Raporti "sekret" gjerman: Greqia jashtë Euros për 5 vjet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
1436634002mediagjermane.jpg


Zyrtarisht mendimi gjerman për propozimet e reja greke për çështjen e borxhit ka qenë diplomatik, duke shfaqur hera-herës një skepticizëm të thellë, por jozyrtarisht thuhet se Berlini e ka të qartë; Greqia duhet të largohet nga Eurozona.

Të paktën kështu shkruan media gjermane. “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, duke cituar një dokument, sipas saj, të dalë nga Ministria e Financave, e drejtuar nga Wolfgang Schaeuble, thotë se plani grek nuk bind.

“Propozimet nuk janë të besueshme. Do t’u themi kolegëve tanë grekë që nuk kanë bërë asgjë për të forcuar besimin e ndërsjelltë”, thuhet në dokument.

Ajo që përforcon këto lajme është deklarata e ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, i cili i përshkroi bisedimet si “tmerrësisht të vështira”.

Vetë Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh skeptike më herët. Ajo reagoi të premten, ku shkurtimisht tha se masat e reja duhet të shkojnë përtej atyre që kreditorët kishin kërkuar me parë nga Greqia.

Mediat ndërkombëtare flasin se Merkel tani është në presion dhe mes dy zjarresh; borxhin grek nga njëra anë dhe popullin gjerman nga ana tjetër. Në një sondazh të zhvilluar së fundmi gati gjysma e tyre kërkon që Greqia të lërë Eurozonën, si edhe kolegëve ndërkombëtarë, që nuk e duan një skenar “Grexit”.

Informacioni është jozyrtar dhe i pakonfirmuar, por mediat gjermane këmbëngulin se plani i Athinës për 12 miliardë euro, do të rrëzohet dhe Greqia do të largohet nga Eurozona, por jo përfundimisht. Të njëjtat burime thonë se Gjermania do të propozojë një pezullim 5-vjeçar për palën greke në Eurozonë, një kohë që Berlini e cilëson si të mjaftueshme për Athinën për të ristrukturuar borxhin e saj.

Në orët e para të së shtunës, Parlamenti grek kaloi me shumicë dërrmuese votash draft-propozimet e qeverisë Tsipras, që i janë paraqitur huadhënësve ndërkombëtarë. Mes propozimeve bëjnë pjesë shumë reforma dhe masa shtrënguese, të cilat qytetarët i rrëzuan në referendumin e së dielës që kaloi.

Sipas ministrit të Financave, Euclid Tsakalotos, propozimet e reja kanë vërtetë pika të vështira me rritje taksash dhe reforma të ashpra, por ka edhe favorizime për Greqinë si: dhënia e një frymëmarrjeje të re nëpërmjet financimit për të mos falimentuar, mundësia e një ristrukturimi të borxhit grek, apo paketa e masave dhe investimeve për zhvillimin e ekonomisë, të cilat do të nxjerrin vendin nga recesioni.

Vlerësohet se paketa e ndihmës përmban financime prej 53.5 miliardë euro, si dhe rreth 15 miliardë për rikapitalizimin e bankave, ndërsa masat shtrënguese thuhet se shkojnë në rreth 12 miliardë euro.

/ Top Channel
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Raporti "sekret" gjerman: Greqia jashtë Euros për 5 vjet

Kjo eshte lufta e trete botrore $$$$.. Nuk behet shaka me gjermanet..:)
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Raporti "sekret" gjerman: Greqia jashtë Euros për 5 vjet

Kjo eshte lufta e trete botrore $$$$.. Nuk behet shaka me gjermanet..:)

Eh Lauri e katandisen keq situaten idiotet.
Si mund te pyesesh nje borxhli: Eh do i lani borxhet ju apo jo?
Normal masa jep pergjigje togfjalshe: JOO..!!
Po te vazhdonin me programin qe ishte,pak muaj kalonin ne stad te dyte e per dy vjet,dilnin nga nimonia.
POr deshten kargjozlleqe,tashi ti paguajne nje me nje.
Dhe mundesishte dhe kushte me te renda se te parat.
Sepse normal lojrat e femijeve duan instruktor kur duam ti rrisim.
 
Top