Raul Brasca: Si e shohin dashurine Ai dhe Ajo

gruad-696x427.png



Dashuri I
E do ajo dashurinë. Jo unë. Mua më pëlqen ajo, si dhe fakti që e do dashurinë. Unë nuk i dhuroj asaj dashuri. I kthej pasionin e saj të mbështjellë me fjalë, me një mori fjalësh të kamufluara. Ajo mashtron veten, mendon se është dashuri dhe i pëlqen; ajo e do gënjeshtarin në mua. Nuk e dua, dhe nuk e mashtroj veten me iluzione, unë nuk e dua atë. E përbashkëta jonë është diçka krejt e natyrshme: dy njerëz që durojnë së bashku për shkak të një ndjenje të paqartë dhe një tjetre që gabon. Ne jemi të lumtur.

Dashuri II

Ai beson se unë jam e zhytur në dashuri, ndërsa ai është i interesuar vetëm për seks. I lejoj t’a besojë këtë gjë. Kur trupi im e eksiton, ai ia atribuon pasionit të tij. Por ai më do mua. E mashtroj sepse e dua. E di shumë mirë që do të jemi të lumtur për sa kohë që ai beson se nuk e duam njëri-tjetrin.

Përktheu: Çlirim Qormemeti

ObserverKult




PS: Po ju si e shihni dashurine?
 
Edhe pas 10-15 vitesh, ta admirosh e te mos ja heqesh shikimin vajzes qe don, e ajo te skuqet nga sikleti aq sa te ule syte.
Po s'qe dashuri kjo, le ta thone te tjeret cfare dashuria eshte se une nuk e di!!! 🙂
 
Top