Ramazani po vjen

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Me mire 30 dite i mire sesa Aspak(asnje dite) i mire! Simple as that! ?

Anyway,
Ju uroj nje Muaj te begate! Agjerim te pranuar dhe dalshim te falur! Sherbefte ky muaj per t'u bere njerez me te mire ne cdo kuptim te mundshem!
 

Guest

Antarë i Respektuar
Me mire 30 dite i mire sesa Aspak(asnje dite) i mire! Simple as that! ?

Anyway,
Ju uroj nje Muaj te begate! Agjerim te pranuar dhe dalshim te falur! Sherbefte ky muaj per t'u bere njerez me te mire ne cdo kuptim te mundshem!
Ate fjalin e par kush ta tha ?
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Per pak relaks... 1f609.png
Ooo nxane edhe pak se u ba imsaku...
Agjerim të lehtë e të pranuar...

172785183_3706602026136256_3000174226519352214_n.jpg
 

Sirius.

Sapiosexual!
Deri kur mund të hahet syfyri? Sipas fjalëve të Zotit të Madhërishëm në Kuranin Famëlartë dhe (haditheve) thënieve të Profetit Muhammed s.a.v.s., është e qartë që syfyri duhet vonuar sa më shumë. Andaj, mund të llogaritni mbarimin e syfyrit 1 orë e 30 minuta përpara lindjes së diellit, pasi kjo kohë është e mjaftueshme për t’u quajtur sabahut i vërtetë. Më poshtë, do të gjeni argumente nga Kurani Famëlartë dhe nga hadithet e Profetit Muhammed s.a.v.s. për këtë temë.

Syfyri është ushqimi që besimtari ha përpara se të nisë agjërimin. Allahu i Madhërishëm, në Kuranin Famëlartë, thotë:



“Hani e pini, derisa prej sabahut, t’ju dallohet fija e bardhë (e agimit) nga fija e zezë (e natës). Pastaj, plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje”.

Kur u zbrit ky ajet, disa nga sahabët e Profetit s.a.v.s. filluan të mbanin me vete gjatë natës fijet e bardha e të zeza, për të parë kohën e mbarimit të syfyrit. Kur e dëgjoi Profeti Muhammed s.a.v.s. këtë gjë, njërit prej tyre që i mbante fijet poshtë jastëkut, i tha:

“Shumë i madh qenka jastëku yt! Në të vërtetë ajo (fija e bardhë dhe e zezë) i referohet errësirës së natës dhe bardhësisë së ditës”.
 

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Agjerim te mbare per ju besimtaret myslimane?
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ju flm


Ca hadithe rreth agjerimit:

Ebu Hurejra r.a. tregon:

"I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kushdo që nuk e lë të gënjyerit dhe të vepruarit sipas saj, Allahu nuk ka nevojë që ai të lërë të ngrënët e të pirët (Allahu nuk e pranon një agjërim të tillë). -(Transmeton Buhariu)
==============================================================================================
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:


Hani syfyr pasi në të ka shumë bekime e mirësi. (Transmeton Buhariu)
==============================================================================================


Xhabiri r.a. tregon:

"Ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. po udhëtonte, ai (a.s.) pa një turmë njerëzish dhe një burrë, të cilit po i bënin hije. Ai a.s. pyeti: "Ç'është kjo?" I thanë se ai burrë ishte agjërueshëm. Pejgamberi a.s. tha: "Nuk është tregues përkushtimi e mirësie mbajtja e agjërimit gjatë udhëtimit."
(Transmeton Buhariu)



Vazhdojme me vone me ca te tjera, agjerim te lehte te gjithe atyre qe agjerojne
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nga sot, kemi hyre ne 10 netet e fundit te Ramazanit. Ne mesin e ketyre 10 neteve, gjindet edhe Nata e Kadrit, nata ne te cilen filloi zbritja e Kur'anit Famelarte, nje nate e bereqetshme, ashtu sic e quan edhe Zoti ne Kur'an. Nate, e cila eshte me e vlefshme se nje mije muaj. Nje nate, per te cilen Muhammedi a.s. (paqja e Zotit qofte mbi te), na keshilloi qe ta kerkojme pikerisht ne 10 netet e fundit tek, te Ramazanit. Meqe ky muaj i ka 30 dite, i bie qe mund te jete data 21,23,25,27 apo 29. Megjithate, te fshehten e din vetem Zoti Fuqiplote. Andaj, nga ne kerkohet qe ne keto 10 nete te fundit, t'i shtojme lutjet tona, adhurimet tona, te japim me te miren tone te mundshme, ta shpeshtojme leximin e Kura'nit, dhenjen e lemoshes, fjalet e mira, kerkim faljen etj etj etj.
Po qe se robi vazhdon te njejtat vepra te mira dhe adhurime t'i kryeje gjate ketyre 10 neteve te fundit, dhe qellon ne Naten e Kadrit, ai/ajo tek Zoti do te llogaritet sikurse ka agjeruar, ka bere vepra te mira, eshte falur, ka dhene lemoshe etj etj, perplote nje mije muaj, qe i bie perafersisht 83 vite.

Lusim Zotin e madherishem qe te na mundesoje ta arrijme shperblimin e kesaj nate dhe te na pranoje lutjet tona dhe cdo veper te mire te cilen e kemi bere, Amin
 
Top