dakort .
Un ne kte kuptim e kam pavaresisht kendveshtrimeve .
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Me vjen mire qe ke kaq energji pozitive. Flm per shpjegimin edhe pse nuk pyeta. Ai eshte mendimi im ky i yti.

Temen do e pastroj une nga chit-chat.

Nuk eshte patjeter te pyesesh, une e shoh te arsyeshme te sqaroje dicka kur dikush qe s'ka njohuri sjell nje mendim per kete muaj. Mendoj se kam te drejte, dhe nuk eshte nevoja te marr leje per citim, apo ka ndonje rregullore ?
 

Sirius.

Sapiosexual!

Agjërimi gjatë muajit të bekuar të Ramazanit sjell më vete shumë dobi. Në këtë artikull do të nënvizoj vetëm shtatë prej tyre për të dhënë një aromë të bukurive të Ramazanit.​


Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”.
Muaji Ramazan erdhi edhe njëherë tek ne. Është muaji që përmban natën e bekuar që përshkruhet si nata më e bukur se një mijë muaj dhe është muaji në të cilin shejtani mbyllet në pranga dhe dyert e xhenetit hapen për kërkuesit e së vërtetës.

Kurani i Shenjtë paraqet qëllimin kryesor të muajit të agjërimit që është të përvetësojmë druajtjen e devotshmërinë. Nuk është e lehtë për t’u bërë i devotshëm dhe kështu që Ramazani është një periudhë ku veprat e mira bëhen me lehtësi dhe bekimet qiellore bëhen të kapshme. Për më shumë kualitete të caktuara të cilat ndikojnë pozitivisht në devotshmërinë e njeriut bëhen të mundshme.

1. Disiplina

Islam do të thotë nënshtrim i plotë ndaj vullnetit të Zotit e cila na drejton tek paqja. Nënshtrimi i plotë sidoqoftë nuk mund të arrihet pa disiplinë dhe bindje.

Në këtë muaj, muslimanët urdhërohen të braktisin ushqimin, të zgjohen herët, të heqin dorë nga bisedat ose sjelljet e pahijshme dhe të përpiqen për t’u përmirësuar dhe të përparojnë në bërjen e veprave të mira. Kjo kërkon disiplinë e cila arrihet duke e shtyrë vetën të zgjohet herët (ose në pjesën e fundit të natës), duke e sakrifikuar kënaqësinë e gjumit për t’u falur.

Disiplina nuk është diçka që mund të arrihet për një ditë ose edhe për një javë kjo është pse muslimanët urdhërohen të agjërojnë për një muaj të tërë.

2. Pastërtia

Muslimanët mësohen të marrin abdes para çdo namazi dhe të jenë në gjendje të pastër sa më shumë të jetë e mundur për shkak se pastërtia e jashtme ndikon në pastërtinë e brendshme. Kjo është arsyeja pse Profeti Muhammed s.a.v.s. kishte thënë se pastërtia është gjysma e besimit. Kurani Famëlartë thotë:

Vërtet, i shpëtuar është ai i cili e pastron vetveten”.
Është vërtetuar shkencërisht se agjërimi pastron trupin nga helmet dhe duke braktisur ushqimin për një kohë, trupi ndihmohet në riparimin e qelizave dhe në përdorimin e energjisë në disa pjesë të tjera të trupit. Trupi gjithashtu djeg yndyrën për të prodhuar energji e cila çon deri te humbja e peshës.

Sipas NHS-së: “Pas disa ditëve të agjërimit, shihet prani e lartë e endorfinës në gjak, duke u bërë juve më vigjilent dhe duke u dhënë një ndjenjë të përgjithshme të rehatisë mendore”. Padyshim, siç ushqimi ndikon fuqimisht në trurin dhe emocionet tona, agjërimi ndihmon në pastrimin e papastërtive dhe ky detoksifikim rezulton me një ndjenjë të përgjithshme të rehatisë. Kjo arrihet nëse është bërë drejt edhe duke e mbajtur në balancë dietën gjatë ditëve të Ramazanit.

3. Vetëkontrolli

Kurani i Shenjtë thotë:

Dhe ata që e përpijnë zemërimin dhe falin, Allahu i do mirëbërësit”.
Njeriu nxitet e tundohet nga faktorë të ndryshëm si njerëzit, përgjegjësitë, mendimet, emocionet e ndryshme në jetën e tij etj., të cilat ia bëjnë të vështirë t’i kontrollojë veprimet e tij. Shumë njerëz mundohen shumë për të hequr dorë nga ushqime të caktuara, zakone dhe praktika të shfrenuara por dështojnë, vazhdimisht. Ramazani dhe agjërimi ndihmojnë njeriun të edukojë ndjenjën e vetëkontrollit dhe të vigjilencës të cilat e bëjnë më të lehtë të heqë dorë nga zakonet e tij të këqija gjatë këtij muaji.

Duke hequr dorë nga ushqimi, i cili është i lejuar dhe esencial për ekzistencën e njeriut, ai e forcon vendosmërinë dhe i mundësohet të ketë vetëkontroll më të madh ndaj veprimeve të tij. Diçka që i sjell atij dobi edhe jashtë Ramazanit.

4. Spiritualiteti

Ne mësojmë përmes ngjarjeve të njerëzve të shenjtë të kaluar se agjërimi promovon dhe rrit spiritualitetin e njeriut. Ata pajisen me aftësinë për të qenë në gjendje të përjetojnë vizione dhe fenomene të tjera shpirtërore të cilat të tjerët nuk mund t’i arrijnë. Kjo është arsyeja që profetët dhe njerëzit e Zotit shkonin të rrinin në vetmi për një kohë dhe jetonin në mënyrë të thjeshtë për të zhvilluar aftësitë e tyre shpirtërore. Ramazani për muslimanët është e njëjta mënyrë e trajnimit shpirtëror e dizajnuar për të mprehur ndjenjat shpirtërore. Për më tepër, kjo arrihet edhe duke u fokusuar në recitimin dhe kuptimin e Kuranit të Shenjtë, zbritja e të cilit filloi pikërisht gjatë këtij muaji të bekuar te Profeti Muhammed s.a.v.s. dhe ishte kompletuar brenda periudhës 23 vjeçare.

5. Përulësia

Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe përulen para Zotit të tyre, janë prej banorëve të xhenetit ku do të jetojnë përgjithmonë”.
Muslimanët urdhërohen t’i dorëzohen Zotit dhe t’i nënshtrohen përulësisht vullnetit të Tij, duke mos qenë mosmirënjohës ndaj asaj që na dhuron e as të pabindur ndaj urdhrave të Tij. Arsyeja e të qenët të tillë është se ne nuk jemi më shumë se nevojtarë dhe shërbëtorë para Krijuesit dhe Mbretit të universit.

O njerëz, ju jeni nevojtarë ndaj Allahut, kurse Allahu është i Vetëmjaftueshmi, i Lavdëruari”.
Agjërimi në muajin Ramazan na përkujton se jemi plotësisht të varur nga Zoti dhe kërkojmë vetëm nga Ai për të na ushqyer dhe siguruar sepse Ai është Siguruesi më i mirë. Kjo ia rrit njeriut përulësinë gjithashtu edhe mbështetjen në Zotin, gjë që i mundëson të fitojë afërsinë me Zotin.

6. Asgjësimi i egos së njeriut

Asgjësimi i egos ose “fenā” do të thotë të liruarit e plotë nga dëshirat, pasionet, shpresat dhe ambiciet dhe të liruarit nga të gjitha mendimet e vetvetes në rrugën e Zotit. Kur njeriu e pastron vetveten ai arrin në shkallën e të liruarit nga pikëllimi dhe frika dhe vazhdon progresin e tij në rrugën e Zotit.
Dëgjoni! Miqtë e Allahut me siguri nuk do të kenë as frikë e as nuk do të pikëllohen”.
Agjërimi dhe sakrifica janë mjete për të arritur në shkallën e vetëmohimit, sepse ne jo vetëm që nuk do të udhëhiqemi nga egoja jonë, dëshirat dhe motivet tona egoiste, por do t’i përshtatemi tërësisht vullnetit të Zotit dhe do të veprojmë ashtu siç dëshiron Ai deri në masën që ne të hamë, të flemë dhe të zgjohemi në përputhje me udhëzimin e Tij. Kur njeriu e arrin këtë dhe motivet ose qëllimet e tij nuk janë të prishura nga lakmia dhe materializmi, ai gëzon afërsinë me Zotin dhe kështu vazhdon udhëtimin e tij në drejtim të Zotit pafundësisht.

7. Dhembshuria

Dhe ata i ushqejnë, nga dashuria për Zotin, të varfrit, jetimët, dhe të robëruarit”.
Dyshim i vogël që mbetet është se njeriu nuk mund të kuptojë plotësisht një fenomen të caktuar derisa nuk e ka përjeton vetë. Kështu agjërimi i ndihmon muslimanët të kuptojnë ndjenjën e mungesës së ushqimit, përjetimin e vështirësive dhe të dhimbjes së atyre që janë nevojtarë por që jetojnë në shoqërinë e tyre. Në këtë mënyrë agjërimi synon të zhvillojë fuqimisht dhembshurinë për njerëzit e tjerë. Kjo pa dyshim i nxit besimtarët për të bërë përpjekje humanitare duke ngritur të shtypurit e jo t’i shohin me përçmim, siç bëjnë një pjesë e madhe e të pasurve sot në botë.

Zoti na mundësoftë të veprojmë sipas këtyre pikave! Amin!
 

Senseo

.
Staf në FV.AL
Nuk eshte patjeter te pyesesh, une e shoh te arsyeshme te sqaroje dicka kur dikush qe s'ka njohuri sjell nje mendim per kete muaj. Mendoj se kam te drejte, dhe nuk eshte nevoja te marr leje per citim, apo ka ndonje rregullore ?
?
 

Guest

Antarë i Respektuar
Nuk me kuptove dhe nuk près tme kuptosh as ti e as ata qe nuk i marrin njerezit seriozisht kur flasin( kjo e fundit svlen per ty edhe pse po ta them ty ).
Dmth sipas teje bej keq , lendo , te vjedhesh, te ofendosh , te besh gjera kunder etikes Qe te kerkohet ne perditshmeri me bindjen se ky muaj do te pastroje shpirtin ?
jo nuk jam dakort .
Un ne kte kuptim e kam pavaresisht kendveshtrimeve .
Dmth ti thu nese njoni ka bo keq ose ka lendu mos te agjeroje fare ?
 

AnaVie

Undisputed woman
Staf në FV.AL
Dmth ti thu nese njoni ka bo keq ose ka lendu mos te agjeroje fare ?
Jo . Po them te mundohet te jete korrekt cdo dite te jetes se tij. Kush po thot mos agjerosh ?
Nese do mundesha do e beja dhe vete .
 
Top