Ramos refuzon rinovimin me Realin, gati bashkimi me Messi-n te PSG

sergio-ramos-real-madrid_1la96o8ehl8k41gd8v2oqt8ey0-1100x620.jpgReal Madrid duket se po përshtatet me idenë e divorcit me Sergio Ramos. Të rejat më të fundit nga Spanja dërgojnë futbollistin dhe klubin në drejtime të ndryshme në fundin e sezonit.

Mbrojtësin 34-vjeçar e josh kalimi te Paris Saint Germain, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe sepse te francezët, Ramos pret që të bashkohet me yllin argjentinas, Leonel Messi, i cili është në udhëkryq për të ardhmen dhe një largim nga Barcelona nuk do të përbënte më çudi. Kapitenit të “Los Blancos”, sikurse kapitenit të blaugranëve, i përfundon kontrata në qershor dhe sipas asaj që raportohet nga mediat vendase, Ramos e ka refuzuar përfundimisht rinovimin.

Detaje nga “El Chiringuito de Jugones”, televizion gjithmonë i mirë informuar për të rejat në kampin e galaktikëve, tregojnë se Ramos dhe presidenti Perez janë takuar dhe mbrojtësi nuk ka pranuar kushtet e vendosura nga klubi për të ardhmen. Nuk e pranoj rinovimin dhe jam duke shqyrtuar ofertat që do të vijnë. Me Messin do të formonim një skuadër të madhe të PSG.

Fjalë këto të kapitenit Ramos që duket se janë mirëkuptuar nga Florentino Perez. Mediat të tjera spanjolle nuk e konfirmojnë ende përgjigjen përfundimtare të Sergio Ramos për ofertën e klubit, e cila e mban spanjollin edhe për dy vite të tjera në skuadër, por me një reduktim prej 10% të pagës aktuale prej 15 milionë eurosh në sezon.

A2news.com
 
Po don page ma tmadhe, sditen mu ngop kurre.
Nuk besoj qe do iki per pagë . Ndoshta ndikon dhe harmonija ne klub apo marrveshjet midis tyre por ikje per nje eksperience tjeter

Vlen dhe arsyeja per ikje page . Gjen shesh ben pershesh 🤷‍♂️
 
Kshtu mediat shkrujshin, se nuk e di sigurt, se edhe faqja e realit nshqip kete arsye e ka thane disa here. Te shofim..
 
16096946365363-770x433.jpg



Agjenti dhe vëllau i Sergio Ramos, Rene Ramos, ka thelluar akoma më shumë debatin për rinovimin e kontratës së kapitenit të Real Madridit.

34 vjeçari tashmë është i lirë për të negociuar me çdo skuadër teksa i kanë mbetur vetëm edhe 6 muaj në kontratë dhe nuk ka akoma ndonjë lajm për çështjen e rinovimit.

”Dikush do të duhet të shpjegoje se si kemi arritur në një situatë si kjo, të lejosh kapitenin, njërin nga legjendat e Real Madridit, të jetë në gjendje të negocioje lirshëm dhe të nënshkruaje me çdo klub që tani e tutje”, ishte postimi i gazetarit Alfredo Duro në Twitter.

Rene Ramos, bëri ‘retweet’ këtë postim në twitterin e tij, duke fajësuar Real Madridin për faktin që akoma nuk ka një marrëveshje për kontratën e kapitenit.

Familja e Sergio Ramos, sidoqoftë, ka lënë të nënkuptohet që ata janë duke pritur për Real Madridin të bëje një ofertë të pranueshme.

//rmadridalbania.info
 

Attachments

  • 1609889380985.png
    1609889380985.png
    413.6 KB · Shikime: 5
Top