Ramazani po vjen

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nga sot, kemi hyre ne 10 netet e fundit te Ramazanit. Ne mesin e ketyre 10 neteve, gjindet edhe Nata e Kadrit, nata ne te cilen filloi zbritja e Kur'anit Famelarte, nje nate e bereqetshme, ashtu sic e quan edhe Zoti ne Kur'an. Nate, e cila eshte me e vlefshme se nje mije muaj. Nje nate, per te cilen Muhammedi a.s. (paqja e Zotit qofte mbi te), na keshilloi qe ta kerkojme pikerisht ne 10 netet e fundit tek, te Ramazanit. Meqe ky muaj i ka 30 dite, i bie qe mund te jete data 21,23,25,27 apo 29. Megjithate, te fshehten e din vetem Zoti Fuqiplote. Andaj, nga ne kerkohet qe ne keto 10 nete te fundit, t'i shtojme lutjet tona, adhurimet tona, te japim me te miren tone te mundshme, ta shpeshtojme leximin e Kura'nit, dhenjen e lemoshes, fjalet e mira, kerkim faljen etj etj etj.
Po qe se robi vazhdon te njejtat vepra te mira dhe adhurime t'i kryeje gjate ketyre 10 neteve te fundit, dhe qellon ne Naten e Kadrit, ai/ajo tek Zoti do te llogaritet sikurse ka agjeruar, ka bere vepra te mira, eshte falur, ka dhene lemoshe etj etj, perplote nje mije muaj, qe i bie perafersisht 83 vite.

Lusim Zotin e madherishem qe te na mundesoje ta arrijme shperblimin e kesaj nate dhe te na pranoje lutjet tona dhe cdo veper te mire te cilen e kemi bere, Amin
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nëse të thuhet se në një vend fshihet një xhevahir i çmuar që do të të mjaftonte për tërë jetën, çka do të bëje...?

Me siguri se nuk do kërkoje shumë siguri për informacionin por do kërkoje detaje rreth vendndodhjes së çevahirit!

E nëse të thuhet se ky informacion është njëqind për qind i sigurt, atëherë me siguri se do çmendesh nga kurreshtja dhe çdo çast i humbur deri në gjetjen e këtij çevahiri do të të dukej si një jetë e humbur...!

Po, nëse të ofrohen informacione rreth lokacionit të tij atëherë kjo pritje do kalonte në çmendi dhe pritja do të ishte e pa justifikuar...!

E si është gjendja jote me natën e Kadrit...?

Zoti xh.sh të ka treguar për rëndësinë e saj, për shpërblimin e madh të saj dhe të ka përkufizuar kohën e saj në vetëm pesë ditë, ditët tek të dhjetëditëshit të fundit, e ti ende hamendesh...?

Hamendja dhe përtacija jote janë të pajustifikuara dhe humbja e shanseve të tilla janë të pa arsyetueshme...

O Zot, Ti je falës e do faljen andaj na fal neve...


61523268_2072991289497346_3547217346647031808_n.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë. [El-Bekare – 185]

Shiko fotografinë Your-Facebook-Video-fbdown.net.mp4
 
Top