Raporti i SHBA për drogërat

Ç’thoshte Rama dhe ç’thotë departamenti i shtetit për pastrimin e parave



rama-dash.jpg

“Grupet shqiptare të krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë të ardhurat në Shqipëri dhe të kontribuojnë në korrupsionin në vend”. Ky është konkluzioni i Raportit vjetor të Strategjisë ndërkombëtare të kontrollit të drogave, i publikuar nga Departameti amerikan i Shtetit (DASH). Por për këtë konstatim të cilin e kanë bërë edhe të tjera institucione ndërkombëtare me peshë DASH i heq një shuplakë të fortë qeverisë shqiptare duke theksuar se: “Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm për të penguar pastrimin e parave dhe krimet financiare në vitin 2020”. Në kapitullin kushtuar luftës ndaj pastrimit të parave thekohet se“Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.

Vendi ka një ekonomi të madhe të parasë në cash dhe sektor informal të gjerë, me flukse të konsiderueshme parash nga jashtë në formën e kontributeve nga emigrantët dhe investimeve të ndryshme”. Trafiku i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda konsiderohen si aktivitetet e paligjshme që krijojnë më shumë të ardhura. Përpos vërejtjeve në vëzhgimin e SHBA nuk mungon edhe evidentimi i anëve pozitive si reforma gjyqësore dhe vetingu që “kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për të trajtuar çështjen e pastrimit të parave”,si dhe vënia në zbatim e ligjit antimafia. Shqipëria, sipas Raportit, regjistroi disa përparime për konfiskimin e 40 përqind të pasurive që i përkisnin mbretit famëkeq të drogës Klement Balili, i quajtur “Escobar i Ballkanit” dhe sekuestrimin e bizneseve të shumta të Ylli Ndroqit, përfshirë Ora News Media. Ndroqi, i cili ka lidhje të forta politike në Shqipëri, dyshohet për organizim të një trafiku narkotikësh në Turqi dhe Itali.

Raporti vë në dukje se “në Janar 2020, parlamenti miratoi një ligj kundër pasurimit të paligjshëm që i jep SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit Shqiptar, aftësinë për të shënjestruar pasuritë e paligjshme përmes sekuestrimit dhe konfiskimit, si dhe kufizon veprimtarinë ekonomike dhe lëvizjen e lirë të kriminelëve. Ndërsa është efektiv në sekuestrimin fillestar të pasurisë, sigurimi i provave për sekuestrimin përfundimtar të aseteve mbetet sfidues”, nënvizon Raporti duke shtuar se “ndryshimet e fundit ligjore dhe të politikave kanë përmirësuar aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare, megjithëse zbatimi ka qenë i paqëndrueshëm”.

Pak javë më parë kryeministri Rama e relativizoi problemin e pastrimit të parave duke thënë se nuk ekziston asnjë vend në glob që nuk ndeshet me këtë lloj kriminaliteti. Ai këmbënguli, krejt ndryshe nga sa tha sot DASH, se në Shqipëri ka filtra të fortë kontrolli për emigrantët që dërgojnë para dhe për ata që blejnë apartamente dhe së fundi tha se qeveria shqiptare është e gatshme të financojë këdo që do të investigojë në këtë drejtim: “Bëni një hetim se do jetë shumë i mirëseardhur se do na ndihmojë edhe ne”, i tha ai gazetarëve gjatë një konference për shtyp.

Por ndryshe nga propaganda e qeverisë në një linjë me SHBA ka qenë edhe Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) që në një studim të financuar nga projekti gjerman GIZ dhe ministria e Jashtme Norvegjeze, vërejnë se “Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017- 2019 në kryeqytet, nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro”.

Por ky nuk është raporti i vetëm që kundërshton versionin e qeverisë shqiptare.
Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës theksonte në shkurt 2020 se ne jemi i vetmi vend europian që hyjmë në “zonën gri” për pastrimin e parave duke u renditur përkrah shteteve të botës së tretë.


Lapsi.al
 

Attachments

  • rama-dash.jpg
    rama-dash.jpg
    48.6 KB · Shikime: 0
  • rama-dash.jpg
    rama-dash.jpg
    48.6 KB · Shikime: 0
Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër pastrimit të parave vërehen disa kritika në lidhje me qarkullimin e parave, si dhe disa konstatime pozitive në rrugën që ka bërë Shqipëria, por që mesa duket nuk janë të mjaftueshme.

Në raportin pesimist shkruhet se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim të rëndësishëm për pengimin e pastrimit të parave dhe në rrugën e krimit financiar gjatë vitit 2020.

Si arsyet më madhore në këtë dështim në luftën ndaj pastrimit të parave shihen:

-Korrupsioni

-Rrjetet e krimit të organizuar

-Institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.


DASH konstaton se në ekonominë shqiptare sektori informal është i zgjeruar veçanërisht prej fluksit të parave që vijnë nga jashtë në formën e remitancave dhe investimeve të ndryshme.

“Krime të mëdha që krijojnë të ardhura në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut”, shkruhet në raport.

Si progres i Shqipërisë përmendet përdorimi i ligjit të konfiskimit antimafia dhe konfiskimi i 40 përqind të pasurive që i përkasin Klement Balilit, i cili në raport cilësohet si mbreti famëkeq i drogës dhe me nofkën që njihet nga të gjithë si “Eskobari i Ballkanit”.

Vlerësohet edhe përpjekja e bërë në reformat gjyqësore ku përmenden: Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve për të çrrënjosur korrupsionin nga sektori i drejtësisë dhe krijimi i njësive të shumta të specializuara të policisë që synojnë financat dhe krimet ekonomike. Ecuria në këto drejtime kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave, shkrun DASH.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve për të ndryshuar diçka, raporti përmend si sfidë: kapacetetin e drejtësisë së krijuar së fundmi dhe institucionet e saj, si dhe korrupsionin e përhapur që minon shtetin e së drejtës.
 
Aman dhe SHBA,qe drogen per vete e konsumojne ne vend kafje.
Dhe ben pastrimet me te medha ne bote ne kete drejtim.
Vetem se me masha me te vogla,jo ne rrang politik aq te larte.
 
Top